-
VIDEO
Vogëlushja dhuron flokët për fëmijët e sëmurë, gjesti që i preku të gjithë
Emilja Qeleposhi ishte vogëlushja që i preku të gjithë me gjestin e saj në emisionin “Rreze dielli”. 8-vjeçarja dëshironte të dhuronte flokët për fëmijët e sëmurë, për këtë arsye ajo e shoqëruar nga e ëma, preu flokët live për të dhënë dhe një mesazh të bukur.
-
VIDEO
'Si humba 24 kg brenda pak muajsh', gazetarja rrëfen eksperiencën e saj me mbipeshën
Gazetarja Alice Taylor në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” tregoi eksperiencën e saj se si humbi 24 kg brenda disa muajsh, për shkak të problemeve me shëndetin dhe mbipeshën.
-
VIDEO
Tavë me kunguj nga zonja Albana
Tavë me kunguj
Përbërësit:
1 kg kunguj
4 vezë
200 gr kos
1 lgj gjalpë
1 lgj miell
1 lgj galetë
Arrë moskat
Kripë, piper
Djathë kaçkavall
Përgatitja:
Presim kungujt dhe i kaurdisim me kapak mbuluar derisa të zbuten pak. I vendosim kungujt në një tavë dhe i spërkasim me galetë. Vendosim në një enë kosin, vezët, gjalpin, miellin, arrën moskat, kripën dhe piperin. E trazojmë mirë dhe e hedhim sipër kungujve. Nivelojmë sipërfaqen, e spërkasim me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.
-
VIDEO
Midhje me salcë domate nga zonja Albana
Midhje me salcë domate
Përbërësit:
1 qepë e vogël
4 thelpinj hudhër
1 kg midhje
200 ml verë e bardhë
200 gr qepujka konservë
1 dorë spinaq
1 gjethe dafine
1 domate
Salcë domate
Vaj ulliri
Spec djegës
Kripë, piper
Majdanoz
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë midhjet. Grijmë qepën dhe hudhrën imët dhe e kaurdisim në një tigan me pak vaj ulliri. Shtojmë specin e kuq dhe salcën e domatës së bashku me një domate të prerë në kubikë. Vazhdojmë trazimin për disa minuta dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë midhjet, qepujkat konservë dhe një gjethe dafine. Hedhim pak ujë të ngrohtë dhe i lemë midhjet të gatuhen derisa të hapen. Në 5 minutëshin e fundit e spërkasim gatimin me kripë, piper dhe majdanoz.
-
VIDEO
Çorbë me kos nga zonja Albana
Çorbë me kos
Përbërësit:
1 vezë
4 lgj kos
2 e ½ lgj miell
1 lç uthull
1 thelpi hudhër
1 ls kripë
200 ml ujë
Pluhur spec i kuq
Vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim kosin, vezën, kripën, miellin, uthullën dhe hudhrën. E përziejmë mirë dhe më pas shtojmë ujin. E vendosim tenxheren në vatrën e sobës dhe e përziejmë derisa supa të marrë valë dhe të lidhet. Aromatizojmë pak vaj ulliri me spec të kuq pluhur dhe servirim supën e ngrohtë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 20 Prill 2022
Titujt e gazetave për sot, nga PS nis procesin për zgjedhjen e presidentit dhe nuk përjashton Ornaldo Rakipin te manual për luftën në PD e deri tek "demi" Lautaro shtrin Milanin.
-
VIDEO
Ps kërkon presidentin ''Anti-Meta''
Jo vetëm klasa politike, por i gjithë opinioni publik është nën ethet e emrit për presidentin e ri. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV të ftuarit diskutuan për negociatat mes partive politike, por kishin edhe ata propozimet e tyre.
-
VIDEO
Të gjithë në kërkim të një emri, ja propozimet për presidentin e ri në ‘Repolitix’
Jo vetëm klasa politike, por i gjithë opinioni publik është nën ethet e emrit për presidentin e ri. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV të ftuarit diskutuan për negociatat mes partive politike, por kishin edhe ata propozimet e tyre.
-
VIDEO
PD do negociojë me Alibeajn për presidentin e ri, Hoxha në Report Tv: Kjo tregon që i shërbejnë Ramës! Bashkimi i demokratëve në bazë ka nisur
Partia Socialiste përjashtoi Sali Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit nga negociatat për zgjedhjen e Presidentit të Ri, por për mbështetësin e ‘Foltores’ Lisandër Hoxhën, kjo tregon se Enkelejd Alibeaj dhe grupi i deputetëve që e mbështet atë i shërbejnë Edi Ramës.
-
VIDEO
Fenomeni i largimit të të rinjve, psikologja Muçaj për Report Tv: Duhen bërë më shumë investime mbi punësim! Të rinjtë duhet ta shohin të ardhmen e tyre këtu
Largimi i të rinjve është një plagë e madhe e shoqërisë sonë. E ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj për të folur në lidhje me këtë fenomen shqetësues ishte psikologja Arjana Muçaj. Ajo shpjegoi faktorët që i shtyjnë të rinjtë drejt zgjedhjes për të ikur, gjithashtu dhe për mundësitë që duhet të shfrytëzohen që të shikojnë të ardhmen e tyre në këtë vend dhe jo jashtë.
-
VIDEO
Zgjedhja e Presidentit, deputeti Metaj në Report Tv: Nëse negociatat dështojnë PS i jep shqiptarëve emrin që meritojnë! Tërheqje veshi nga Rama? Disiplina në grup, e rëndësishme
Partia Socialiste synon që t’i japë vendit një President të ri që i plotëson tyë gjitha kriteret e kreut të shtetit që meritojnë shqiptarët. Qëndrimin e ka ripërsëritur në Report Tv edhe një herë deputeti socialist i Qarkut Vlorë, Ilir Metaj.
-
VIDEO
Babai i dëbon të dashurën nga shtëpia, ‘arratiset’ nga Tirana 22-vjeçari
Bëri sherr me babanë, pasi i përzuri të dashurën. 22-vjecari Arlind Sina zhduket nga banesa në shkurt të këtij viti. I ati Shkëlqim Sina kërkon ndihmë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv. Pas divorcit të prindërve 22-vjecari jetonte me babain, në zonën e Tiranës së Re, aty ku edhe humbi çdo kontakt. 62-vjeçari pranon se është konfliktuar me më parë me të birin, konflikt i cili degjeneroi deri në dhunë fizike. Pas kësaj, Arlindi lë banesën duke marr me vete edhe sendet personale. ’Bëmë llafe para disa ditësh me djalin, se kishte një shoqe dhe vinte bashkë me të në shtëpi. Unë i thashë: ’po e do e mere’, por atij i mbeti hatri dhe filloi të mos fliste më me mua. Unë vendosa të rri në dhomën time i thashë dhe djalit jetoni këtu. Por me atë nuk mund të flasësh dot, janë një brez tjetër këta. Nuk e mora me mend se do të largohej nga shtëpia, ndërsa kishte marrë me vete dhe sendet personale. Kam shkuar edhe në lokalet që ai frekuentonte por nuk e kam gjetur aty. Nëse kam bërë faj të më thotë dhe unë i bie në gjunjë, por s’e di çfarë faji kam. Më paskan dashur për ato 1-2 milionë që merrja unë në muaj. Djali merrte 600 euro nuk paguante as dritat, por të paktën të më lënë në hallet e mia. Atë ditë që shkova në shtëpi dhe s’i gjeta kishte marrë çdo gjë kishte boshatisur shtëpinë. Ndoshta jetojnë bashkë, unë dëshirën e kam të mblidhen në shtëpi.Kohët e fundit kam menduar t’i bëj keq vetes sime. As fjala nuk më ngushëllon më tani. Për afro dy muaj Arlindi i ka bërë ’block’ të atit në telefon, ndaj i penduar 62-vjeçari kërkon t’i kërkoj publikisht falje për gjithçka ka ndodhur mes tyre. I kam rënë numrit të tij, por Arlindi më ka bërë “block”. Ku nuk më shkon mendja, më është bërë shtëpia si varr. Unë i bëj thirrje të treve, ish-nuses dhe dy djemve, ejani të bashkohemi. Këtë dua. Nuk erdha vetëm për Arlindin, por për të tre, për të bashkuar familjen, se nuk vuajmë as për bukë e as për shtëpi. Jam në një moshë që dua të bëhem gjysh të përkëdhel fëmijën e djemve.