Gjellë me bishtaja
Përbërësit:
- 500 gr bishtaja
- 2 qepë të thata
- 2 patate
- 2 karrota
- 4 domate ose 4 lgj salcë
- 1 spec të kuq
- 2 thelpinj hudhër
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë shumë imët së bashku me hudhrat e shtypura. Më pas shtojmë bishtajat, patatet dhe karrotat. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar pas pak minutave specin e kuq dhe salcën e domates. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit me një lugë druri dhe në fund shtojmë ujë të ngrohtë dhe 1 gjethe dafine. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare.