-
VIDEO
Zaloshnja: 60% e demokratëve me Berishën, 20% me Alibeajn, 20% me asnjërin! Zgjedhja e presidentit, manovër e Ramës për të përçarë edhe më shumë demokratët
Analisti, Eduard Zaloshnja tha se kjo për1#arje e grupit parlamentar është reflektuar edhe në elektoratin e djathtë. Nga sondazhet, thotë Zaloshnja, është kontestuar një raport 6-2-2, pra që 60% janë të Berishës, 20% të Alibeajt dhe 20% nuk janë me asnjërit.
-
VIDEO
'Jeta juaj vlen', trajneri shqiptar në Kinë tregon incidentin kur harroi kokoren: S'më vunë gjoba, qëllimi i tyre ndërgjegjësimi
Ergys Luga, një trajner futbolli në Kinë ka treguar për Report Tv sesi policia në Guangzhou qytetin ku jeton, ka për qëllim jo të ndëshkojë me gjobë shkelësit e rregullave të qarkullimit, por të ndërgjegjësojë.
-
VIDEO
Gjelle me barbunja dhe kumbulla jeshile nga zonja Albana
Gjelle me barbunja dhe kumbulla jeshile
Përbërësit:
800 gr barbunja
½ fç vaj ulliri
1-2 qepë të thata
1 thelpi hudhër
1-2 karrota
2 domate
½ fç kumbulla jeshile (shahine)
1 ls miell
Gjethe mente
Majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht presim barbunjat duke larguar fijet dhe ekstremet dhe i vendosim të kaurdisen në një tenxhere me pak vaj ulliri. Më pas i largojmë barbunjat dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët. Pasi qepa bëhet transparente shtojmë hudhrën dhe karrotat të prera në rrathë të holla. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas domatet të grira në rende ose në kubikë të vegjël, kumbullat shahine dhe barbunjat. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe shtojmë ujë në masë të perimeve. E lemë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare dhe në 5 minutëshin e fundit hollojmë miellin me pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë për të trashur pak lëngun e gatimit. E spërkasim me majdanoz dhe gjethe mente, e lemë pak të ajkoset dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë.
-
VIDEO
Supë me qepë të karamelizuara nga zonja Albana
Supë me qepë të karamelizuara
Përbërësit:
1 kg qepë
100 ml uthull
1 lgj miell
1 lgj gjalpë
1 litër buljon mishi
Bukë e thekur
Djathë kaçkavall
Përgatitja:
Qepët i presim hollë në gjysmëhënë dhe i kaurdisim me gjalpë derisa të ulin volumin dhe të marrin ngjyrë kafe. Më pas shtojmë miellin duke e trazuar që mos të ngjitet, I shuajmë qepët me uthull molle dhe pasi uthulla të avullojë shtojmë rreth 1 litër buljon mishi ose ujë me koncentrat pule ose viçi. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e kthejmë supën në krem. E vendosim më pas në një tavë, e spërkasim me bukë të thekur dhe djathë kaçkavall dhe e vendosim në furrë për pak minuta.
-
VIDEO
Byreçka me djathë dhe salcë domate nga zonja Albana
Byreçka me djathë dhe salcë domate
Përbërësit:
2 petë sfoljatë
4-5 lgj salcë domate
200 gr djathë kaçkavall
1 tufë majdanoz
1 të verdhë veze
Përgatitja:
Vendosim njërën petë në tryezën e punës, e lyejmë me salcë domate, e spërkasim me djathë kaçkavall dhe majdanoz të grirë. Vendosim sipër mbushjes petën tjetër dhe e ngjeshim me rulin e kuzhinës. Më pas e presim në mes në 4 pjesë dhe secilën ndarje e ndajmë përsëri në byreçka të vogla të cilave u japim formë duke i përdredhur me ndihmën e një shkopi shishqebapi. Byreçkat e përgatitura i vendosim në një tavë me letër pjekje. Me furçë i lyejmë me një të verdhë veze dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.
-
VIDEO
Loreta Berhami: Njohja me bashkëshortin argjentinas dhe prindërimi i dy fëmijëve
Të gjithë e njohin si ‘’zonja e librave’’ për shkak të dashurisë dhe pasionit me të cilin flet gjithmonë për to. Loreta Berhami është drejtuesja e shtëpisë botuese ‘Pegi’, e cila gjithmonë vjen me rrëfime të bukura në media si për titujt e rinj ashtu edhe për jetën e saj personale. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli”, rrëfeu historinë e saj të dashurisë dhe na tregoi edhe njëherë bukurinë e gjëravë që ndodhin krejt rastësisht.
-
VIDEO
“ Zonja e librave”një rrëfim për jetën mes Tiranës e Gjenevës
Të gjithë e njohin si ‘’zonja e librave’’ për shkak të dashurisë dhe pasionit me të cilin flet gjithmonë për to. Loreta Berhami është drejtuesja e shtëpisë botuese ‘Pegi’, e cila gjithmonë vjen me rrëfime të bukura në media si për titujt e rinj ashtu edhe për jetën e saj personale. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli”, rrëfeu historinë e saj të dashurisë dhe na tregoi edhe njëherë bukurinë e gjëravë që ndodhin krejt rastësisht.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 10 maj 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Yuri Kim thotë se drejtësia të jetë e verbër e jo me porosi politike te një vit "non grata" e deri tek as me Alibeajn e as me Berishën si janë ndarë deputetët e PD në tri grupe
-
VIDEO
Dosja K\ Veiz Çullhaj: Gjyshi im, një antikomunist deri në vdekje
Familja Çullhaj nga Belshi i Elbasanit provoi persekutimine regjimit komunist që në ditët e para të diktaturës. Ata ishin familje e madhe dhe em ndikim në zonë, së bashku me miqësitë e krushqit ëe tyre. Në vitet e Luftës së dytë botërore ishin pozicionuar në krahun nacionalist, dhe vendosja e regjimti komunist i gjeti në frontine kundërshtarëve të regjimti të sapoinstaluar. e gjthë familja do të provonte një kalvar të gjatë persekutimi që prej vitit 1946 dhe deri në vitin 1991. e gjtihëq hsitoria e persekutimti të tyre sillej rreth dy personazheve Veiz Çullhaj dhe Demo Tafani, të dy të angazhuar në rezistencën antikomuniste që mori hov në 1946 dhe vijuan në arrati në male, derisa u larguan jahstë shqipërisë si emigrantë politikë. pasojat e veprimtarisë së tyre do ti vuan së tepërmi gratë dhe fëmijët që mbetën ën Shqipëri, të cilët u internuan që në vitin 1946 dhe nuk u lanë më të lirë për asnjë moment të jetës së tyre derisa diktatura ra. nga nëj kamp internimi në një tjetër, femijët e familejs çullhaj vuajtën urinë, varfërinë ekstreme, madje edhe vdekjen, vuajtën mungesën e lirisë dhe nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre deri në ditët e fundit të regjimit.
-
VIDEO
Iu bashkua Këshillit Kombëtar, Murrizi në ‘5 pyetjet’: Erdhi PD te unë! Bashkimi 100% i demokratëve s’do të ndodhë! Gjykata t’i jap vulën Alibeajt, ne kemi votat
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Muslim Murrizi është skeptik për bashkimin e demokratëve, ndonëse prej kohësh kjo ka qenë kryefjalë e zhvillimeve më të fundit në selinë blu.
-
VIDEO
Deklarata e Ramës për SPAK, Bushka : S'është sulm, por thirrje për përgjegjshmëri! Dvorani? S'u mor në mbrojtje, shembull që drejtësia është e njëanshme
Akuzat e Kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, deputetja socialiste Klotilda Bushka tha se nuk janë sulme, siç mund të jenë interpretuar, por thirrje për më shumë përgjegjësi nga organet e drejtësë së re. E ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, të gazetarit Ilir Babaramo, Bushka tha se synimi i Ramës ishte një thirrje ndaj SPAK që të mos përdor standarde të dyfishta.
-
VIDEO
Të gjithë armiqtë e Edi Ramës e ftuar Monika Kryemadhi
Për Monika Kryemadhin, mazhoranca po luan një farsë sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri duke përdorur edhe disa deputetë nga PD. Ajo tha se nëse do të kishte vullnet që presidenti të mos ishte i njëanshëm, ishte e gjithë koha e duhur në dispozicion që të ndryshohej Kushtetuta dhe ai të zgjidhej nga Populli.