FUSHË-KRUJË- Tre persona u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë –Krujës mesditën e së dielës (17 korrik) gjatë një atentati të mirëorganizuar. 30 vjeçari Diklen Vata dhe 22-vjeçari Brilant Martinaj, kushërinj, si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, po udhëtonin me një mjet Volkswagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, kur rreth orës 14:00 nga një makinë tjetër po Volkswagen u qëlluan me breshëri automatiku. Sipas të dhënave të marra në vendin e ngjarjes, por edhe sipas burimeve policore, besohet se ndaj tyre u derdhën rreth 60 plumba nga 3 persona që i dolën mjetit të viktimave përballë, ndërsa një i katërt drejtonte makinën e autorëve.

Viktimat e ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt. Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, ishte me precedent kriminal i dyshuar për veprën penale 'Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim' dhe 'armëmbajtja pa leje'. Diklen Vata, 30 vjeç, njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt. Besmir Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Diklen Vata mundi të dalë nga makina, por autorët që ishin ende në vendngjarje janë kthyer dhe kanë qëlluar ndaj tij me një tjetër breshëri, duke u siguruar që 30 vjeçari të mos mbijetonte e duke e lënë të vdekur në mes të rrugës. Dy të tjerët, Hoxha dhe Martinaj mbetën të bllokuar brenda mjetit që shpërtheu në flakë, duke djegur plotësisht trupat e tyre. Ende nuk ka të dhëna të sakta nga se u shkaktua zjarri në mjetin e viktimave.

Policisë iu deshën më shumë se dy orë për të bërë verifikimet në vendin e ngjarjes dhe për të bërë identifikimin e viktimave për shkak të djegies së plotë të trupave. Trupat e 3 viktimave u larguan nga vendngjarja me një autoambulancë, rreth 3 orë pas atentatit, për t’u dërguar në morgun e Tiranës ku do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Mjeti Volksagen Passat, i cili dyshohet se u përdor nga 3 autorët u gjet i djegur në fshatin Larushk, shumë pranë Fushë-Krujës, ndërsa brenda tij u gjetën 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë. Targa e mjetit rezulton e vjedhur. Policia ngriti grupe kontrolli në të gjithë zonën, ndërsa për hetime në vendngjarje mbërritën drejtuesit më të lartë të policisë. 

Impakti i ngjarjes së rëndë në opinionin publik ka bërë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano të mbledhë në një analizë krerët e policisë së Durrësit, të Komisariatit të Policisë Krujë,  dhe të Departamentit te Policisë Kriminale. Nano ka kërkuar që hetimet të jenë të shpejta dhe efektive. Nano ka kërkuar mbledhje të kamerave në një territor të gjerë, vijimin e krehjes se zonës me dronë dhe forca speciale, përdorimin e  kamerave termike që mundësojnë identifikimin personave që mund të qarkullojnë në gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përreth, grumbullim informacioni në rrugë operative, shqyrtim i të gjitha pistave dhe autorëve te mundeshim. Ndërsa është ofruar 30 milionë lekë shpërblim për këdo që do të ofrojë informacion të vlefshëm për zbardhjen e vrasjes së trefishtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:10
Masakra me tre të vrarë në mbikalimin e Fushë-Krujës, policia ofron 3 mln lekë për çdo informacion për zbardhjen e vrasjes

1658067410_makinja.jpg

Policia e Shteti ka vënë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e vrasjes 3 personave në Fushë-Krujë, 3 milionë lekë të rinj

‘Në kuadër të veprimeve që strukturat hetimore të Policisë së Shtetit po kryejnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Fushë Krujë  ku mbetën të vrarë me armë zjarri tre shtetas, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano gjatë takimit me krerët e DVP Durrës e Tiranë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale, për zbardhjen sa më parë të ngjarjes, grumbullimin e informacionit nga qytetarët apo dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjen apo kanë dijeni për autorët,  ju informojmë se:

Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj. Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin ËhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurtë.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me strukturat policore në interes të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë dhe të parandalimit të ngjarjeve kriminale që cënojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.’- njofton policia.

Ora 22:31
I gjithë ‘arsenali’ në ‘gjuetinë’ për vrasësit e Fushë-Krujës, dronë dhe forca speciale! Do të përdoren kamera termike

1658066725_fushe.jpg

Në takimin e sotëm me krerët e krerët e policisë së Durrësit, të Komisariatit të Policisë Krujë,  dhe të Departamentit te Policisë Kriminale. Nano ka kërkuar që hetimet të jenë të shpejta dhe efektive. Nano ka kërkuar mbledhje të kamerave në një territor të gjerë, vijimin e krehjes se zonës me dronë dhe forca speciale, përdorimin e  kamerave termike që mundësojnë identifikimin personave që mund të qarkullojnë në gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përreth, grumbullim informacioni në rrugë operative, shqyrtim i të gjitha pistave dhe autorëve te mundeshim. 

Ora 22:09
Vrasja në Fushë-Krujë, Gledis Nano mbledh krerët e policisë së zonës: Të shoqërohen të gjithë të dyshuarit, zbardhje sa më parë të ngjarjes

1658088110_GLEDISNANO.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano është duke zhvilluar në këto momente në Fushë Krujë një takim me krerët e policisë së Durrësit, të Komisariatit të Policisë Krujë,  dhe të Departamentit te Policisë Kriminale. Mësohet se Drejtor Nano ka kërkuar një analize të detajuar të fakteve  provave e rrethanave të ngjarjes, mbledhje te kamerave në një territor te gjere, vijimin e krehjes se zonës me dronë dhe forca speciale, përdorimin e  kamerave termike që mundësojnë identifikimin personave që mund të qarkullojnë në gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përreth, grumbullim informacioni  ne rruge operative, shqyrtim i te gjitha pistave dhe autoreve te mundeshim.  Nano ka kërkuar qe kjo ngjarje të zbardhet sa me parë dhe të rritet forca parandaluese  duke shtuar kontrollet e befasishme  me shërbime te policisë kriminale  për te gjithë kontingjentet kriminale. Mësohet se Drejtor Nano ka kërkuar shoqërime te gjithë atyre personave qe mund te jene te dyshuar dhe te punohet me profesionalizëm  ne bashkëpunim me Prokurorinë. Te bashkëpunohet me agjencitë e tjera te zbatimit te ligjit , te grumbullohet çdo informacion i mundshëm sado i vlefshëm qoftë, të analizohet, jo vetëm për ketë ngjarje por qëllimi është  për të parandaluar në të ardhmen ngjarje të tilla kriminale.

Ora 17:33
Atentati në Fushë-Krujë, 4 dyshohet se ishin autorët

1658067410_makinja.jpg

4 mësohet se kanë qenë autorët   e përfshirë në atentatin e Fushë-Krujës që ndodhi mesditën e sotme. Fillimisht, u raportua se ishin 3 autorë. Dyshohet se kanë qenë 4 veta (autorë), ku tre kanë dalë nga mjeti dhe kanë qëlluar  para mjetit në drejtim të viktimave.

Ora 17:15
Shenja të plumbash në disa dhjetëra metra, Kallashnikovit nuk i shpëtoi as ndarësja e rrugës

 

Shenja plumbash në ndarësen e 2 korsive në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë janë konstatuar në disa dhjetëra metra në vendin e ngjarjes, ku u ekzekutuan  Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

 

Ora 16:51
VIDEO/ Momenti kur largohen nga vendngjarja trupat e viktimave dhe skeleti i makinës së tyre

 

Në këto pamje shikoni momentin kur me ambulancë, e shoqëruar me forca të shumta policie, po transportohen për në morg trupa e viktimave të atentatit mafioz në Fushë-Krujë pasditen e sotme. Gjithashtu po zhvendoset nga vendngjarja edhe makina me të cilin ata po udhëtonin, e cila është djegur totalisht.  

Ora 16:37
Detaji tronditës, njëri prej viktimave doli nga makina i gjallë por autorët vijonin e qëllonin

1658064273_fushekruje.jpg

Në pak minuta tre të vrarë te Mbikalimi i Fushë-Krujës, në një zonë me lëvizje të shumta, shpesh herë me trafik tepër të ngarkuar. Diklen Vata, ishte i vetmi nga 3 viktimat i cili doli nga automjeti i gjallë por autorët kanë vazhduar ta qëllojnë deri sa u siguruan që edhe ai humbi jetën.

Ora 16:31
VIDEOLAJM/ Momenti kur mjeti i viktimave në Fushë Krujë shpërthen gjatë djegies

 

Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket momenti kur makina e 3 viktimave, Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha ka shpërthyer. Dyshohet se në mjetin e viktimave tip Volkswagen mund të ketë pasur edhe armë zjarri çka shpjegon shpërthimin e makinës në vendin e ngjarjes.

Ora 16:19
VIDEO/ E shkrumbuar totalisht, ja pamjet e makinës së autorëve! Brenda iu gjet një armë kallashnikov

 

Pamjet që shikoni janë të makinës së autorëve të vrasjes së trefishtë sot në Fushë-Krujë. Automjeti tip Volkswagen Passat është i djegur tërësisht. Kujtojmë se policia njoftoi zyrtarisht se në automjet është gjetur një armë zjarri.

Ora 16:10
3 ishin vrasësit e masakrës në Fushë-Krujë, njëri shofer dhe 2 të tjerët qëlluan nga të gjitha anët

1658067025_fushekruje.jpg

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka bërë me dije se autorët e vrasjes së trefishtë në Fushë-Krujë dyshohet se kanë qenë 3 persona, njëri prej tyre shofer dhe 2 të tjerët kanë dalë nbga makina dhe kanë qëlluar nga të gjitha anët.

Ora 16:07
U vra sot në atentatin e Fushë-Krujës, kush ishte Brilant Martinaj kushëriri i Ervis Martinaj dhe vrasja e efektivit Prela në Lezhë (FOTO)

1658066954_brilant570x3651.jpg

Një nga viktimat e atentatit në Fushë Krujë që ndodhi ditën e sotme, Brilant Martinaj ka qenë i dyshuar për vrasjen e Xhulio Prelës në Lezhë. Xhulio Prela efektivi i policisë është vrarë mbrëmjen e 5 nëntorit të 2020 ku një prej autorëvë dyshohej të ishte Brilant Martinaj, kushëriri Elvis Martinaj.

Intenerari ishte lokalizuar nëpërmjet qelizave telefonike dhe është kryer përafërsisht në orarin kur mendohet se është kryer dhe vrasja e policit. Disa ditë pas ngjarjes së 5 nëntorit, mësohet se Brilant Martinaj u larguar në drejtim të Turqisë, për shkak të problemeve me shëndetin e një familjari. 

Policia njoftoi se Prela dhe 2 personat, kanë filluar konfliktin për shkak të dritave të gjata të makinës. Burime për Report Tv thanë se ishte  akoma e paqartë se kush e ka nisur konfliktin i pari, i cili çoi deri në ekzekutimin e 26-vjeçarit Prela.

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari ishte nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë ka parë një automjet, dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Hetuesit dyshuan se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita, ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer mbrapsht. Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë. Ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur. Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës, një pistoletë tip TT që kishte agresori.

Brilant Martinajt iu përmend emri edhe në vrasjen e një ish-efektivi të uniformave blu, 60-vjeçarit Xhelal Reçi, ngjarje që tronditi qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të 1 nëntorit të vitit të shkuar.

Ora 15:56
Vrasja mafioze, zbardhen emrat e 2 viktimave të tjera! Njëri prej tyre, kushëri i Ervis Martinajt! I përfshirë në vrasjen e Xhulio Prelës

1658064685_fushekruje.jpg

Besmir hoxha dhe Brilant Martinaj dyshohet se janë 2 të vrarët e tjerë në atentatin mafioz të Fushë-Krujës. Brilant Martinajt është kushuri i Ervis Martinajt dhe i dyshuar për brasjen e Xhulio Prelën në vitin 2020.

Ora 15:44
Masakra me 3 të vrarë, Policia jep njoftimin zyrtar! Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve

 

Masakra me 3 të vrarë,  policia jep njoftimin zyrtar. Në automjetin e autorëve është gjetur një armë tip kallashnikov. 

“Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip "Volsëagen Passat" është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar. Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie. Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip "Volsëagen Passat" që dyshohet se është i autorëve.

Në brendësi të automjetit është konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë,  po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për  sqarimin  e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve”

Ora 15:31
Ekzekutimi i 3 personave në Fushë-Krujë, gjendet një mjet i djegur në Larushk! Dyshohet se është i atentatorëve

1658064273_fushekruje.jpg

Ekzekutimi i 3 personave në Fushë-Krujë, gjendet një mjet i djegur në Larushk! Dyshohet se është e atentatorëve. Bëhet fjalë për një automjet të tipit Volksëagen Pasat.

Ora 15:26
Atentati në Fushë Krujë ku u vranë 3 persona, 2 prej viktimave ‘shkrumb e hi’ në makinë! I pamundur identifikimi, njëri me precedent penal

1658063255_WhatsAppImage20220717at3.00.36PM.jpeg

Nga atentati në Fushë Krujë ku mbetën të vrarë 3 persona ka zbuluar njërin prej viktimave, Diklen Vata 30 vjeç me precedent penal. Ndërsa 2 viktimat e tjerë nuk janë identifikuar ende pasi janë bërë shkrumb në mjetin e djegur

Ora 15:23
Identifikohet njëri prej viktimave në Fushë-Krujë, Diklen Vata 30-vjeç! I arrestuar më parë për trafik droge

1658063514_Capture.JPG

Report Tv ka siguruar emrin e e njërit prej viktimave të atentatit në Fushë-Krujë. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Diklen Vata, I arrestuar në vitin 2017 me drogë.

Ai është arrestuar në shtator të 2017 si shpërndarës kokaine. Vata ishte arrestuar nga shërbimet e policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë më datë 27.09.2017, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në vendin e quajtur zona e shkollës “Bajram Curri”, iu gjet e fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Ora 15:11
FOTOLAJM/Atentati në Fushë Krujë ku u vranë 3 persona, forcat RENEA mbërrijnë në vendngjarje

1658063345_renea.jpg

Forcat RENEA kanë mbërritur në atentatin që ndodhi në Fushë Krujë ku mbetën të vrarë 3 persona. Report Tv mëson se mjeti mori flakë në ecje.

Ora 15:07
Atentat mafioz në Fushë-Krujë, hakmarrje mes grupeve kriminale! 60 plumba mjetit që ishin viktimat

 

Të tjera detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Fushë-Krujë Breshëri kallashnikovi, rreth 60 plumba. Është bërë pritë mbi urën e Fushë-Krujës. Dyshohet se persona të maskuar kanë dalë para automjetit duke qëlluar me breshëri por nuk kanë qëlluar askënd tjetër përveç shënjestrës së tyre. Kemi të bëjmë për hakmarrje ndaj grupeve kriminale. Flakët janë shuar. Për kilometra të tëra është krijuar radhë në autostradë. Dy prej viktimave kanë pësuar djegie ekstreme.

Ora 14:57
Doli nga automjeti pas atentatit, del FOTO e njërit prej viktimave! I shtrirë në tokë pak metra larg makinës së shkrumbuar

1658062804_fushejruje.jpg

Report Tv ka siguruar fotografinë e njërit prej viktimave të atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujës. Bëhet fjalë për Diklen Vata, 30 vjeç. Ai ka dalë nga automjeti që u qëllua me kallashnikov, por nuk i ka mbijetuar dot plagëve.

Ora 14:53
Atentati me 3 të vrarë në Fushë-Krujë! Një person doli nga makina por nuk mbijetoi, dy të tjerë ndodhen brenda mjetit që po digjet

 

Pamjet e siguruara nga Report Tv janë nga momenti i parë i ngjarjes nga atentati në mbikalimin e Fushë-Krujës. Një prej viktimave ka dalë nga makina tip 'Volkswagen' por nuk ka shenja jete ndërsa dy persona të tjerë ndodhen ende brenda makinës që është përfshirë nga flakët.