Shfaqet pas 27 vitesh imazhi i Lirie Pjeçit, reagon i biri: 2 burra më ndalojnë ta kërkoj

18 Korrik 2022, 17:50

 

27 vite nga zhdukja e Lirie Pjeçit gruas nga Kavaja, mbërrin dëshmia e parë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv. Pasditen e kësaj të hëne shfaqet për herë të parë fotoja e gruas, që dyshohet se i përket 54-vjeçares. Në foto duket i imazhi i një zonje me kapele, teksa buzëqesh lehtë në momentin kur aparati është shkrepur. Dëshmitarja pretendon se është takuar me këtë grua, pasi kishte punuar pak kohë më parë. Ndaj ajo dispononte këtë foto, duke ia vënë në dispozioon emisionit ’Pa Gjurmë’. Me të parë foton Saimir Shala, i biri shprehet i sigurt se ajo është nëna e tij edhe pse kanë kaluar shumë vite. Madje ai deklaron për herë të parë live, se fill pasi doli në program në kërkim të nënës, dy burra e kanë ndaluar në rrugë pasi kthehej në shtëpi, duke i kërkuar të heq dorë. Këta persona e kanë ndaluar të kërkojë nënën. Gjithsesi për Saimirin kjo është gjëja e fundit që ai mendon në jetë, ndaj deklaron se nuk do të ndalet kurrë deri sa të bie nmë gjurmët e saj.