• VIDEO

    Shfaqet foto e të humburit në Bulqizë/Shokohet gruaja italiane:As sëmundja ime s’e ktheu dot

    Eles Koleci është 37-vjeçari shqiptar që rezulton i humbur që prej datës 3 prill të 2022. I riu me origjinë nga Bulqiza, prej 22 vitesh jetonte në Itali, ndërsa është i martuar me një shtetase italiane dhe ka një djalë 5-vjecar. Bashkëshortja e tij iu drejtua për ndihmë emisionit ’Pa Gjurmë’, ndërsa rasti i zhdukjes së Eles është trajtuar edhe në emisionin analog Chi la Visto. 37- vjeçari u largua nga banesa e tij në Milano, në zonën Bruzzano. Dyshimet e para nga policia pas denoncimit të familjarëve janë se ai mund të ketë shkuar në Stacionin Qendror të Milanos ose në Stacionin Garibaldi për të marrë trenin në drejtim të Romës. Stafi i emisionit investigativ ’Pa Gjurmë’ u vu në kontakt me bashkëshorten e tij, Xhada e cila jep disa të dhëna për bashkëshortin e saj tashmë të humbur. Eles është një djalë shtatlartë 1.82 cm i gjatë, ndërsa shenja dalluese ka tatuazhet e shumta në trup, të dukshme në duar, qafë dhe në fytyrë, deri tek tatuazhi në formën e një pike në sy. Largimi i tij, për bashkëshorten ishte një ikje e paralajmëruar, pasi prej disa kohësh ai kishte rënë në një gjendje të rëndë depresioni pas vrasjes së të vëllait Altinit nga një oficer policie italian, një ngjarje që do t’i ndryshonte thellësisht jetën. Që nga ai moment ai ndjeu një zemërim të egër ndaj policisë, revoltë e cila u reflektua jo pak herë edhe me veprime, ndërsa u dënua me 5 vite burg për plagosje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Një jetë e trazuar e një shqiptari në përpjekje për të gjetur qetësinë shpirtërore. Familja e tij sot janë bashkëshortja dhe djali 5-vjeçar të cilëve u mungon shumë. Më 3 prill 2022 rreth orës 12 e shoqja e shoqëroi për tek shtëpia e motrës së e tij, e cila gjithashtu jeton në Milano. Pasi u ndanë ai nuk u kthye më. Në një rrëfim që e shoqja bën për ’Pa Gjurmë’, thotë se të shumta kanë qenë rastet kur ai ka tentuar disa herë të largohej, duke bërë gati valixhet dhe në mbrëmje ishte ajo e cila e kthente në shtëpi. Por këtë herë ia doli të zhdukej gjatë, duke mos marr me vete asgjë. Nuk bëri gati as valixhen, por doli i veshur thjeshtë me një bluzë të zezë me një germë të madhe ngjyrë ari "BOY" në pjesën e përparme dhe nga pas me dy krahë të mëdhenj shqiponje që mbulonin supet dhe mëngët. Për bashkëshorten ai nuk do t’i linte kurrë gjërat e tij, as djalin me të cilin kishte një marrëdhënie të jashtëzakonshme, ndërsa i kishte vendosur emrin e të vëllait Altin. Madje ka edhe një tatuazh në dorë me datën e lindjes së të birit me mbishkrimin "Më 10/06/16 lindi një yll i AK-së". Ëndrra e Elis ishte herë Amerika, e herë Franca, pasi për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike ai ndryshonte mendje, duke dashur të kalonte kufirin në këmbë se nuk i pëlqente më Italia. Herë të tjera kishte dëshirë të kthehej në Shqipëri, veçanërisht për të shkuar në varrin e nënës dhe të vëllait në Bulqizë. Me një mërzi dhe gjendje të trazuar fatkeqësisht, as sëmundja e rëndë që po kalon bashkëshortja nuk e ndihmoi të kthehej në shtëpi. Rasti i zhdukjes së 37-vjeçarit ka patur një jehonë të madhe, jo vetëm në media por edhe në rrjetet sociale, kur të shumtë kanë qenë personat e famshëm në Itali që i janë bashkuar thirrjes për gjetjen e Eles, ndër ta mjaft këngëtarë napoletan si dhe futbollisti i njohur Mario Balotelli. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për ndihmë, deri më tani nuk është zbuluar asnjë gjurmë e të riut shqiptar...

  • VIDEO

    Debati në Report Tv/ Deputeti i Berishës braktis emisionin, Jupi: Nuk e përballon dot, s’ka argumente

    Deputeti Luan Baçi, i cili i është bashkuar  Sali Berishës, ka braktisur debatin në Report TV. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj, Baçi refuzoi të debatojë me anëtaren e kryesisë Taulanta Jupin. Kjo e fundit pati një koment për Baçin, e cila tha se u largua pasi nuk përballon dot debatin ngaqë nuk kanë argumente.

    Pjesë nga biseda:

    Baçi: Alibeaj duhet normalisht, del nga pozicioni i nënkryetari të partisë dhe automatikisht si kreu i grupit parlamentar. Për raste të veçanta, Kuvebdi i PD-së është organi më i lartë dhe merr çdo vendim të mundshëm. Është kuvendi që merr çdo lloj vendi, kuvendi mund të mblidhet t'i ndryshojë edhe emrin, ta shkrijë PD, të marrë një vendim dhe të thotë shkrihet.

    Jupi: Drejt asaj rruge besoj po e çoni zoti Baçi, drejt një partie të vogël që s’do jetë fituese.

    Baçi: Mos më ndërhy se nuk ju njoh fare zonjë.

    Jupi: E ke gabim, sa më the kolege e nderuar. Mos bie në kundërshti me veten.

    Baçi: Prezantimi ta bëri Hitaj dhe kolege e nderuar mos më ndërpre, e sinqertë kjo që nuk iu njoh.

    Jupi: E di shumë mirë që më njeh. Nuk desha të të ndërpres, por kur thua të pavërteta është e pamundur të keqinfromojmë publikun.

    Baçi: Me gjithë sinqeritetin po them nuk e dija që jeni anëtare e kryesisë së PD-së. Nëse jeni e futur më mbrapa pasi janë bërë ndryshimet..

    Jupi: Jam e zgjedhur me votë, por ke pasur punë të tjera. Retorika jote nuk të tregon serioz para publikut

    Jupi: Je deputet që nuk njeh cilët janë anëtarët me votë nga Këshilli Kombëtar më datë 31 gusht. Injoranca juaj nuk është problemi im, jeni ju i painformuar.

    Baçi: Po më bën të qesh, sa për injorancë po e tregon në shkallë superiore...

    Jupi: Injoranca në kuptimin që nuk e njeh situatën.

  • VIDEO

    Mbledhja e grupit parlamentar, Baçi në Report TV: Alibeaj nuk ka tagër, vazhdon të përçajë partinë! Jupi: PD nuk bashkohet me Berishën, sheh interesin personal

    Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot grupin parlamentar, por Komisioni i Rithemelimit nuk e njeh. Anëtari i ‘Rithemelimit’ Luan Baçi tha në Report Tv se mbledhja nuk thirret nga kreu i grupit parlamentar, por caktohet nga kryesia e PD-së.

  • VIDEO

    Takimi në Berlin, eksperti: Lufta ka ndryshuar politikën e Europës me Serbinë, Beogradi nuk mund të ‘luajë’ me pozicion të dyfishtë

    Drejtori i Institutit Gjeopolitik në Kosovë Sadri Ramabaja tha se lufta në Ukrainë ka ndryshuar politikën e Europës në raport me Serbinë, pasi siç tha ai Vuçiç është një mbështetës i Vladimir Putin.

  • VIDEO

    Byrek me gjizë nga zonja Albana

    Byrek me gjizë

    Përbërësit:

    1 pako peta

    200 ml qumësht

    100 ml vaj

    100 ml ujë

    1 vezë

    1 lgj kripë

    300 gr gjizë

    Përgatitja:

    Përziejmë qumështin me vajin, ujin dhe vezët.

    Shtrojmë në një tepsi një letër pjekje të lagur. Mbi letrën e pjekjes vendosim copëza gjize dhe më pas vendosim 2-3 petët duke lenë anësoret e petëve jashtë tepsisë. Në çdo petë që vendosim bëjmë nga një spërkatje me masën me qumësht dhe vezë. Në çdo 2 petë vendosim gjizë. Në fund mbledhim anësoret e petëve dhe hedhim masën e qumështit që ka tepruar. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.

     

  • VIDEO

    Tavë me perime në furrë nga zonja Albana

    Tavë me perime në furrë

    Përbërësit:

    150 gr lulelakër

    200 gr brokoli

    250 gr kërpudha

    1 lgj kripë

    4 kokrra vezë

    800 gr kos

    1 lgj majonezë

    1 lgj vaj ulliri

    bimë aromatike

    kripë, piper

    Përgatitja:

    Vendosim lulelakrën dhe brokolin të ziejnë në ujë të vluar me kripë për 4-6 minuta (brokoli për 4 minuta, ndërsa lulelakra 6 minuta). Ndërkohë tek kosi shtojmë vezët, majonezën dhe pak kripë. Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe vendosim fillimisht një shtresë me brokoli dhe lulelakër. Më pas vendosim një shtresë me kërpudha të prera në feta, vendosim bimë aromatike sipas dëshirës dhe në fund hedhim kremin e kosit. E nivelojmë mirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.

     

  • VIDEO

    Gjoks pule me perime/ Ëmbëlsirë pa pjekje me mollë nga zonja Albana

    ËMBËLSIRË PA PJEKJE ME MOLLË

    Përbërësit:

    2 mollë

    5 lgj sheqer

    50 gr arra

    250 gr biskota

    Për kremin:

    500 ml qumësht

    3 lgj sheqer

    2 lgj niseshte

    Përgatitja:

    Mollët e grira, arrat e thërrmuara dhe sheqerin i kalojmë në një tigan derisa të përthithen të gjitha lëngjet. Më pas shtojmë biskotat e thërrmuara, e punojmë mirë brumin dhe realizojmë toptha të cilat i vendosim në një tavë.

    Përgatisim kremin duke vendosur në një tenxhere qumështin, niseshten dhe sheqerin. E trazojmë mirë derisa niseshteja të tretet, e vendosim në zjarr mesatar dhe e lemë derisa kremi të lidhet. Kremin e nxehtë e hedhim në tavë mbi topthat duke i mbuluar mirë dhe e lemë të ftohet. Në momentin e servirjes mund t’a spërkasim sipas dëshirës ëmbëlsirën me copëza çokollate ose pluhur kokosi.

    GJOKS PULE ME PERIME

    Përbërësit:

    300 gr mish pule

    3 karrota

    2 kokrra qepë

    5 patate

    1 lgj salcë domate

    1 lgj mustardë

    1 gj gjalpë

    1 koncentrat pule

    1 lgj rigon

    ½ tufë majdanoz

    kripë, piper

    miell për lyerjen e pulës

    Përgatitja:

    Fillimisht kalojmë gjokset e pulës në miell dhe i kaurdisim në një tigan me pak vaj ulliri. Pasi mishi ka ndryshuar ngjyrë e largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët për 5 minuta. Shtojmë më pas patatet dhe karrotat dhe vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, shtojmë buljonin (e përgatitur me një koncentrat) dhe pjesët e pulës. Salcën e domates e përziejmë me një lugë mustardë dhe e vendosim mbi racionet e pulës. E spërkasim me rigon, vendosim kapakun dhe e lemë të gatuahet në temperaturë të ulët.

     

  • VIDEO

    Presidenti i ri, Balla -Alibeaj nisin takimet

    Nisja e negociatave mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri ka qenë temë e diskutimit në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga. Më 10 maj do të mbahet mbledhja e Konferencës së kryetarëve, ku do të vendoset edhe data për raundin e parë të votimeve për presidentin e ri. Aulon Kalaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD tha se është dakord për të marrë pjesë në këtë proces pasi do të tregohet qartë nëse Rama e ka pasur gati emrin apo po pret kandidaturat.

  • VIDEO

    Presidenti i ri/ Kume në 'Repolitix': Shoqëria civile ka dërguar propozim! Valteri: PD do propozojë disa emra! Beqiri: Mazhoranca e opozita të mos bëjnë rolin e mistrecit! Kalaja: T'i ikim të shkuarës

    Nisja e negociatave mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri ka qenë temë e diskutimit në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga.

    Më 10 maj do të mbahet mbledhja e Konferencës së kryetarëve, ku do të vendoset edhe data për raundin e parë të votimeve për presidentin e ri. Aulon Kalaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD tha se është dakord për të marrë pjesë në këtë proces pasi do të tregohet qartë nëse Rama e ka pasur gati emrin apo po pret kandidaturat.

  • VIDEO

    Prodhimi nga panelet diellore në Evropë dhe rajon! I ftuar eksperti Fatos Çoçoli

    Energjia dhe prodhimi kombëtar 2021, varësia nga importi Kalimi në prodhimin e energjisë diellore, c’duhet bërë?

  • VIDEO

    Zhduken dy adoleshentë në Elbasan/Mbërrijnë live në ’Pa Gjurmë’ fotot zbulohet vendndodhja

    Dy foto dhe një video, që mbërritën gjatë transmetimit live, puntatën e kësaj të mërkure në emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV kanë ngjashmëri me dy adoleshentët, në Elbasan, që janë denoncuar të zhdukur nga prindërit. 13- vjeçarja Stelina Jaupaj dhe 15-vjeçari Samuel Duro kanë humbur kontaktet me prindërit që prej ditës së shtunë, më 30 prill, ndërsa janë larguar të dy, pasi kanë mbaruar mësimin në shkollë. Imazhet që u shfaqën në program tregojnë një djalë që mban veshur një bluzë të zezë dhe një kapele gjithashtu të zezë dhe tuta gri të shkurtra shoqëruar nga një vajzë me një çantë shkolle në shpinë dhe një shall në kokë. Ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për dy të miturit që u zhdukën pasi mbaruan mësimin. Nga informacionet që kanë marr familjarët dyshohet se ata i janë drejtuar pikës turistike në Funar, ku pasi kanë konsumuar kafe në një lokal janë shprehur se kanë humbur shokët gjatë një ekskursioni me shkollën. Më pas me një mjet transporti janë larguar në drejtim të Tiranës. Të ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ prindërit e djalit Gazment dhe Burbuqe Duro se humbjen e të birit e mësuan pasi në derë trokitën prindërit e vajzës me të cilën u largua 15-vjeçari. ’Më erdhi babai në derë dhe më kërkoi të nxirrja vajzë. Ne nuk denim asgjë. As në shkollën e Samuelit nuk dininr asgjë. Ai është klasën e tetë dhe është hera e parë që ai largohet. Ishte motra e vajzës që kontaktoi me ne. Rreth orës 11 paradite, prindërit e vajzës na thanë se djali kishte marr vajzën e tyre dhe se ishte larguar. Ne u çuditëm shumë. Filluam të bënim kërkime nëpër ullishtet e Elbasanit. Kishim informacione se i kishin parë të dy bashkë duke ikur asaj rruge në këmbë. Ne nuk e njihnim më parë vajzën. Nga prindërit e saj e kemi mësuar se ata shoqërohen bashkë edhe pse nuk janë në të njëjtën shkollë’-tha babai ’Djali mund ta ketë shitur biçikletën, ose e ka humbur sepse nuk po e gjej askund. Edhe telefonin mund ta ketë shitur. Nuk e dimë. Ai edhe mund të ketë pasur adresa në rrjete sociale, por ne nuk dimë asgjë. Djali s’më ka treguar, as ndonjë problem apo shqetësim që mund të ketë pasur. Kemi folur me miqtë e tij dhe s’na kanë thënë gjë. Sidomos për lidhjen që mund të ketë pasur me këtë vajzën nuk kemi qenë në dijeni. Rrinte shumë i mbyllur gjithnjë dhe në telefon. ’Flas me shokët e shkollës’- na thoshte’, -u shpreh nëna Mjaft telefonata mbërritën gjatë transmetimit live, që lokalizuan një vendndodhje të mundshme të dy të rinjte në zona të ndryshme të kryeqytetit që janë parë këto dy ditët e fundit. Pak para përfundimit të emisionit dy foto të shkrepura nga një qytetar pranë Shkollës së Bashkuar në Tiranë, si dhe një video tregonin imazhin e dy adoleshentëve, të ngjashëm me ata që kërkohen nga familjarët. Edhe pse prindërit e të riut nuk arritën dot të dallonin imazhin e fotove të mara nga kamerat e sigurisë konfirmuan se nga profili dhe fiziku i personit që shfaqet në video mund të jetë djali i tyre. Dëshmitari i cili dërgoi fotot tha se i ka parë këtë të mërkurë rreth orës 13:00. Kjo nuk ishte dëshmia e vetme që lokalizon një vendodhje të mundshme të të humburve në Tiranë. Pasi një tjetër qytetar pretendon se i ka parë po këtë të mërkurë rreth orës 12:00-12:15 në zonën e Medresesë.

  • VIDEO

    Zhduket 37-vjeçari Eles Koleci, gruaja italiane kërkon ndihmë në ‘Pa Gjurme’, dyshohet se…

    Eles Koleci është 37-vjeçari shqiptar që rezulton i humbur që prej datës 3 prill të 2022. I riu me origjinë nga Bulqiza, prej 22 vitesh jetonte në Itali, ndërsa është i martuar me një shtetase italiane dhe ka një djalë 5-vjecar. Bashkëshortja e tij iu drejtua për ndihmë emisionit ’Pa Gjurmë’, ndërsa rasti i zhdukjes së Eles është trajtuar edhe në emisionin analog Chi lo Visto. 37- vjecari u largua nga banesa e tij në Milano, në zonën Bruzzano.( Bruçano) Dyshimet e para nga policia pas denoncimit të familjarëve janë se ai mund të ketë shkuar në Stacionin Qendror të Milanos ose në Stacionin Garibaldi për të marrë trenin në drejtim të Romës. Stafi i emisionit investigativ ’Pa Gjurmë’ u vu në kontakt me bashkëshorten e tij, Xhada e cila jep disa të dhëna për bashkëshortin e saj tashmë të humbur. Eles është një djalë shtatlartë 1.82 cm i gjatë, ndërsa shenja dalluese ka tatuazhet e shumta në trup, të dukshme në duar, qafë dhe në fytyrë, deri tek tatuazhi në formën e një pike në sy. Largimi i tij, për bashkëshorten ishte një ikje e paralajmëruar, pasi prej disa kohësh ai kishte rënë në një gjendje të rëndë depresioni pas vrasjes së të vëllait Altinit nga një oficer policie italian, një ngjarje që do t’i ndryshonte thellësisht jetën. Që nga ai moment ai ndjeu një zemërim të egër ndaj policisë, revoltë e cila u reflektua jo pak herë edhe me veprime, ndërsa u dënua me 5 vite burg për plagosje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Një jetë e trazuar e një shqiptari në përpjekje për të gjetur qetësinë shpirtërore. Familja e tij sot janë bashkëshortja dhe djali 5-vjeçar të cilëve u mungon shumë. Më 3 prill 2022 rreth orës 12 e shoqja e shoqëroi për tek shtëpia e motrës së e tij, e cila gjithashtu jeton në Milano. Pasi u ndanë ai nuk u kthye më. Në një rrëfim që e shoqja bën për ’Pa Gjurmë’, thotë se të shumta kanë qenë rastet kur ai ka tentuar disa herë të largohej, duke bërë gati valixhet dhe në mbrëmje ishte ajo e cila e kthente në shtëpi. Por këtë herë ia doli të zhdukej gjatë, duke mos marr me vete asgjë. Nuk bëri gati as valixhen, por doli i veshur thjeshtë me një bluzë të zezë me një germë të madhe ngjyrë ari "BOY" në pjesën e përparme dhe nga pas me dy krahë të mëdhenj shqiponje që mbulonin supet dhe mëngët. Për bashkëshorten ai nuk do t’i linte kurrë gjërat e tij, as djalin me të cilin kishte një marrëdhënie të jashtëzakonshme, ndërsa i kishte vendosur emrin e të vëllait Altin. Madje ka edhe një tatuazh në dorë me datën e lindjes së të birit me mbishkrimin "Më 10/06/16 lindi një yll i AK-së". Ëndrra e Elis ishte herë Amerika, e herë Franca, pasi për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike ai ndryshonte mendje, duke dashur të kalonte kufirin në këmbë se nuk i pëlqente më Italia. Herë të tjera kishte dëshirë të kthehej në Shqipëri, veçanërisht për të shkuar në varrin e nënës dhe të vëllait në Bulqizë. Me një mërzi dhe gjendje të trazuar fatkeqësisht, as sëmundja e rëndë që po kalon bashkëshortja nuk e ndihmoi të kthehej në shtëpi. Rasti i zhdukjes së 37-vjeçarit ka patur një jehonë të madhe, jo vetëm në media por edhe në rrjetet sociale, kur të shumtë kanë qenë personat e famshëm në Itali që i janë bashkuar thirrjes për gjetjen e Eles, ndër ta mjaft këngëtarë napoletan si dhe futbollisti i njohur Mario Balotelli. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për ndihmë, deri më tani nuk është zbuluar asnjë gjurmë e të riut shqiptar...

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv