• VIDEO

    Hapet letra prekëse e 62-vjeçares/’ Më mbeti shalli i saj në dorë, humba time bijë dhe burrin’

    Përshendetje emisioni ’Pa Gjurmë’! ’Ju ndjek gjithmonë dhe prekem sa herë dëgjoj histori që më therin në shpirt. Unë jam një nga të shumtët gra shqiptare që fati na përplasi me dallgët. Jam një nënë që shpirti më vajton për vite me radhë. Marr guximin të kthehem 33 vite pas. Nuk do ta harroj kurrë atë natë, kur fytyra e hënës së plotë ndriçonte detin. Bashkë me tim shoq dhe vajzën 6-vjeçare bëmë sëbashku udhëtimin e fundit. Ishim 11 veta kur me skaf u nisëm nga Ksamilit drejt Korfuzit atë natë të ftohtë, fillim shkurti. Me vajzën në prehër mendjen ma trazonte ankthi, por edhe shpresa se shumë shpejt do të arrinim në breg. Ndërsa kishim bërë thuajse mesin e rrugëtimit në det të hapur frika na mbështolli trupin me mornica, jo prej të ftohtit, por prej momentin kur skafi nisi të fuste ujë. E gjitha ndodhi sa hap e mbyll sytë. Të gjithë iu dhamë detit. Veten e gjeta në ujë pa vajzën time. Shihja vetëm fytrën e mavijosur të bashkëshortit që më kërkontë ndihmë. Ndërsa unë thërrisja Esmeraldën time. Ia dëgjova zërin e mbytur nga larg dhe një tjetër zë burri që më thoshte se e kishte shpëtuar. Nuk mendova më për veten por renda me not drejt zërit që kishte vajzën time. Arrita ta kapja për dore, kur në atë moment dikush ma tërhoqi sërish. Më shkuli zemrën nga vendi që rrihte fort në përpjekje për të mbijetuar. Hëna shkëlqente ende shallin e bardhë të time bije, por imazhi i saj m’u zhduk si mirazh. E humba atë dhe bashkëshortin, të vetmit që nuk u gjetën. Mbeta qyqe me krahë hapur dhe përpëlitesha në det si pulëbardhë e plagosur. Luftova për tri orë ndërsa në mes të detit jehonte zëri im teksa thirrja Esmeralda. Isha një nënë e re 29-vjecare që fati më përplasi keq. Ende nuk mund ta besoj se nga erdhi ai shpëtim nga hici, kur një djalë i ri mundi të më shpëtonte jetën. Nuk doja të dilja e gjallë nga deti, por ai më pohoi se vajzën e kishin shpëtuar. Zemra m’u ngrit peshë dhe nuk ndjeva më acarin që më kishte përshkruar trupin. U ngjita në skafin e tij dhe dolëm në breg, me shprësën se vajza kishte mbërritur para meje. Përveç habisë së të gjithëve sesi kisha mundur të mbijetoja, ime bijë nuk ishte, por as bashkëshorti im. Që nga ai moment nuk mësova më kurrë asgjë për ta. Në mesin e 11 vetave u gjetën të pajetë vetëm trupat e dy personave. Shumë vite më dyshimet janë se vajza ime është gjallë dhe se është adoptuar në Itali. Kam 33 vite që jetoj në shtetin grek me djalin tim të vetëm, që fati e desh të mos ishte me ne atë natë të kobshme’

  • VIDEO

    Sazan Guri tregon si mori vendimin për të kandiduar për President: Isha vetëm me ndihmësin në zyrë, s'ka ndonjë shkollë të madhe, por më rri afër

    Ambientalisti Sazan Guri ka thënë se ai i plotëson të gjitha kriteret për t'u zgjedhur President i vendit, teksa u kujdes të theksonte se ai nuk ka asnjë porosi nga partitë apo bizneset. Madje ai sqaroi se vendimin për të vetëshpallur kandidaturën për President e kishte marrë duke u konsultuar vetëm më një person ndihmës që kishte në zyrë, për të cilin u shpreh se nuk as arsimim të lartë.

     
  • VIDEO

    Presidenti i ri, Sazan Guri kandidat i vetëshpallur: Nuk kam një të çarë në biografi! S'kam bërë kurrë një sherr me komshiun, jam tolerant, vij nga mali i Tomorit

    I ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, Guri tha se ai e mori vendimin për të garuar për President, pikërisht nisur nga kërkesat nga shoqëria civile, teksa thekson me bindje se i përmbush kriteret për të qenë në krye të shtetit.

    • VIDEO

      Gjikondi në Report Tv: Rama e ka caktuar presidentin! Bashkimi i PD ende larg, Berisha i pari që nuk e do, e mban me mercenarë

      Negociatat që po bën Partia Socialiste me opozitën, shoqërinë civile si edhe qytetarët, aktivistja Brizida Gjikondi e ka cilësuar një show, kjo sepse sipas saj emri i ri i presidentit është përcaktuar më herët nga kryeministri Edi Rama.

    • VIDEO

      Petulla me reçel luleshtrydhe / Sekreti i petullave ‘pancake” amerikane nga zonja Albana

      Petulla me reçel luleshtrydhe / Sekreti i petullave ‘pancake” amerikane

      Përbërësit:

      2 e 1/4 fç miell

      2 fç qumësht

      2 vezë

      1 majë luge kripë

      1/2 bustinë pluhur pjekës

      1 lgj gjalpë

      1 vasketë luleshtrydhe

      4 lugë sheqer

      Vanilje

      Përgatitja:

      Në një enë sitim miellin, krijojmë një hapësirë në qendër ku shtojmë qumështin, vezën, pluhurin pjekës dhe kripën. E trazojmë mirë brumin dhe e lemë mbuluar me pecetë të pushojë.

      Ndërkohë përgatisim reçelin e luleshtrydheve. Vendosim luleshtrydhet e prera në një tenxhere me sheqer dhe pak vanilje. I lemë të marrin valë derisa të lëshojnë lëngun e tyre dhe të trashen si reçel.

      Lyejmë një tigan (mundësisht me formë) me pak gjalpë dhe vendosim petullat lugë lugë. I skuqim për pak sekonda nga të dy anët dhe më pas i servirim duke vendosur në çdo shtresë petullash reçel luleshtrydheje.

    • VIDEO

      Supë plot shije me jeshillëqe dhe sallam nga zonja Albana

      Supë plot shije me jeshillëqe dhe sallam

      Përbërësit:

      150 gr lulelakër

      150 gr brokoli

      150 gr spinaq

      150 gr sallam

      1 kokërr qepë

      2 thelpinj hudhër

      4 patate

      100 ml pana

      Spec i kuq pluhur

      Kripë, piper i zi

      Përgatitja:

      Fillimisht presim sallamin në feta dhe e kaurdisim për pak minuta. Shtojmë një qepë të grirë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen.  Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë patatet të prera në kubikë. Hedhim ujë ose buljon dhe i lemë patatet të ziejnë. Në 5 minutëshin e fundit shtojmë brokolin, lulelakrën dhe spinaqin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund fare shtojmë panën. E lëmë supën të ajkoset dhe e shërbejmë të ngrohtë.

    • VIDEO

      Byreçka dollma të mbushura me bishta qepësh dhe vezë të ziera nga zonja Albana

      Byreçka dollma të mbushura me bishta qepësh dhe vezë të ziera

      Përbërësit:

      700 gr miell gruri

      1 lugë supe kripë

      600 ml ujë

      200 gr gjalpë

      4 vezë të ziera

      1 tufë qepë të njoma

      Kripë, piper

      Përgatitja:

      Në një tas shtojmë miellin, kripën dhe ujin. Zëmë brumin dhe e punojmë mirë. E lemë të pushojë për 10 minuta dhe më pas e ndajmë brumin në toptha mesatare.

      Tresim gjalpin dhe e hedhim në një tavë qelqi. Vendosim në tavë topthat e brumit dhe i lemë për rreth 1 orë.

      Grijmë imët bishtat e qepëve të njoma dhe i kaurdisim për pak minuta. Ndërkohë kemi zjerë 4 kokrra vezë. I presim vezët e ziera në kubikë dhe i trazojmë me bishtat e qepëve duke i spërkatur me kripë dhe piper.

      Hapim topthat e brumit në petë të vogla, vendosim mbushje me bishta qepësh dhe vezë në qendër dhe i mbështjellim njësoj siç veprojmë me dollmat.

    • VIDEO

      Këshillimi Kombëtar, situata në PD, konventa e LSI dhe lufta në Ukrainë

      Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv ka folur për Këshillimin Kombëtar. 69% e qytetarëve janë shprehur pro lejimit të amnistisë fiskale për emigrantët, ndërsa Pëllumbi shpjegoi se do të përjashtohen nga amnistia trafikantët dhe zyrtarët. Xhelal Mziu tha se 3 janë pikat që do të sjellin bashkimin e demokratëve dhe se përkrahën nga pjesa më e madhe e grupit parlamentar, ku në thelb kanë pranimin e Berishës në grupin parlamentar dhe heqjen dorë nga Apeli i vendimit të shkallës së parë për regjistrimin e statutit të Berishës. I ftuar në '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Braimllari nuk sqaroi nëse 25 korriku do të jetë edhe dita që do të rikthejë Ilir Metën në krye të LSI-së. Aiu shpreh se Meta e ka dorëzuar teserën e partisë pasi u zgjodh President, por shtoi se qëllimet e tij, për të qenë në krye të një aksioni opozitar, ai i ka bërë tashmë publike.

    • VIDEO

      Gjokë Margjoni: Drama e pronës në komunizëm

      Gushti i vitit 1974 ishte një pikë kthese në jetën e Gjokë Margjonit. Në fshatin e tij, në Kallmet të Lezhës, drejtues partiakë e kishin akuzuar se ai kishte kryer veprimtari armiqësore kundër pushtetit, sepse ai nuk pranonte që t'i dorëzonte të vjelat e ullinjve të tij. Kryesia e kooperativës në fshatin e tij kishte vendosur tia falte ullinjtë shtetit edhe pse Gjoka e disa banorë të tjerë si ai, nuk ishin dakord me këtë vendim. Gjoka ishte rebeluar e prej këtij rebelimi do të nsite për të një kalvar i gjatë dramash e persekutimi për atë vetë dhe për familjen e tij.

    • VIDEO

      Konventa e LSI për rikthimin e Metës? Braimllari: E ka dorëzuar teserën e partisë kur u zgjodh President! 25 korriku, bashkimi i jashtëzakonshëm i një aksioni opozitar

       I ftuar në '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Braimllari nuk sqaroi nëse 25 korriku do të jetë edhe dita që do të rikthejë Ilir Metën në krye të LSI-së. Aiu shpreh se Meta e ka dorëzuar teserën e partisë pasi u zgjodh President, por shtoi se qëllimet e tij, për të qenë në krye të një aksioni opozitar, ai i ka bërë tashmë publike.

    • VIDEO

      Xhelal Mziu te ‘5 pyetjet’: Berisha të mos jetë më i përjashtuar dhe të heqim dorë nga ankimimi në Apel, kjo do sjellë bashkimin e PD

      Xhelal Mziu tha se 3 janë pikat që do të sjellin bashkimin e  demokratëve dhe se përkrahën nga pjesa më e madhe e grupit parlamentar, ku në thelb kanë pranimin e Berishës në grupin parlamentar dhe heqjen dorë nga Apeli i vendimit të shkallës së parë për regjistrimin e statutit të Berishës.

    • VIDEO

      Amnistia për të ardhurat e emigrantëve, Pëllumbi në ‘5 pyetjet’: Nuk përfshihen trafikantët dhe zyrtarët! Debati me Braçen në Kongres? Doja t'i kufizoja kohën që të flisnin fermerët

      Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv ka folur për Këshillimin Kombëtar. 69% e qytetarëve janë shprehur pro lejimit të amnistisë fiskale, ndërsa Pëllumbi shpjegoi se do të përjashtohen nga amnistia trafikantët dhe zyrtarët.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv