-
VIDEO
‘Gjimnazistët të njohin si funksion truri’, zhvillohet Olimpiada ndërkombëtare e neuroshkencës
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv , gjimnazistët ekselentë në biologji flasin për ambiciet e tyre të së ardhmes dhe tregojnë për pjesëmarrjen në olimpiadën ndërkombëtare të neuroshkencës.
-
VIDEO
Një prima balerinë si Aleksia, studente e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, prima balerina Aleksia Velo foli më tepër për pasionin e saj për baletin dhe sukseset që ka arritur deri më tani.
-
VIDEO
Supë me krahë pule nga zonja Albana
Supë me krahë pule
Përbërësit:
- 200-300 gr krahë pule
- 1 karrotë
- 2 lgj salcë domate
- 1 lugë ajkë
- 1 vezë
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Grijmë një karrotë në rende dhe e vendosim të ziejë së bashku me krahët e pulës në 1.5 litër ujë me kripë. Pasi mishi i pulës ka zjerë e pastrojmë nga kockat dhe e ndajmë në copa të vogla. E vendosim përsëri në tenxhere duke shtuar salcën e domates. Sapo supa të fillojë të marrë valë rrahim një vezë me pak ajkë dhe presim supën. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim të ngrohtë spërkatur me majdanoz.
-
VIDEO
Byrek paçavure me qumësht dhe djathë nga zonja Albana
Byrek paçavure me qumësht dhe djathë
Përbërësit:
- 1 petë byreku
- 6 kokrra vezë
- 200 gr djathë kaçkavall i butë
- 200 gr djathë i bardhë
- 500 ml qumësht
- 30 gr gjalpë
- Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Rrahim vezët në një tas, shtojmë qumështin, djathin e grirë kaçkavall, djathin e bardhë të thërrmuar, kripën dhe arrën e moskatit.
Petën e gatshme të byrekut siç është tub e presim në shirita 5 cm. I hapim më pas shiritat fije fije dhe i vendosim në enën ku kemi qumështin me vezët. I trazojmë mirë dhe të gjithë masën e hedhim në një tavë. E vendosim byrekun paçavure të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
Mini kekë me çokollatë fondente nga zonja Albana
Mini kekë me çokollatë fondente
Përbërësit:
- 200 gr çokollatë fondente
- 200 gr gjalpë
- 100 gr sheqer
- 4 vezë
- 40 gr miell
Përgatitja:
Fillimisht shkrijmë çokollatën në banjomari, më pas shtojmë sheqerin dhe gjalpin e prerë në kubikë. E trazojmë mirë derisa gjalpi të tretet dhe masa të marrë formën e një kremi të njëtrajtshëm. Më pas shtojmë vezët nje nga një duke i trazuar. Në fund shtojmë miellin duke e situr. E trazojmë lehtë dhe e vendosim masën në forma të vogla keku. Para se t’i vendosim të piqen, në mënyrë që kekëzat të dalin të butë dhe kremoz në brendësi i vendosim në frigorifer për 3-4 orë dhe më pas i vendosim të piqen në furrë.
-
VIDEO
Bukë me ullinj dhe speca të kuq nga zonja Albana
Bukë me ullinj dhe speca të kuq
Përbërësit:- 2 e ½ gota miell
- 1 e ½ lç maja e thatë
- 1 lç sheqer
- 1 lç kripë
- Ullinj pa bërthamë
- Speca gogozhare
- Salçiçe pule
Përgatitja:
Fillimisht tresim majanë e thatë në pak ujë të vakët ku shtojmë 1 lugë të vogël sheqer dhe 1 lugë miell. E lemë majanë të aktivizohet për disa minuta dhe më pas e shtojmë tek mielli ku kemi hedhur dhe një majë luge kripë. Shtojmë ujë derisa të realizohet një brumë i butë dhe pak ngjitës. Tek brumi shtojmë ullinjtë të prerë në feta, salçiçet e pulës të grira ose të prera në copëza të vogla, gjithashtu dhe specat gogozhare. E punojmë përsëri brumin e bukës, e lyejmë më pak vaj ulliri dhe e lemë të vijë për rreth 1 orë. Më pas e ripunojmë përsëri, e vendosim në një tepsi me letër pjekje në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta. -
VIDEO
KATAR 2022/ ‘E vëmë me bast’ parashikon dy sfidat e para të çerekfinaleve, publiku ‘kualifikon’ Brazilin e Holandë-Argjentinë vendoset në shtesë
Pas dy ditëve pushim sot Botërori rikthehet në aksion me dy sfidat e para të fazës çerekfinale Kroaci-Brazil në orën 16:00 e Holandë-Argjentinë në orën 20:00.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 9 dhjetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha thotë se duhet revolucion pasi regjimi nuk rrëzohet me deklarata te saga e shqiptarëve e deri tek Kroacia sfidon Brazilin e Van Gal provokon Holandën.
-
VIDEO
Yuri Kim, armiq të rinj? Samiti i BE-së dhe grushti ndaj Berishës
Samiti i BE-së në Tiranë dhe goditja me grusht e Sali Berishës ishin temat që u diskutuan në Report Tv në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla. Për analistin Edvin Kulluri, sulmi ndaj ish-kryeministrit mund të ishte fatal nëse 31-vjeçari Gert Shehu do të kishte armë. Po ashtu e cilëson marrëzi faktin që përflitet se Berisha e ka infiltruar vetë për të marrë vëmendje.
-
VIDEO
Goditja e Berishës/ Kulluri në ‘Real Story’: Mund të bëhej gjëma po të kishte armë! Minxhozi: Ish-kryeministri dështoi me protestën
Samiti i BE-së në Tiranë dhe goditja me grusht e Sali Berishës ishin temat që u diskutuan në Report Tv në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla. Për analistin Edvin Kulluri, sulmi ndaj ish-kryeministrit mund të ishte fatal nëse 31-vjeçari Gert Shehu do të kishte armë. Po ashtu e cilëson marrëzi faktin që përflitet se Berisha e ka infiltruar vetë për të marrë vëmendje.
-
VIDEO
Si e përjetoi sulmin ndaj Berishës dhe çfarë ndodh tani? Ilir Meta përgjigjet në ‘Kontrast’
Për Ilir Metën kishte një 'atentat' ndaj Sali Berishës më 6 dhjetor. Sipas tij Rama porositi atentatin përmes një 'aksioni të mirëorganizuar'. Meta e konsideroi një provokim nga shteti mafias për të përshkallëzuar dhunën që opozita e evitoi. Sa i përket 31-vjeçarit Gert Shehu kryetari i Partisë së Lirisë e cilësoi si të mirëtrajneruar dhe të infiltruar.
-
VIDEO
Shqipëria e para në Evropë për abortin me bazë gjinore, pse?