• VIDEO

    Skolioza, ja sportet që ndihmojnë fëmijët me këtë problematikë

     

    Aktiviteti fizik është tepër i rëndësishëm në çdo moshë, trajnerët dhe mjekët sygjerojnë fillimin e tij që në moshë fare të vogël. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” trajneri Iris Selimi dhe mjeku Neritan Kurteshi  folën për benefitet e sportitet tek fëmijët.

  • VIDEO

    Dobitë e aktivitetit fizik në çdo moshë, cilat janë sportet më të përshtatshme për fëmijët?

     

    Aktiviteti fizik është tepër i rëndësishëm në çdo moshë, trajnerët dhe mjekët sygjerojnë fillimin e tij që në moshë fare të vogël. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” trajneri Iris Selimi dhe mjeku Neritan Kurteshi  folën për benefitet e sportitet tek fëmijët.

  • VIDEO

    Eksperti i energjisë, Elezi: 65% e familjeve shqiptare shpenzojnë mbi 700 kWh! Qeveria s’duhet të ndërhyje në çmimin e energjisë! Nuk ka krizë, por vjedhje

    65% e familjeve shqiptare harxhojnë më shumë se 700 kilovat/orë. Kështu deklaroi në Report Tv eksperti i energjisë, Eduard Elezi, i cili theksoi se qeveria nuk duhet të ndërhyjë në ndryshimin e çmimit të energjisë

  • VIDEO

    Sekreti si të ngjyrosni vezët e pashkëve shpejtë dhe bukur nga zonja Albana

    Vezët e pashkëve

    Përbërësit:

    Vezë

    Ngjyrues

    Uthull

    Vaj

    Kripë

    Përgatitja:

    Vezët e temperaturës së ambjentit i vendosim në një tenxhere dhe i mbulojmë me ujë. I lemë vezët të ziejnë për 20 minuta në nxehtësi të ulët.

    Në një gotë hedhim ujë, dy lugë uthull dhe ngjyruesin. Pasi vezët të kenë zier i vendosim në një letër kuzhine dhe i lyejmë me vaj me ndihmën e një pambuku.

     

  • VIDEO

    Si të përgatisim bukën e pashkëve në pak minuta nga zonja Albana

    Si të përgatisim bukën e pashkëve në pak minuta

    Përbërësit:

    500 gr miell

    1 ls kripë

    1 lç sheqer

    1 lç sodë

    Përgatitja:

    Formojmë brumin duke e punuar mirë derisa të bëhet një brumë kompakt. I japim formën e një buke rrumbullake dhe me majën e një thike bëjmë në mes një kryq, në këtë mënyrë buka pasi të piqet ndahet në 4 pjesë.

     

     

  • VIDEO

    Haxhimakulle, ëmbëlsira e vjetër shkodrane me shërbet nga zonja Albana

    Haxhimakulle – ëmbëlsirë me sherbet

    Përbërësit:

    500 gr miell

    250 gr gjalpë i freskët

    4 të verdha vezësh

    4 lgj sheqer pluhur

    1 lk sodë buke

    Shërbeti:

    500 gr sheqer

    350 ml ujë

    Përgatitja:

    Rrahim të verdhat e vezëve me gjalpin dhe sheqerin pluhur derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Sa më shumë të rrihen vezët me sheqerin dhe gjalpin aq më e mirë do të dalë ëmbëlsira. Pasi të kemi përfunduar me rrahjen shtojmë miellin e situr dhe sodën e bukës. E trazojmë mirë dhe e punojmë brumin për rreth 50 minuta.

    Në një tavë shtrojmë letër pjekje dhe vendosim ëmbëlsirën të bërë në toptha rrumbullake dhe te shtypura pak me dorë. Në qendër sipas dëshirës mund t’i vendosim një bajame ose pak rrush të thatë. I vendosim gurabijet të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Pasi të marrin ngjyrë të kuqerremtë i lemë të ftohen dhe i sherbetosim me sherbetin e nxehtë.

     

  • VIDEO

    Frikaseja më e shijshme me pulë, jeshillëqe dhe kërpudha nga zonja Albana

    Frikaseja më e shijshme me pulë, jeshillëqe dhe kërpudha

    Përbërësit:

    4 racione mish pule

    1 lgj mustardë

    2 lgj vaj ulliri

    1 kokërr qepë

    1 thelpi hudhër

    200 gr kërpudha

    1 lgj gjalpë

    2 lgj miell

    80 ml verë e bardhë

    400 ml ujë

    2 qepë të njoma

    500 gr jeshillëqe

    ½ tufë kopër

    1 limon (lëng + lëkurë)

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tigan ose tenxhere ngrohim pak vaj ulliri dhe vendosim pjesët e pulës të marinuara me kripë dhe piper. I kaurdisim sa të marrin një ngjyrë të lehtë dhe i largojmë nga tigani. Në po atë yndyrë shtojmë pak gjalpë dhe kaurdisim qepën e thatë të grirë imët, hudhrën dhe kërpudhat të prera në katër pjesë. Vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta dhe më pas shtojmë jeshillëqet. Vendosim kapakun dhe sapo volumi i jeshillëqeve të jetë ulur shtojmë pak miell dhe e shuajmë gatimin me verë të bardhë. E lemë për 2-3 minuta sa të avullojë alkooli, shtojmë pjesët e pulës, ujë të ngrohtë dhe qepët e njoma të grira imët së bashku me koperën. E lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare për rreth 15 minuta. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper, mustardë, lëng dhe cipë limoni të grirë imët.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 14 Prill 2022

    Titujt e gazetave per sot,nga nisma e qeverise se kush harxhon mbi 700 kWh energji paguan me shume te Berisha thote se vetem ai e mund Edi Ramen e deri tek Vllaznia-Laci ne finale te Kupes e Partizani ne lot.

  • VIDEO

    Lufta në Ukrainë, Mici: Sot Putin i vetëm, pa aleat! Cuko: Shqipëria të armatoset, asnjë aleancë s’është e përjetshme! Nesturi: Europa më e interesuar se SHBA për paqen

    Analisti Ervin Mici i ftuar në Report Tv për të folur rreth agresionit dhe luftës në Ukrainë, tha se Putin ka mbetur i vetëm dhe Rusia pa asnjë aleatë.

  • VIDEO

    Fatos Çoçoli për Report TV: Kanabisi mjeksor, përfitime ekonomike

    Fatos Çoçoli për Report TV: Kanabisi mjeksor, përfitime ekonomike

  • VIDEO

    Si është të punosh me Ramën? Rrëfehet Bora Muzhaqi në Report Tv: Sfiduese, por pranon edhe mendimet kritike

    Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka rrëfyer në Report Tv sesi është të punosh me kryeministrin Edi Rama. Muzhaqi thotë se është tepër e sfiduese të punosh me Ramën. Por, Muzhaqi thotë se Rama është ndryshe nga çfarë shfaqet në ekran, pasi i pranon edhe mendimet kritike që i vijnë nga bashkëpunëtorët e tij.

    “Është sfiduese, e vështirë, duhet të jesh gjithë kohën gati për të kthyer përgjigje për çdo punë që ke marrë në ngarkim. Për mua është si proces mësimi, çdo ditë mësoj diçka të re. Një surprizë, të paktën për mua që më parë e shihja nga ekrani, është i hapur ndaj mendimeve kritike që i vijnë nga bashkëpunëtorët e tij. Kjo gjë mua më ka habitur. Është ndryshe nga çfarë mund të kesh parë në Tv”, tha Muzhaqi në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj.

  • VIDEO

    Hajdari: Nuk kandidoj për kreun e PD, partia ka nevojë për ekip, jo për individ! Saliu: Meta nuk kthehet në krye të LSI, do krijojë parti të re

    Rudina Hajdari nuk do të jetë një kandidate për kreun e Partisë Demokratike. Ajo është e mendimit që ajo që kanë nevojë më së shumti demokratët është ekipi dhe jo individi, ndalur këtu te Sali Berisha.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv