Sultiash i pjekur në furrë nga zonja Albana

27 Tetor 2022, 10:17

Sultiash i pjekur në furrë

Përbërësit:

  • ½ gotë oriz
  • 4 e ½ gota qumësht
  • 4 lgj sheqer
  • 2 lgj niseshte
  • 1 vezë (e verdha)
  • Barbarozë / vanilje

Përgatitja:

Fillimisht lajmë orizin mirë dhe më pas e vendosim në një tenxhere me ujë të bollshëm dhe e lemë që të ziejë. Në momentin që fillon zierja ulim nxehtësinë e sobës, shtojmë qumështin, sheqerin dhe barbarozën ose vaniljen sipas preferencës. E trazojmë vazhdimisht në mënyrë që orizi të mos ngjisë. Tresim niseshten me pak qumësht e shtojmë tek sultiashi dhe e lemë derisa masa të trashet. E hedhim më pas në tasa, të cilat i vendosim në një tavë të madhe të mbushur me ujë. E lyejmë sipërfaqen e sultiashit në çdo tas me pak të verdhë veze dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celisus për 20 minuta.