Sarma me lakër turshi nga zonja Albana

16 Nëntor 2022, 12:50

Sarma me lakër turshi
Përbërësit:

  • 1 lakër turshi
  • 1 kokërr qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 150 gr oriz
  • 300-350 gr mish i grirë
  • 500 ml ujë
  • 2 lgj miell
  • 1 lç koncentrat perimesh
  • 1 lç piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim një qepë të grirë shumë imët së bashku me orizin dhe mishin e grirë. E spërkasim me pak kripë, piper të zi dhe piper të kuq dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi i grirë të përthithë të gjitha lëngjet. 
Hapim fletët e lakrës turshi dhe në çdo fletë vendosim nga  jë lugë mbushje. I mbështjelim mirë dhe i vendosim në një tenxhere ose tigan me bazë të gjerë. Kështu veprojmë derisa të mbushet mirë tigani apo tenxherja. Shtojmë në fund pak ujë të ngrohtë, I mbulojmë sarmat me gjethë lakre. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin në sobë ose në furrë të gatuhet.  
Kaurdsim në një enë pak miell me gjalpë, e shuajmë me pak nga lëngu i lakrave turshi, shtojmë pak hudhër të shtypur dhe këtë masë e shtojmë mbi sarmat pasi të këtë përfunduar procesi i gatimit.