Emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV e nisi puntatën e parë të këtij sezoni të ri me detaje mbi zhdukjen e këngëtarit Renato Hamza. Pas zhvarrosjes së një skeleti në fshatin Babje të Librazhdit, pak ditë më parë, për të cilin ka dyshime se i përket ‘Renit’ të Elbasani, nëna e 29-vjeçarit pranon se i përkasin të birit. Pas zhvarrosjes së eshtrave në fshatin Babje të Librazhdit, pak ditë më parë, për të cilën ka dyshime se i përkasin këngëtarit nga Elbasani Renato Hamza, nëna e tij flet për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Me lot në sy Silvana Hamza pranon se skeleti i përket të birit, zhdukur në vitin 2014. Pritja për të ka qenë e gjatë, që kur në vitin 2015, pak muaj pasi i biri rezultonte i humbur, në fshatin Babje të Librazhdit, nga banorët e zonës u gjet një kufomë e skeletizuar, ku me urdhër të Prokurosisë së Elbasanit u varros në varrezat e qytetit si varr pa emer. ’Ai trup është gjetur që në 2015 dhe unë kam dyshuar që në fillim, madje bëra dhe analizën e AND-së. Sot e kësaj dite shefi i krimeve dhe prokurorët thjeshtë e kanë varrosur pa e verifikuar. Unë nuk jam eksperte të verifikoj eshtrat, ata nuk më dhanë kurr përgjigje’ Nga burimet e ’Pa Gjurmë’ u mësua se Renato Hamza kishte bërë rolin e informatorit në ngjarjen e 25 gusht të vitit 2013, në një lokal lloto-sporti në Shijak. 10 minuta pas daljes nga lokali, u ekzekutua me breshëri plumbash 38-vjeçari Elvin Kërtalli dhe mbeti i plagosur miku i tij 32-vjeçar Dorian Zotaj. Kjo ngjarje pasoi me shumë vrasje të tjera si në Durrës, Tiranë, Hollandë, por autorët nuk u zbuluan kurrë. Nëna e Renatos Silvana Hamza tregon për ’Pa Gjurmë’ në Report TV bisedën me të birin, pas vrasjes që ndodhi në Shijak. ’’ Renato ishte në atë lokal që ndodhej në Shijak kur ndodhi vrasja, pasi kishte hyrë për të blerë një lloto. Ai më pati pohuar me gojën e vet se: Mami atë ditë bleva një lloto në lokal në Shijak dhe më pas u bë një vrasje’’.Ku i morën informacionet që Renato ishte informatori ? Pse nuk ma thërritën djalin në atë kohë në polici? Pse?’- rrëfehet mes lotëve nëna Pak para se 29-vjeçari të zhdukej për herë të fundit është parë nën shoqërinë e 45-vjeçarit Denis Xhija me pseudonimin Gucci nga Shijaku, i cili u arrestua 1 muaj më parë në Kolumbi si trafikant, dhe që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani, rreth 8 vite më parë. Ndërsa personi I dytë, Indrit Shaqja, është sënuar me burgim të përjetshëm për një tjetër krim të ndodhur në 2014 në Durrës. Pas zhdukjes së të riut, daja brahim Cërriku thotë se disa mesazhe koduese mbërritën në familje, ku tregonin një vendndodhje të mundshme të të riut në një zonë mes Librazhdit dhe Elbasanit. ’Pas zhdukjes së djalit ne na erdhën disa telefonata anonim të koduara. Aty thuhej se djalin e keni mes Librazhdit dhe Pogradecit. Më duket se po ndodh kështu dhe kam frikë se këto eshtra i përkasin djalit tonë Renatos. Kjo pasi skeleti është gjetur në dalje të Librazhdit, si edhe na udhëzonin mesazhet e koduara më parë’ Dyshimet janë se këngëtari mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal por ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me ketë. Me zhvarrosjen e skeletit më 2 nëntor zyrtarisht rihapen hetimet për ngjarjen në fjalë, teksa tetë vite nga zhdukja, askush nuk di për fatin e të riut. Familjarët do të mësojnë pas rezultatit të ADN-së, nësë eshtrat e zhvarrosura në Librazhd i përkasin apo jo Renato Hamzës.
Nis ‘Pa Gjurme’ -Zhdukja dhe vrasja e Renato Hamzës ishte larje hesapesh?!Prek nëna:Është im bir
-
TAG:
- Pa Gjurme
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vëllain e dëboi nëna, 15 vite i humbur’/Përplasja nënë-bijë:Ti ke gisht në zhdukjen e tij
7 Maj, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Djalin ma morën në ’97, por e kam ende gjallë’/Nëna: Më gënjyen për vdekjen e tij
6 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘U zhduk duke lënë telefonin dhe portofolin në makinë’/Nëna:E shkatërroi ndarja nga vajzat
5 Maj, 18:16 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Më ka humbur djali,u fut në rrugën e vjedhjes’/Ish-gruaja-burrit:E shkatërrove që fëmijë!
4 Maj, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | ‘E rraha në rrugë të moshuarin, i shkonte mbesës pas’/Gjyshja:E rrita unë,babai e braktisi
1 Maj, 18:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |“U zhduk në agim dhe s’u pa më”/ 3 vite pa Toli Shqaun, flet vëllai: Nuk ka ikur vetë!
30 Prill, 18:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U kthye e dhunuar dhe shtatzënë me të dashurin’/Babai:E prita për fëmijët, por iku sërish
29 Prill, 19:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Ia morën foshnjën se e quajtën nënë pa burrë’/Babai i fëmijës: Jam gjallë, dua djalin tim
28 Prill, 18:38
