SMS-të e koduara hedhin dritë mbi zhdukjen e ’Renit’ /Pas groposjes, vrasësit telefonuan nënën

7 Nëntor 2022, 19:13 | Përditesimi i fundit: 2022-11-08 09:18:00

Pak para se 29-vjeçari të zhdukej për herë të fundit është parë nën shoqërinë e 45-vjeçarit Denis Xhija me pseudonimin Gucci nga Shijaku, i cili u arrestua 1 muaj më parë në Kolumbi si trafikant, dhe që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani, rreth 8 vite më parë. Ndërsa personi I dytë, Indrit Shaqja, është sënuar me burgim të përjetshëm për një tjetër krim të ndodhur në 2014 në Durrës. Pas zhdukjes së të riut, daja brahim Cërriku thotë se disa mesazhe koduese mbërritën në familje, ku tregonin një vendndodhje të mundshme të të riut në një zonë mes Librazhdit dhe Elbasanit. ’Pas zhdukjes së djalit ne na erdhën disa telefonata anonim të koduara. Aty thuhej se djalin e keni mes Librazhdit dhe Pogradecit. Më duket se po ndodh kështu dhe kam frikë se këto eshtra i përkasin djalit tonë Renatos. Kjo pasi skeleti është gjetur në dalje të Librazhdit, si edhe na udhëzonin mesazhet e koduara më parë’