Vetë shpëton, burri vdes në aksident/Pas 12 viteve ’Pa Gjurmë’ i mundëson nënës trajtimin falas

18 Korrik 2022, 17:52

Historia e gruas nga Tepelena e cila humbi bashkëshortin në një aksident automobilistik 12 vite më parë, preku zemrat e shumë shqiptarëve që e ndjekin emisionin “Pa Gjurmë”. Në atë ditë të errët, 34-vjeçarja shtatzënë asokohe, humbi edhe fëmijën e tretë që pritej të vinte në jetë. Fatmirësisht ajo vetë shpëtoi dhe sot është forcë për dy djemtë e saj adoleshentë, mirëpo aksidenti i rëndë që i ndodhi, i ka lënë asaj jo vetëm dëmtime të rënda fizike, por edhe psikologjike. Me rastin në fjalë u njoh dhe zonjushë Erisa Aliaj, me funksion administratore dhe psikologe në klinikën “Fiziomental”