Tavë kosi nga zonja Albana

19 Tetor 2022, 10:35

Tavë kosi

Përbërësit:

  • 800 gr mish qingji
  • 50 gr gjalpë
  • 4 kokrra vezë
  • 3 lgj miell
  • 1 lgj oriz
  • 1 litër kos
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Mishin e qingjit e kaurdisim për pak minuta në tenxhere dhe më pas shtojmë ujë, pak kripë dhe e lëmë që të ziejë. Në një tenxhere kaurdisim me gjalpë ose vaj ulliri pak miell derisa të zverdhet. E shuajmë me lëngun e mishit duke e trazuar që të mos kokrrizohet. Në një tas rrahim me tel vezët, shtojmë kosin, orizin, kripë dhe piper. E shtojmë këtë masë në tenxheren ku kaurdisëm miellin, e trazojmë mirë dhe në fund e kalojmë gatimin në një tavë. Vendosim racionet e mishit dhe e vendosim tavën e kosit në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celisus për 30 minuta.