• VIDEO

    Tavë me pulë dhe oriz nga zonja Albana

    Tavë me pulë dhe oriz

    Përbërësit:

    • 1 pulë fshati
    • 2 fç oriz
    • 5 fç lëng mishi
    • 1 qepë
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 2 lgj gjalpë
    • 1 gjethe dafine
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim qepën e grirë shumë imët me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë pulën nëse është e vogël ashtu siç është, nëse është më e madhe e ndajmë në racione. E kaurdisim pulën derisa të marrë ngjyrë dhe më pas shtojmë pak erëza dhe ujë. Vendosim kapakun dhe e lemë pulën të ziejë.

    Orizin pasi e kemi larë e kullojmë dhe e vendosim në një tavë duke e hapur me lugë. Vendosim mbi oriz mishin e pulës dhe në fund shtojmë buljonin e zierjes së pulës. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 40 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 27 tetor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Meta-Berisha mbyllin marrëveshjen për zgjedhjet e më 12 nëntor do jetë protesta te Sazan Guri thotë se Gjermania po na merr meshkujt hamshorë e deri tek Interi ia del në grupin e ferrit.

  • VIDEO

    Rikthimi i basteve sportive, Ylli: Të nxirren nga errësira që të zhduket informaliteti! Muço: Do kontrollohen nga kriminelë e njerëz të afërt të qeverisë

    Të ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli dhe eksperti i ekonomisë Klodian Muço, binin dakord me rikthimin e basteve sportive, por hasnin kundërshti në formën se si do të rikthehen

  • VIDEO

    Thirrje SPAK të hetojë Berishën ‘Non Grata’/ Kuçana: Escobar po i bën presion drejtësisë! Karabina: SHBA-të kanë prova

    Në emisionin ‘Studio Live’ ka pasur debat mes dy anëtarëve të Partisë Demokratike, por që tani më janë kundërshtare me njëra tjetrën, e që nuk ndajnë asnjë mendim të përbashkët në asnjë pikë. Çështja ‘Non Grata’ është ajo që i ndan më së shumti.

  • VIDEO

    Ngjela në Report Tv: Nëse Sali Berisha tërhiqet nga PD, Rama do e ketë të vështirë qeverisjen! Do ketë zgjedhje të reja pas 4 muajsh

    “Nëse Sali Berisha tërhiqet nga PD, do ketë zgjedhje të reja pas 4 muajsh”. Këtë paralajmëroi avokati Spartak Ngjela duke thënë se bashkimi i PD pa Saliun do ia vështirësonte qeverisjen Edi Ramës.

  • VIDEO

    Si të heqim çamçakëzin dhe njollat nga rrobat vetëm me një produkt që e kemi në shtëpi

     Në rubrikën ‘Bëje vet’ me blogeren Erdona Bjeshkaj treguam sot në ‘Rreze Dielli’ disa truke se si të largojmë çamçakëzin dhe njollat e ndryshme nga rrobat me produkte që na ndodhen në shtëpi.

  • VIDEO

    Psikologia: Ja deri në çfarë moshe duhet t’i ndihmoni fëmijët me detyrat e shtëpisë

    Detyrat e shtëpisë të fëmijëve janë një ndër proçeset më stresuese për prindërit, të cilët pas nëj dite të ngarkuar me punë, shpesh e kanë të pamundur të ndihmojnë fëmijët e tyre në detyrat e shtëpisë. Nga ana tjetër edhe fëmijët, përmes tekave të tyre duket se e bëjnë të pamundur këtë proçes për prindërit. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv psikologia Aljona Jonuzi u shpreh se nuk ka arsye që prindërit të krijojnë stres por duke përdorur disa metoda efikase mund të mësojnë fëmijët e tyre të bëjnë vet detyrat e shtëpisë.

  • VIDEO

    Psikologia: Si ta mësoni fëmijën të bëjë vetë detyrat e shtëpisë pa i qëndruar gjithë kohën mbi kokë

    Detyrat e shtëpisë të fëmijëve janë një ndër proçeset më stresuese për prindërit, të cilët pas nëj dite të ngarkuar me punë, shpesh e kanë të pamundur të ndihmojnë fëmijët e tyre në detyrat e shtëpisë. Nga ana tjetër edhe fëmijët, përmes tekave të tyre duket se e bëjnë të pamundur këtë proçes për prindërit. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv psikologia Aljona Jonuzi u shpreh se nuk ka arsye që prindërit të krijojnë stres por duke përdorur disa metoda efikase mund të mësojnë fëmijët e tyre të bëjnë vet detyrat e shtëpisë.

  • VIDEO

    Tavë me narden nga zonja Albana

    Tavë me narden

    Përbërësit:

    • 500 gr mish viçi
    • 1 qepë e kuqe
    • 1 lç narden
    • 1 lgj niseshte
    • 2 gjethe dafine
    • 1 lgj vaj ulliri / person
    • 1 lgj salcë domate
    • Fara speci djegës
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Mishin e viçit të prerë në copa e kaurdisim me pak vaj ulliri në një tigan të thellë. Pasi mishi ndryshon ngjyrë shtojmë qepën e kuqe, farat e specit djegës dhe gjethet e dafinës. Vazhdojmë kaurdisjen derisa qepa të zbutet dhe më pas shtojmë salcën e domates dhe nardenin të cilin e kemi tretur në pak ujë të vakët. E lëmë gatimin të ziejë në temperaturë të ulur për rreth 45 minuta. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kalojmë gatimin nga tigani në një tavë dheu të madhe ose në tava dheu individuale. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

     

  • VIDEO

    Tartë e kripur me kërpudha, sallam dhe djathë nga zonja Albana

    Tartë e kripur me kërpudha, sallam dhe djathë 

    Përbërësit:

    • 1 petë sfoljatë
    • 150 gr kërpudha
    • 150 gr sallam
    • 200 gr djathë
    • 30 gr ullinj
    • 3 vezë
    • 2 lgj kos
    • 1 lgj gjalpë
    • Majdanoz

    Përgatitja:

    Me pak gjalpë kaurdisim kërpudhat dhe sallamin të prerë ne fetëza. Vendosim petën e sfoljatës në një tavë tartash. Rregullojmë anësoret dhe më pas vendosim kërpudhat e kaurdisura me sallamin si dhe pak ullinj të prerë në feta. Rrahim vezët me pak kos dhe e shtojmë tek tarta. E spërkasim me djathë të grirë dhe majdanoz dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius.

     

  • VIDEO

    Petulla me brumë buke nga zonja Albana

    Petulla me brumë buke

    Përbërësit:

    • 400 gr miell
    • 7 gr maja
    • Pak sheqer
    • Pak kripë
    • Ujë sa të marrë
    • Vaj luledielli

    Përgatitja:

    Majanë e bashkojmë me pak miell, sheqer, kripë dhe ujë të vakët. E lemë të aktivizohet dhe më pas e shtojmë tek masa e miellit që të zihet brumi. E lemë brumin të qetësohet për 60 minuta dhe më pas e punojmë sërish. E lemë dhe 30 minuta të tjera mbuluar me pecetë kuzhine dhe më pas petullat i skuqim në vaj të bollshëm.

  • VIDEO

    Mëmëligë me miell misri nga zonja Albana

    Mëmëligë me miell misri 
    Përbërësit:

    • 1 lgj gjalpë
    • 2 lgj miell misri
    • 250 ml dhallë
    • Djathë të bardhë ose kaçkavall
    • Spec i kuq pluhur 

    Përgatitja:
    Në një tigan vendosim gjalpin dhe miellin e misrit dhe e kaurdisim për 6-7 minuta. Shtojmë dhallën dhe vazhdojmë kaurdisjen duke ulur pak nxehtësinë e sobës. Rregullojmë shijen dhe në fund shtojmë djathë të grirë kaçkavall ose të bardhë dhe piper të kuq pluhur. 
     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv