I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ish-deputeti i PD-së Arben Ristani u shpreh se gjykata nuk mund të zvarrisë një çështje e cila ndikon jetën politike. Sipas Ristanit çështja mbahet varur nga Edi Rama që të ndikojë tek zgjedhjet, ndërsa gjykata duhet të ishte shprehur, që në momentin kur presidenti dekretoi një datë për zgjedhjet e 14 majit. Ristani u shpreh se kjo tregon një rënie të sistemit ligjor në vend.
Vula e PD ende në gjykatë, Ristani: S’mundet që zvarritja e gjykimit të ndikojë jetën politike! Çështja po mbahet varur nga Rama
No videos found.