Sufle me lulelakër nga zonja Albana

19 Tetor 2022, 10:42

Sufle me lulelakër

Përbërësit:

  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 lulelakër
  • 1 lgj galetë
  • 4 kokrra vezë
  • 100 ml pana ose 1 gotë qumësht
  • 150 gr djathë kaçkavall
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pasi e kemi zjerë lulelakrën (jo plotësisht) e vendosim në një tavë të lyer me pak vaj ulliri dhe e spërkasim me pak galetë. Rrahim vezët me panën e holluar me pak nga uji i zierjes së lulelakrës (në mungesë të panës shtojmë 1 gotë qumësht). Shtojmë pak kripë dhe piper dhe masën e hedhim në tavë mbi lulelakrën. E spërkasim me djathë të grirë të gjithë sipërfaqen dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.