• VIDEO

    U tërhoq nga gara për kandidat për degën e Kukësit, Elezi: ‘Rithemelimi’ shtoi në listën e zgjedhjeve 200 emra të rinj pa verifikim! Gara brenda PD-së duhet të ishte e ndershme

    Elezi tha se 200 anëtarë të rinj u shtuan në lista, ndërkohë që u larguan anëtarë të vjetër. Sipas tij nuk kishte asnjë mundësi që të bëhej verifikimi i anëtarëve të rinj, duke konostatuar në këtë mënyrë manipulimin në listat e anëtarëve.\

  • VIDEO

    Supa e beut nga zonja Albana

    Supa e beut

    Përbërësit:

    4 racione mish pule

    2 lgj vaj ulliri

    2 karrota

    1 qepë

    1 thelpi hudhër

    2 lgj miell

    1/2 fk makarona të vogla supe

    1 tufë majdanoz

    Lëng limoni

    Gjalpë i freskët

    Buljon pule

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Mishin e pulës e vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë. Pasi të ziejë kullojmë buljonin dhe mishin e ndajmë në fije. Në një tenxhere me pak gjalpë kaurdisim qepën, hudhrën dhe karrotën e grirë në rende. Shtojmë pak miell dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas hedhim buljonin e pulës dhe e lemë të ziejë për rreth 20 minuta. Shtojmë mishin e pulës në fije dhe makaronat e vogla. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë supën të ziejë për rreth 15 minuta. Në momentin e servirjes e spërkasim me gjalpë të tretur dhe piper.

  • VIDEO

    Jahni me patëllxhanë nga zonja Albana

    Jahni me patëllxhanë

    Përbërësit:

    4 patëllxhanë

    4 patate

    1 qepë

    2 thelpinj hudhër

    1 lgj salcë domate

    4 domate të vogla

    1 gjethe dafine

    3 lgj vaj ulliri

    Kripë, piper

    Bimë aromatike

    Përgatitja:

    Lajmë dhe pastrojmë patëllxhanin dhe patatet. Më pas i presim në kubikë të mëdhenj. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën dhe hudhrën e grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta. Shtojmë salcën e domates dhe ujë të ngrohtë sa të mbulohen perimet. Rregullojmë shijen me kripë, piper, pak sheqer dhe 1 gjethe dafine dhe e lemë gatimin për rreth 25 minuta në temperaturë mesatare. Në fund mund të shtojmë bimë aromatike sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Picë me brumë thjerrëzash nga zonja Albana

    Picë me brumë thjerrëzash

    Përbërësit:

    300 gr thjerrëza

    1 filxhan miell

    1 kokërr vezë

    1 thelpi hudhër

    1 filxhan ujë

    Rigon

    Borzilok

    Kripë, piper

    Mbushja sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Fillimisht ziejmë thjerrëzat, i shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe i kalojmë në një blender. Shtojmë pak miell, një vezë, një filxhan ujë, kripë, piper, rigon dhe borzilok. E punojmë mirë brumin dhe e vendosim në një tavë duke e niveluar mirë. Mbi bazën e brumit të thjerrëzave vendosim pak djathë pice, proshutë dhe domate qershi. E vendosim picën të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.

  • VIDEO

    Pite me niseshte dhe presh nga zonja Albana

    Pite me niseshte dhe presh
    Përbërësit:

    200 gr miell
    70 gr niseshte
    1 bustinë pluhur pjekës
    50 ml vaj ulliri
    60 ml ujë
    1-2 presh
    1 fç ullinj
    1 tufë nenexhik
    Kripë, piper
    Fara susami
    Përgatitja:
    Në një enë përziejmë miellin me niseshten, kripën dhe pluhurin pjekës. Shtojmë më pas preshin e grirë imët, ullinjtë e prerë në feta, nenexhikun, vajin e ullirit dhe pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e hapim piten në një tepsi. E nivelojmë mirë, e spërkasim me fara susami dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë për 40-45 minuta.
     

  • VIDEO

    Javë pasionante dhe plot të papritura, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla

    Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 18 Prill deri në 24 Prill) për të gjitha shenjat, ndërsa tha se pritet të jetë një javë pasionante si dhe një periudhë për të marr vendime të mëdha:

    “Është koha ideale që përfitojnë shumë nga shenjat si Dem, Virgjëreshë Bricjap, Gaforre, Akrep, Peshqit e 10-ditëshit të dytë. Afërdita në Uranë kanë një ndikim shumë të madh në fushën sentimentale dhe përfitojnë shumë të shenjës së tokës, Demi, Virgjëresha, Bricjapi dhe shenjat e ujit siç është Gaforre, Akrep, Peshk të 10-ditëshit të dytë. Ka një ndikim shumë të mirë kjo javë, është një javë pasioni, e marrjeve të vendimeve të mëdha  në cështje të punës dhe karrierës” u shpreh ai.

    Parashikimi i yjeve për këtë javë:

    Dashi- Tani në këtë periudhë keni momentin më perfekt dhe historik për zhvillime të reja, mundësi të reja që mund t’i realizoni pikërisht tani. Nga e hëna deri të dielën mundësitë janë shumë të mëdha në lidhje me punën, me karrierën, me kontrata të rëndsishme, në lidhje me udhëtimet. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, lidhjet me Peshore, me Luanë, me Bricjap është diçka shumë pozitive, ideale  në çështjet që ju keni. Keni mundësi për t’i stabilizuar gjërat siç dëshironi.

    Demi- Një kujdes të veçantë duhet të bëni me disa biseda që do të bëhen këto dy tre ditë. Nëse keni për të bërë një takim ditën e martë, të mërkurë ose të premten  ose të shtunë, është perfektja më mirë që ta bëni takimin të premten ose të shtunën. Dita e dielë është e rëndësishme në lidhje me vendimet që do të merrni. Tani është momenti më perfekt më ideal për ju të kësaj shenje, duke pasur parasysh edhe ndryshimet e mëdha që keni tani e tutje. Stabilizimi ekonomik, mundësitë që kanë të bëjnë me një çështje kontrate, një çështje ligjore merr fund dhe dilni të fituar.

    Binjakët- Përfitime të mëdha do të keni në fushën e anës shpirtërore, familjare. Në lidhje me çështjet e ndryshimit të punës mirë do të ishte që t’i bisedoni përpara  ose një kontratë e rëndësishme është momenti tani që ta bëni.  Vazhdimësia dhe stabilizimi është ideal, nuk keni përse të shqetësoheni, përveçse jo shumë fjalë.

    Gaforrja- Duhet të jenë shumë të kujdesshëm në ekonomi përsa i përket kësaj jave. Nuk është se nuk do të harxhoni por lajme të mira do të merrni këtë javë, sidomos ju që keni biznese të mëdha ose keni kontrata me shtetin. Në fushën që ka të bëjë me anën shpirtërore mundësitë që janë me Akrep, Dem është shumë e rëndësishme pasi njohja mund të shkojë deri në martesë.

    Luani- Nëse nuk keni marr lajm për një document apo blerje është momenti ideal. Një çështje shpirtërore me Peshk dhe me Shigjetarë nëse keni pasur probleme ose jeni ndarë, duket se tani është mirë për ta ribiseduar.

    Virgjëresha- Vazhdimësia dhe puna, karriera, nismat e reja janë të mirëpritura për ju keni mundësinë për t’I stabilizuaar.Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Dem, Gaforre, Ujorë është mundësia shumë e mirë dhe stabilizuese.

    Peshorja- Ajo që do të fokusoheni më tepër këtë javë, ka të bëjë më tepër me punën private ose në shitje, keni për të shitur një objekt ose për të nisur diçka të re është momenti tani. Për çështje dokumentacioni është koha dhe momenti ideal. Po ashtu edhe në karrierë, keni një moment shumë të mirë tani.Në çështjet shpirtërore duhet pasur kujdes pasi e keni lënë pas dore sidomos lidhjet me Gaforre dhe me Ujorë bëni kujdes mos u nxitoni.

    Akrepi- është një javë e mbushur me ngjarje të rëndësishme në anën ekonomike. Këtë javë dalin në sipërfaqe gjëra që nuk duhet të dalin, prandaj trokisni diku për të zgjidhur këtë problem, nëse nuk e zgjidhni atëherë është një problem i madh. Në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me anën ekonomike dhe shpirtërore, me Akrep, Binjakë, Dash është shumë pozitive  dhe madje ideale.

    Shigjetarët- Është një javë shumë e mirë me investimet, një nga mundësitë më të mira në ekonomi, në stabilizmin ekonomik është momenti i duhur për të stabilizuar gjërat.Në çështjet shpirtërore, lidhjet me Peshk, Ujorë, është momenti më i mirë për të shkuar deri në martesë.

    Bricjapët- Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore do të keni kujdes me një Akrep ose me një Binjak, kini kujdes!

    Ujorët- Lidhen shumë me bizneset, por për ju që nisni një degë për të studiuar  menaxhim biznesi, shkenca politike jeni shumë të fituar.Ju që keni për të dhënë provime këtë javë dilni shumë të fituar, sepse dielli në trekëndësh me hënën dhe ndikimi qëka të bëjë me uranin.

    Peshqit- Periudha më e mirë dhe vendimtare për ekonominë. Nëse keni për të bërë shitje apo blerje në këtë javë në asnjë mënyrë. Në anën shpirtërore, lidhjet me Gaforre, me Shigjetarë, me Dem, është ideale dhe favorite, dhe një shtazani mund të realizohet.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 18 Prill 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Alibeaj me platformë bashkimi e Rithemelimi zgjedh krerët e rinj të degëv e te "Non Grata" revolucioni politik që solli SHBA e deri tek fqinji ynë dhe një shantazh.

  • VIDEO

    Një vizitë mjeksore në fshatin Ferraj

    Mjeksja Esmeralda Ismailaj dhe infermierja Vera Pengu mbërrijnë në fshatin Ferraj në Njësinë Administrative Dajt, për një vizitë mjeksore për të vizituar një grua të moshuar që nuk shkon dot në ambulancën e qendrës.

  • VIDEO

    Dajti dhe ambulancat e fshatrave

    Klevin Lala, përgjegjës I zyrës së shërbimeve publike në Njësinë Administrative Dajt, flet mbi menaxhimin e punës në qendrat shëndetsore të zonës.

  • VIDEO

    Ambulanca e fshatit Tufinë

    Mjekja Esmeralda Ismailaj rrëfen vështirësitë e kohës së pandemisë Covid 19, përpjekjet e stafit mjeksor për kontrollin dhe shërbimin e banorëve që vuajtën nga pandemia, si dhe puna sot për vizitat mjeksore në shtëpitë e banorëve, sidomos të pacientëve me sëmundje kronike.

  • VIDEO

    Dajt, punojmë me dashuri për jetën

    Destinacioni I fundit I grupit të xhirimit të emisioneve Veri Jug është Tirana, periferia e saj rrëzë malit Dajt, në Tufinë dhe dy fshatra rreth saj. Postpandemia covid 19, jeta dhe puna e grupit të mjekëve në qendrën shëndetsore të Tufinës, vizitat mjeksore në familjet e fshatrave Ferraj dhe Tujan dhe vizitat mjeksore përgjatë një dite të zakonshme në ambulancën e Tufinës. Ndiqni reportazhin “Dajt, punojmë me dashuri për jetën” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

  • VIDEO

    Teatër i nëntokës me xham? Dimali pasuron historinë tonë, Kryebashkiakja rrëfehet ‘N’kohë’

    Rrugëtim historik në qytetin Ilir. Në fakte dhe dëshmi reale u realizua këtë të shtunë emisioni “N’kohë” me gazetarin Ermal Qori, në Report Tv. Qytetin e quajtur Dimal, dhe me një histori që na bën krenar të gjithëve, e vizituam së bashku me kryebashkiaken Juliana Memaj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv