• VIDEO

    Kryemadhi-Ramës: Na dërgonin fotot e Dvoranit në Monaco, kur ai thoshte jam sëmurë

    Pak ditë pasi kryeministri Rama kërkoi hetimin e Ilir Metës nga SPAK dhe mori në mbrojtje rastin e Ardian Dvoranit, ka ardhur edhe reagimi nga bashkëshortja e Presidentit. E ftuar në ‘Kontrast’ në Report TV, Monika Kryemadhi tha se Meta është i vetmi politikan që është përballur me drejtësinë në çdo qeverisje dhe i ka fituar të gjitha betejat.

    “Deklarata e Ramës më bën të qesh sepse nëse ka një njeri që është përballur gjithmonë me drejtësinë, ai ka qenë Ilir Meta. Madje Ilir Metës iu hoq imuniteti që në vitin 1992 vetëm pse doli në mbrojtje të fabrikës së Poliçanit. Pastaj është përballja me Dritan Priftin. Meta është i vetmi deputet që është gjykuar në Themel dhe nuk i është shmangur procesit as me raporte mjekësore e as me imunitete.

    Mos harroni që doli i pafajshëm 5 me 0 dhe relator ishte Ardian Dvorani. Ky thoshte jam sëmurë, dhe na sillnin fotografi ku ishte në Monaco. Shkuan deri atje sa kërkonin dëftesat e shokëve të Ilir Metës në gjimnazin në Lushnje.

    Dy herë e çuan në Venecia, pastaj me Gjykatën Kushtetuese me falsifikimin që bëri Etilda Gjonaj…

    Ilir Meta kishte të drejtë për djegien e mandateve dhe kur thoshte se me një kec si Lulzim Basha nuk e mundni dot hienën Edi Rama” – tha Kryemadhi për ‘Kontrast’.

    Ky reagim vjen pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së PS, ku kritikat ndaj SPAK i përqendroi të Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për Berishën, i kërkoi që të niste hetimet për shpalljen e tij 'Non Grata' nga SHBA-ja, teksa për Ardian Dvoranin tha se u hetua pasi kështu ka dashur presidenti. 

  • VIDEO

    Kryemadhi: Veliaj drejton sot ‘fijet e prera’ të Saimir Tahirit! Presidenti i ri duhej të zgjidhej nga populli

    Për Monika Kryemadhin, mazhoranca po luan një farsë sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri duke përdorur edhe disa deputetë nga PD. Ajo tha se nëse do të kishte vullnet që presidenti të mos ishte i njëanshëm, ishte e gjithë koha e duhur në dispozicion që të ndryshohej Kushtetuta dhe ai të zgjidhej nga Populli.

  • VIDEO

    Aksidenti i rëndë në Tiranë, Softa: Testi i drogës nuk zgjidh problemin, njerëz të tillë kanë mbështetje nga zyrtarë, Qibini: Nuk respektohet edukata rrugore

    Të ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv ekspertët rrugore Fatjon Softa dhe Islam Qibini vendosën theksin tek fakti se nuk respektohen rregullat e qarkullimit rrugorë.

  • VIDEO

    Ylli Merja: Si të eleminoni djersitjen e këmbëve me disa veprime të thjeshta

    Era e keqe e këmbëve është e sikletshme për ata që e vuajnë një problem të tillë.  Periudha e pranverës dhe verës duket se e shton akoma edhe më shumë këtë problem. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja tregoi shkaktarët si dhe zgjidhjen që largon erën e pakëndshme të këmbëve.

  • VIDEO

    Ylli Merja: Shpëtoni nga era e keqe dhe myku i këmbëve me këto kura natyrale

    Era e keqe e këmbëve është e sikletshme për ata që e vuajnë një problem të tillë.  Periudha e pranverës dhe verës duket se e shton akoma edhe më shumë këtë problem. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja tregoi shkaktarët si dhe zgjidhjen që largon erën e pakëndshme të këmbëve.

  • VIDEO

    Bukë misri me spinaq shpejtë dhe thjeshtë nga zonja Albana

    BUKË MISRI ME SPINAQ

    Përbërësit:

    2 gota kos

    2 vezë

    2 1/2 miell misri

    1 lgj vaj ulliri

    spinaq

    gjizë pa kripë

    fara të ndryshme

    1/2 kopër

    1 lç sodë bukë

    1 lç kripë

    Përgatitja:

    Në një enë, shtojmë kosin, vezët, vaj, kripë, sodë I përziejmë, shtojmë gradualisht miellin, gjizën dhe spinaqin. I përziejmë mirë, shtojmë dhe një dorë me spinaq sikurse dhe gjysmën e farave të lulediellit dhe farat e susamit të bardhë. Këtë masë qulli, e kalojmë në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje, sipër e spërkasim me farat dhe e vendosim në furrë në 200 gradë për 30 minuta. Më pas e lëmë të ftohet, e nxjerrim nga letra e pjekjes dhe është gati për servirje.

  • VIDEO

    Ëmbëlsirë me biskota dhe krem kakao pa pjekje për 5 minuta nga zonja Albana

    ËMBËLSIRË ME BISKOTA DHE KREM KAKAO

    Përbërësit:

    1 pako biskota savojard

    1l qumësht

    3 lgj miell

    2 lgj kakao

    5 lgj sheqer

    3 lgj miell orizi

    arra, pluhur arrë kokosi

    arrë moskati

    luleshtrydhe për dekor

    Përgatitja:

    Marrim biskotat dhe i zhysim në qumësht të ftohtë dhe i shtrojmë në një formë rrumbullake, ku poshtë kemi një pjatë të sheshtë. Pjesën tjetër të qumështti e shtojmë në tenxhere, ku shtojmë sheqer, miell orizi, miell gruri, kakao, këto përbërës i përziejmë me një tel rrahës në gjendje të ftohtë. Mbas 5 minutash rrahje I vendosim në proçes termetik kur ne fillojmë që eli rrahës fllon rëndohet dhe masa bëhet homogjene, këtë masë, e shtojmë tek forma e biskotave. Sipër kalojmë një shtresë arrash të grira dhe sipër arrave , një shtresë me pluhur arrë kokosi ku dekorojmë  dhe shtresën tjetër me luleshtrydhe të prera në mes. E vendosim ën frigorifer 2 orë dhe më pas është gati per servirje.

     

  • VIDEO

    Parashikimi i horoskopit javor për datën 9 Maj -15 Maj nga astrologu Jorgo Pulla

    Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 9 Maj  deri në 15 Maj) ku sipas tij është një moment thelbësorë në ndryshimet që do të pësojnë të gjitha shenjat, por mbi të gjitha ndryshimet në fushën financiare dhe në blerjet e ndryshme.

    “Ndryshojmë nga momenti në moment, ecim me ndryshimet këtë javë, ndryshime sidomos në fushën financiare dhe me blerjet” u shpreh ai.

  • VIDEO

    Çollaku në 'Repolitix': Nuk mund të marr pjesë në Këshillin Kombëtar të thirrur nga Rithemelimi! Nuk votoj asnjë president që nuk vjen nga qendra e djathtë

    Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku nuk do të marrë pjesë në Këshillin Kombëtar, të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit që do të mblidhet ditën e nesërme. Kështu tha në një lidhje live me emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv.

    • VIDEO

      Dritan Hoti për Report TV: 71 ditë luftë, Rusët anulojnë paradën e 9 majit në Donbas

      Dritan Hoti për Report TV: 71 ditë luftë, Rusët anulojnë paradën e 9 majit

    • VIDEO

      SPECIALE/ Me Gjovalin Shkurtaj për fjalorin e Malësisë së Madhe

      Dialektet e gjuhës shqipe konsiderohen jo vetëm nga albanologet shqiptare, por edhe nga të huajt si një gurre e pashtershme përmes të cilave zbërthehet zanafilla e shqipes, historia dhe etnokultura. Gjuhëtari i shquar akademik  Gjovalin Shkurtaj në një intervistë për Report Tv rrëfen rrugëtimin e tij 60-vjeçar në ekspeditat e kërkimeve dhe vlerat e mbledhura në veprën më të fundit të tij "Falori leksiko-frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësisë së Madhe”.

    • VIDEO

      Krifca në Report Tv: Bashkë me BERZH do ngremë një platformë ku do vendosim çmime ditore për disa produkte bujqësore! S’ka më grip shpendësh

      Ministrja e Bujqësisë ishte e ftuar në "Studio Live" me Arbër Hitajn duke treguar se do të punojnë për të orientuar fermerët që të prodhojnë produket që kërkohen nga tregu. Frida Krifca tregoi edhe se po punojnë së bashku me BERZH për të ngritur një platformë që të vendosen çmimet ditore për produktet bujqësore, në mënyrë që të ketë transparencë ndaj fermerëve dhe tregtarëve.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv