-
VIDEO
President nga radhët e PS? Veliaj: Jo si Meta dhe Nishani! Do të doja një president që nuk djeg gomat dhe nuk rreh brigadat e punëtorëve
Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj komentoi ditën e sotme procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Duke folur për Report TV, Veliaj nënvizoi se kreu i ri i shtetit duhet të ketë një karrierë të konsoliduar dhe të qëndrojë si unifikues i Kombit. Veliaj theksoi se Presidenti i ri nuk duhet të jetë si Ilir Meta apo Bujar Nishani, që u sollën si brigadierë komunaleje.
“Deri tani procesi ka qenë shumë i hapur për të caktuar disa kritere që do e bënin kandidaturën eventuale një kandidaturë të pranueshme. Pra, PS edhe pse i ka votat, dhe në fakt socialistët ndihen që ka ardhur koha për një president socialist, duke qenë se populli ka votuar mjaftueshëm deputetë për këtë vullnet, e megjithatë për PS nuk është qëllimi këtu. Qëllimi është të kemi një vend funksional. Kjo do të thotë se për herë të parë ne kemi vënë rregulla të brendshme: pra nuk do të jetë deputet i PS apo politikan aktiv i PS. Nëse dikush vjen, qoftë si i pavarur apo qoftë dhe me bindje të ndryshme nga tonat, por nuk është aktiv në politikë, por do të shërbejë në këtë funksion - mund të vijë nga Akademia, nga diplomacia, mund të vijë nga Forcat e Armatosura - pra me një karrierë të konsolidar si profesionist, kjo do t’i bënte mirë Shqipërisë. Për mua si kryetar bashkie, do të doja një president që nuk merret me pusetat e Tiranës, një president që nuk nxit miletin, që është shpronësuar, të djegë gomat dhe të bllokojë Astirin. Një president që nuk merret në çfarë ane rrjedh Lana dhe merret me lloj lloj kanalesh të ujërave të zeza. Një president që nuk merret me kënde lodrash. Kemi pasur president që shkon dhe proteston për këndin e lodrave. Nuk i bën një president normal në botë. Unë si Kryetar bashkie do të doja të kisha një president normal. Kemi pasur dy presidentë të cilët merreshin si brigadier komunaleje non stop me punët e qytetit. Kjo është anormale. Nëse duan të merren me punët e kryeqytetit, le të kandidatojnë për kryetar bashkie. Po nëse janë aty si unifikim i kombit, duhet të jenë aty që të unifikojnë kombin. Skema si ajo që pamë tek qendra e emergjencave civile, të cilat presidenti i toksikuar i ngatërroi me zyrat e FRD, janë skena për karikatura, janë butafori”, deklaroi Veliaj.
-
VIDEO
‘Conference League’ më 25 maj, Veliaj tregon përgatitjet e Bashkisë: Tre 'Fun Zone' për tifozët, autobusë falas nga Rinasi në Tiranë
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka treguar në Report Tv përgatitjet që po bën Bashkia Tiranë ndeshjen finale të Conference League që do të zhvillohet në Tiranë. Veliaj tha se do të ketë tre 'Fun Zone', një në Pedonale për tifozët e Feyenoord, një tek diga e liqenit për tifozët e Romës, dhe një fun zone në sheshin ‘Skëndërbej’ për të gjithë sportdashësit, sakaq, Veliaj shtoi se do të ketë autobusë falas nga Rinasi në Tiranë për të mikpritur tifozët që do të vijnë nga vendet e tjera të botës.
“Tirana do ketë tre fun zone, një në pedonale, një tek diga e liqenit, qendra e Tiranës do jetë për një zonë tifozeri për ata që janë dashamirës. Po përgatitemi për dekorimin e qytetit. Do vëmë autobus falas për të gjithë tifozët , nga Rinasi në Tiranë”, tha Veliaj në Report Tv.
Ndalur në rritjen e çmimeve të hoteleve, Veliaj tha se nuk ka abuzim nga ato hotele që janë të regjistruara në booking, pasi është vetë algoritmi që llogarit çmimet.
"Kur flasim për hotele te regjistruar në booking, në sisteme, ke dorëzuar një pjesë të pavarësisë për çmimin. Është algoritmi që përcakton, teksa mbushen vendet rritet çmimi, kjo ofertë si për flurimin si për bujtje paska kërkesë të madhe, të fajësish hotelet që i kanë dorëzuar pavarësinë këtyre sistemeve është fyese”, vijoi ai.
-
VIDEO
Meta kandidat për kryebashkiak, Veliaj: Nuk ia mban, por nëse kandidon mezi e pres këtë sfidë
Erion Veliaj ka komentuar në Report TV deklaratat e Ilir Metës se do të kandidojë për kryebashkiak në zgjedhjet e 2023. Sipas Veliajt, Metës nuk ia mban të kandidojë, por nëse kjo do të ndodhë mezi pret që të ketë një përballje me të.
“Nuk ia mban por nëse ia mban do ishte një betejë e mirëpritur mezi e pres”, tha Veliaj në Report Tv.
-
VIDEO
E lë e dashura pëson depresion!Nga ekselent ne mesime,dibrani përfundon në rrugë…
Xhevdet Kukeli është një 69 vjeçar me origjinë nga Dibra, i cili rezulton i humbur që prej datës 6 korrik të vitit 2020. Ai u largua nga banesa e tij në zonën e Babrrusë për të mos u kthyer më. Që nga ajo ditë pavarësisht denoncimit në komisariatin e Kamzës familjarët nuk kanë marr asnjë informacion për fatin e Xhevdetit. Si pasojë e një jete të trazuar dhe me probleme të shëndetit mendor për 69-vjeçarin kjo nuk ishte hera e parë që largohej. Dikur një i ri plot ëndrra dhe dëshira i dhënë pas letërsisë Xhevdeti pësoi një krizë nervore gjendje nga e cila nuk doli dot. Jeta e tij ndryshoi terësisht kur shpesh largohej nga banesa dhe kthehej mbrëmjeve vonë. Vitet kalonin dhe shëndeti i tij rëndohej edhe më shumë. Për këtë shkak, Xhevdeti nuk mundi dot të krijonte familje. Në vitin 2003 bashkë me familjen u zhvendosën në Tiranë, ndërsa vitet e fundit ai ka jetuar në një shtëpi me të vëllanë. Edhe në kryeqytet ai bënte një jetë endacaku ndërsa shpesh kalonte netë të tëra jashtë. Korrikun e një viti më parë ai u largua sërish nga shtëpia edhe pse familjarët insistuan që ai të mos dilte. Që nga ajo ditë e vetmja gjurmë për të vjen nga qyteti i Gjirokastrës, ku një i afërm i familjes Kukeli dyshon se e ka parë në dhjetor të vitit 2020 pranë lokalit të tij dhe 1 vit më pas po në Gjirokastër, duke punuar si çoban. Ai dallon nga të tjerët, pasi mban veshur shumë rroba, mban në duar paketa cigaresh si dhe shumë ora dore. Familjarët dyshojnë se ai mund të shfrytëzohet për të lypur. Ata i drejtohen emisionit Pa Gjurmë për ndihmë ndërsa bëjnë apel për këdo që mund të ketë informacion për 69-vjeçarin Xhevdet Kukeli.
-
VIDEO
E braktisa prej dhunës,babai më dëboi nga shtëpia’/Nëna humbi dhe vajzën
Një tjetër denoncim për dhunë në familje vjen në emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’. Nëna e një vajze 7-vjeçare merr guximin të rrëfejë historinë e jetës, ndërsa bën apel për ndihmë. 6 vitet e martesës me 33-vjeçarin nga Gramshi kanë qenë tejet të vështira për 29-vjecaren, ndaj së cilës ushtrohej dhunë nga bashkëshorti. Edhe pse vitet e para ishin të qeta dhe marrëdhënia mes çiftit ishte e mirë, pas ardhjes në jetë të vajzës situatat në familje nisën të përkeqësohen. 33-vjeçari u bë konsumues i alkoolit dhe ishte ai qëshkaktonte konflikte më bashkëshorten e tij.4 vitet e ardhshme do të ishin një ferr për 29-vjeçaren, e cila ka bashkëjetuar me dhunën. Ajo u mundua ta mbante për vete këtë situatë, ndërsa kurrë nuk u tha familjarëve të saj. Ajo e dinte se nuk do ta kishte mbështetjen e tyre, ndaj e vetme do të merrte vendimin për t’u larguar nga shtëpia, duke shpëtuar një herë e përgjithmonë dhunës. Herën e fundit kur bashkëshorti e goditi mori të bijën në krah dhe në dhjetor të vitit 2018 vendos t’i jap fund kësaj marrëdhënie. Ky vendim nuk u prit mirë nga prindërit e saj dhe për këtë arsye ajo ndërpret kontaktet edhe me ta. Largimi i gruas nga banesa u shoqërua edhe me kërkesën për divorc, kur dy muaj më pas kjo martesë merr fund edhe ligjërisht. Gjykata vendosi që kujdestarinë e vajzës t’ia kalojë nënës, ndërsa babait detyrimin ushqimor. Tashmë, nënë e bij kanëmbetur në udhëkryq, ndërsa jetojnë në kushte të vështira ekonomike në një shtëpi me qera, ndërsa rrezikojnë të dalin në rrugë për shkak të pamundësisë për ta paguar.
-
VIDEO
Supë me domate dhe borzilok nga zonja Albana
SUPË ME DOMATE DHE BORZILOK
Përbërësit:
1 lgj vaj ulliri
1 qepë
3 thelpinj hudhër
1 ls kripë
1 lç piper
2 domate në feta
1 lgj koncentrat domate
3 lgj pelte domate
6 fç buljon
1 ls sodë
2 degë rozmarinë ose trumzë
Borzilok
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën dhe hudhrën të grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë domatet të prera në feta, kripë dhe piper. Vazhdojmë kaurdisjen për 1 minutë dhe më pas shtojmë pak rrenjë selinoje të grirë, salcën koncentrat dhe pelten e domates. Tek buljoni shtojmë sodën e bukës dhe e hedhim tek supa. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rozmarinë ose trumzë dhe në 5 minutëshin e fundit të zierjes shtojmë borzilokun.
-
VIDEO
Kërkesat e Ramës për SPAK që të hetojë Berishën, avokati Ngjela: Hyn kot në lojë! Çështjet penale nuk fillojnë nga deklaratat politike, duhet bërë denoncim nga FBI amerikane
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për SPAK, të cilëve i thotë që të hetojnë Sali Berishën, politikanët e tjerë si dhe gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Në një intervistë për "Sot live në Shqipëri" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu duke thënë se SPAK është institucion sekret dhe hetimet fillojnë vetëm nëse bën denoncim FBI amerikane.
-
VIDEO
Kek me patate, qepë të njoma dhe kunguj nga zonja Albana
KEK ME PATATE, QEPË TË NJOMA DHE KUNGUJ
Përbërësit:
1 qepë të thata
4 bishta qepësh të njoma
3 patate
2 kunguj
1 hudhër e njomë
4-5 vezë
2 fç qumësht
1 fç miell
½ fç vaj ulliri
1 fç djathë kaçkavall të grirë
1 fç djathë të bardhë në kubikë
1 fç proshutë në kubikë
3 lgj bukë e thërrmuar
½ fç nenexhik
Kripë, piper
Përgatitja:
Ziejmë patatet dhe më pas i kalojmë në rende, gjithashtu në rende kalojmë dhe kungujt, ndërsa qepët i grijmë hollë.
Në një enë rrahim vezët me qumështin, shtojmë kripën, piperin, nenexhikun, vajin e ullirit, proshutën në kubikë, djathin kaçkavall dhe djathin e bardhë. I përziejmë dhe më pas shtojmë miellin dhe të gjitha perimet. E kalojmë masën në një tavë me letër pjekje, e spërkasim me bukë të thërrmuar dhe e vendosim në furrë të parangrohur të piqet në temperaturë 180 gradë për 50 minuta.
-
VIDEO
Përvlak me mëlçi pule nga zonja Albana
PËRVLAK ME MËLÇI PULE
Përbërësit:
4 lgj miell misri
1 lgj gjalpë
1 lgj vaj ulliri
500 ml dhallë
400 gr mëlçi pule
1 qepë e thatë
Spec i kuq pluhur
Kripë, piper i zi
Bimë aromatike
Përgatitja:
Në një lugë gjelle vaj ullliri dhe një lugë gjalpë kaurdisim miellin e misrit. Sapo mielli të ndryshojë pak ngjyrë shtojmë dhallën dhe e trazojmë që mielli të mos kokrrizohet. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë derisa masa të lidhet. Ndërkohë paralelisht në një tigan kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me mëlçitë e prera në copëza. Rregullojme shijen me kripë dhe piper të kuq dhe e servirim polentën me mëlçitë sipër spërkatur me bimë aromatike sipas dëshirës.
-
VIDEO
Robert Aliaj: Kënga e Ronelës skandaloze, kishte vetëm ulërima! Performanca e denjë për club striptizmi! Paraqitja më e dobët që kemi pasur në Eurovision
Performanca e këngëtares Ronela Hajati, ishte paraqitja me e dobët që ka pasur Shqipëria ndonjëherë në Eurovision. Kështu thotë artisti dhe këngëtari i njohur Robert Aliaj Dragot, i cili nuk i ka kursyer aspak kritikat mbi paraqitjen e këngëtares mbrëmjen e kaluar, e cila nuk arriti as të paraqitej në finale
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 11 maj 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Kuvendi voton më 16 maj kreun e ri të shtetit e Berisha do President politik te një skaner për reformën në drejtësi e deri tek Rama takon Thaçin në Hagë.
-
VIDEO
Nora Malaj për Report TV: Me Arjan Konomi iniciuam edukimin për qarkullimin në rrugë