-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 26 tetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga SHBA kërkon hetimin e Sali Berishës te emrat që përfitojnë kredi të butë në Tiranë e deri tek Milani feston në Zagreb e Benfika i pret biletën Juves.
-
VIDEO
Vdekja e Lear Kurtit, eksperti: Keqmenaxhim nga policia! Gazetari: Protestat në vend bëhen pa kauzë, s’ka transparencë
Humbja e jetës së Lear Kurtit në rrethana te të cilësuara si të mistershme ka qenë tematika e sotme në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj. Ku po çalojnë hetimet për të shuar dyshimet për vrasjen apo vdekjen nga overdoza të Lear Kurtit?
-
VIDEO
Primaret/ Hoxha: S’duhet të votojnë simpatizantët, kush do mbajë përgjegjësi po humbëm?! Berisha duhet të largohej! Bashkim? S’jam dakord me këtë formulë
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha është kundër formulës që po propozohet deri më tani për zgjedhjet e 14 majit 2023.
-
VIDEO
Nga lavazhier në kërcimtar, i riu shqiptar bën namin në Europë mbledh 800 veta në shesh
Emiljano Cera është i riu shqiptar i cili po ndjek pasionin e tij, përmes kërcimeve street art, aq i pëlqyer nga të gjithë, ai mbledh në shesh mbi 800 veta që e ndjekin me kërshëri artin e tij. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” i riu tregoi më tepër për pasionin që po ndjek.
-
VIDEO
Bujtina Tomadhe në Shëngjergj, një arratisje e ëmbël drejt pamjes piktoreske dhe ushqimit bio
Bujtina Tomadhe e cila ndodhet në Shëngjergj, jo shumë larg Tiranës ofron një arratisje të ëmbël mes natyrës dhe ushqimit bio. Emisioni “Rreze Dielli” udhëtoi drejt bujtinës Tomadhe për të sjell nga afër magjinë që ofron ky vend
-
VIDEO
Petanik me fasule sipas traditës nga zonja Albana
Petanik me fasule
Përbërësit:
- 1 pako petë të pjekura
- 500 gr fasule
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi kemi zjerë fasulet, kullojmë lëngun, i vendosim në një tas ku shtojmë vaj ulliri, kripë, piper. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim petët dy e nga dy duke i spërkatur me anë të një garuzhdeje me lëngun e zierjes së fasuleve. Më pas vendosim kokrrat e fasuleve dhe kështu veprojmë derisa të mbarojnë petët.
E lyejmë në fund sipërfaqen me një vezë të rrahur me pak nga lëngu i fasuleve. E vendosim petanikun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 -200 gradë Celsius.
-
VIDEO
Reçel rrushi nga zonja Albana
Reçel rrushi
Përbërësit:
- 1 kg rrush
- 500 gr sheqer
- 1 lgj lëng limoni
- ½ gotë ujë
Përgatitja:
Vendosim në një tenxhere kokrrat e rrushit, sheqerin, lëngun e limonit dhe ujin. Vendosim kapakun jo të puthitur plotësisht dhe e lemë në zjarr për 15 minuta duke e trazuar herë pas here.
-
VIDEO
Mafishe nga zonja Albana
Mafishe
Përbërësit:
- 5 të bardha vezësh
- 100 gr sheqer
- 100 gr sheqer pluhur
- Pak kripë
Përgatitja:
Rrahim të bardhat e vezëve me tel elektrik, në fillim me rrahje të pakta dhe më pas me rrahje më të shpejta. Shtojmë një prekje kripë dhe vazhdojmë rrahjen duke shtuar dhe sheqerin pjesë – pjesë. Masën e krijuar e hedhim në një qese pastiçerie dhe e vendosim forma-forma në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. Në mungesë të qeses së pastiçerisë përdorim lugë. I vendosim mafishet në furrë të parangrohur në temperaturën 100 gradë Celsius për 1 orë e 30 minuta.
-
VIDEO
Brokoli me gjizë nga zonja Albana
Brokoli me gjizë
Përbërësit:
- 1 brokoli mesatare
- 4 kokrra vezë
- 4-5 lgj gjizë
- 3 fk vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhër
- Kripë, piper
Përgatitja:
Ziejmë brokolin në ujë të bollshëm me kripë për 5 minuta. më pas e kullojmë dhe e kalojmë në ujë të ftohtë për të ruajtur ngjyrën.
Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Të bardhat i rrahim marengë, më pas shtojmë të verdhat dhe pak kripë. Vazhdojmë rrahjen derisa të bëhet nje krem i kadifenjtë. Shtojmë në fund hudhrat e shtypura.
Vendosim një tigan me bazë të gjerë në sobë. E lemë të ngrohet, shtojmë pak vaj ulliri dhe vendosim brokolin të ndarë në bohçe. Shtojmë gjizën, e trazojmë dhe më pas shtojmë kremin e vezëve. Vendosim kapakun dhe e lemë derisa vezët të mpiksen.
-
VIDEO
Muharrem Xhydollari: U pushkatuan duke thënë Rroftë Shqipëria
Nëntori i vitit 1975. Gjashtë djem të rinj, për shkak të një rrethane misterioze, ishin gjendur së bashku në burgun e Spaçit. Kishin ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë: nga Pogradeci, Devolli, Kolonja, Vlora dhe Fieri.... Ishin arrestuar të gjithë në të njëjtën datë, me 27 gusht 1975. Ishin dënuar, po ashtu në të njëjtën datë, me 6 nëntor 1971. Në fund i kishin dërguar të gjithë në Spaç. Rrethana që i lidhte nuk ishte vetëm kjo. Ata do ta mësonin kreun e historisë që i lidhte vetëm kur të flisnin me njëri-tjetrin, diku në një prej galerive të errëta të piritit në Spaç. Vetëm atëherë do ta kuptonin se historia që i bashkonte ishte ngjarja e 10 korrikut 1946, kur ishin pushkatuar, në Gjonomadh të Korçës, para 1500 ushtarëve, 6 nacionalistë të shquar, të cilët i kishin kundërshtuar idetë komuniste që në kohën e Luftës, dhe nuk ishin pajtuar kurrë me regjimin komunist. Këtë histori, e tregon Muharrem Xhydollari, nipi i Nuri Hudënishtit, një prej të pushkatuarve të ngjarjes së bujshme në Gjonomadh të Korçës.Vetëm për shkakun se ishte nipi i Nuriut, Muharremi do të niste një udhëtim të vështirë plot një dekadë në galeritë e vdekjes në Spaç.
-
VIDEO
Bardhi: Berisha s’është ofertë për Shqipërinë, as unë s’e votoj! Negociatat, vetëm për zgjedhjet! Jo 'paqe' në gjykatë dhe për 'Non Grata-n'
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se Sali Berisha nuk është një ofertë për Shqipërisë e se as ai vetë nuk do e votonte. Sa i përket negociatave me Edi Palokën, i ftuar në ‘Kontrast’ Bardhi tha se deri më tani nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të dalë me 1 kandidat në zgjedhje.
-
VIDEO
Parti e re nga Basha? Bardhi: S’bëhem pjesë e asnjë iniciative të re politike! Berisha s’është e ardhmja e PD, kthim pas me 32 vite
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se edhe nëse Gjykata e Apelit i jep të drejtë Sali Berishës, ai nuk e sheh si të ardhmen e PD-së e aq më tepër të Shqipërisë. I ftuar në ‘Kontrast’, Bardhi tha pushoi zërat për krijimin e një partie të e nga ai, apo Lulzim Basha.