-
VIDEO
Ja si të ngyrosim vezët e kuqe të pashkëve nga zonja Albana
Zonja Albana tregoi sot në rubrikën e gatimit në "Rreze Dielli" se se si të ngyrosni vezët e kuqe të pashkëve.
-
VIDEO
Pulë në tigan me domate qershi dhe kërpudha nga zonja Albana
Pulë në tigan me domate qershi dhe kërpudha nga zonja Albana
Përbërësit:
1 pulë
500 gr kërpudha
100 ml verë e bardhë
7-8 domate qershi
½ lk piper i kuq
½ fç salcë keçap
1 lgj gjalpë
1 lgj vaj ulliri
Koncentrat
Rozmarinë
Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim pulën të ndarë në racione me pak gjalpë dhe vaj ulliri. Më pas vendosim kërpudhat dhe vazhdojmë kaurdisjen. E shuajmë me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli e spërkasim me kripë, piper të zi, piper të kuq (fara speci djegës) dhe shtojmë salcën keçap. Kemi ngrohur ujë ku kemi shtuar pak koncentrat. Hedhim buljonin në tenxhere, shtojmë rozmarinë dhe domatet qershi në fund dhe e lemë pulën me kapak mbuluar të gatuhet avash avash.
-
VIDEO
Speca me salcë kosi dhe pana nga zonja Albana
Speca me salcë kosi dhe pana nga zonja Albana
Përbërësit:
400 gr speca
1 lgj gjalpë
200 gr salcë kosi
200 ml pana
½ ls koncentrat
½ tufë kopër
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht pjekim specat në sobë. I mbulojmë më pas me një qese dhe largojmë lëkurën. Salcën e kosit e përziejmë me panën derisa të bëhet kremoze. Rregullojmë shijen e salcës me kripë dhe piper, ndërsa specat i spërkasim me pak koncentrat. I vendosim specat në një tas balte së bashku me kremin e kosit në furrë në 200 gradë për 10 minuta.
-
VIDEO
Çyrek, buka e ëmbël e pashkëve sipas zonjës Albana
Çyrek, buka e ëmbël e pashkëve sipas Albanës
650 gr miell
40 gr maja e freskët
200 ml ujë i vakët
200 gr sheqer
125 gr gjalpë
2 kokrra vezë
50 ml lëng portokalli
7 gr mahlep
2 gr kardamon
2 gr mastika
2 gr kripë
Përgatitja:
Në një tas shtojmë majanë e butë, sheqerin, pak miell dhe ujë të vakët. E përziejmë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe e lemë 20 minuta të pushojë.
Në një tas vendosim gjalpin e tretur (jo të gjithë masën), sheqerin dhe vezët. I trazojmë derisa sheqeri të tretet, më pas shtojmë lëngun dhe pak lëkurë portokalli. Tek mielli kemi hedhur kripën, mahlepin, kardamonin dhe mastikën. E shtojmë miellin tek vezët e rrahura me sheqerin, shtojmë dhe majanë e aktivizura dhe e punojmë mirë brumin e bukës të cilin më pas e lemë të pushojë mbuluar me pecetë në një vend të ngrohtë për rreth 1 orë – 1 orë e 30 minuta derisa masa të dyfishohet.
Lyejmë duart me pak gjalpë dhe ndajmë brumin në tre pjesë. Secilën pjesë e punojmë dhe e lemë të qëndrojë për 5 minuta. Më pas secilës ndarje i japim një formë shufre dhe thurim një gërshet. E vendosim bukën gërshet në një tepsi ku kemi vendosur një letër pjekje. E lemë përsëri të pushojë. Rrahim një vezë me pak ujë dhe lyejmë me furçë sipërfaqen e bukës. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 160 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 21 Prill 2022
Titujt e gazetave për sot, nga deputetët e PS propozojnë 67 emra për President te Berisha tryezë për energjinë e Ahmetaj thotë se do mbrojmë familjarët nën 700 kWh e deri tek kërcasin gjobat tek Partizani pas eliminimit në Kupë.
-
VIDEO
PS bën lëshimin e parë për Presidentin
Cilido që do pranojë të kandidojë për president të Republikës duket të kalojë në filtër, një sitë të imtë të vettingut, që do të tregojë se kush është më i miri për të drejtuar vendin 5 vitet e ardhme, Ky propozim ka ardhur nga avokati Idajet Beqiri. Mirëpo, ish-kreu i KQZ-së, konstutocialisti Kristaq Kume, e cilëson si një proces të pamundur.
-
VIDEO
Presidenti i ri/ Beqiri në 'Repolitix': 'Vetting' kandidatëve për president! Kume: E pamundur! Skënderi: Procesi, populizëm i frikshëm! Muça: Është transparencë
Cilido që do pranojë të kandidojë për president të Republikës duket të kalojë në filtër, një sitë të imtë të vettingut, që do të tregojë se kush është më i miri për të drejtuar vendin 5 vitet e ardhme, Ky propozim ka ardhur nga avokati Idajet Beqiri. Mirëpo, ish-kreu i KQZ-së, konstutocialisti Kristaq Kume, e cilëson si një proces të pamundur.
-
VIDEO
Presidenti i ri, analisti Erl Murati: Maxhoranca dhe opozita nuk do gjejnë konsensus, PS do vendosë vetë për kreun e ri të shtetit
Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjen e presidentit të ri, ku sot Taulant Balla u takua me përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile, por për analistin Erl Murati maxhoranca nuk do të gjejë konsensus me opozitën. Murati u shpreh në Report Tv se Partia Socialiste do të vendosë vetë për kreun e ri të shtetit në raundin e katërt të votimeve.
-
VIDEO
Fasha e 700 kWv, Koti në Report Tv: Penalizuese, tregon hapur keqmenaxhimin e energjisë! Amnistia fiskale pozitive, por duhet transparencë, të hetohet çdo rast
Deputetja e PD, Sorina Koti tha se plani i qeverisë për pagimin më shtrenjtë të energjisë nga familjet që konsumojknë më shumë se 700 kWv është penalizues dhe se tregon hapur keqmenaxhimin e burimeve.
-
VIDEO
Nënë e babë më fëmijë të sëmurë në çadër, kryetari bashkisë jep lajmin e mire
Emiljano është djali i vetëm i familjes Balliu nga fshati Tërbaç në Elbasan. 3 anëtarët e kësaj familje prej 5 vitesh jetojnë në këtë çadër në kushte tejet të vështira. 24-vjeçari ka mbetur i paralizuar që foshnjë, pasi një temperaturë e lartë i shkaktoi goditje në tru. Sikur të mos mjaftonte kjo vuajtje për të birin Xhemal dhe Vule Balliu mbetën pa shtëpi, kur rrëshqitja e dherave i mori para gjithcka kishin ngritur me mund dhe djersë deri në atë kohë. Mes vuajtjeve të pafundmeata mbetën mes katër rrugëve, ndërsa deri më tani nuk kanë mundur të marrin asnjë lloj shpërblimi. Kryefamiljari është gjithashtu i sëmurë dhe e vetmja që kujdeset për të dy babë e bir është Vulja 54-vjecarja, e cila gjithë jetën ka mbajtur mbi shpinë hallet e familjes. Fati i keq e deshi që i biri të jetojë gjithë jetën në një karrocë me rrota, ndërsa 3 anëtarët e kësaj familje mbajnë frymën gjallë vetëm me kempine të birit. Këto janë kushtet ku jetojnë ende sot, ku jo pak të vështira kanë qenë muajt e acartë që u është dashur të kalojnë. Ata bëjnë apel për ndihmë nga kjo çadër ku kanë shtyrë 5 vite të mundimshme.
-
VIDEO
Fatos Çoçoli për Report TV: Ekonomia jonë ka gjetur normalitet në çmime të larta
-
VIDEO
Magjistari 12-vjeçar i mahnit të gjithë, mjeshtër i trukeve me letra, shihni performancën e tij
Erdi Balla është vetëm 12 vjeç por me një pasion tepër të madh për truket e letrave, duke u kthyer në një “magjistar” të vërtetë. Në një intervistë në emisionin “Rreze dielli” ai solli disa performance që i çuditi të gjithë, duke bërë truke të ndryshme me letra.