-
VIDEO
Si të shkrepësh foton perfekte të pjatave dhe ushqimeve të ndryshme për Instagram
Në këtë material do të gjeni këshillat që duhen për të shkrepur foton perfekte të pjatave që dekoroni.
-
VIDEO
‘Të bësh art në pjatë’ ja si ta dekoroni dhe servirni pjatën tuaj që të duket si e restorantit
Anila Hetoja është Interior Designer dhe dëshirën për të dekoruar e ka edhe tek pjatat që servir për familjen e saj. Pikërisht këtë pasion ajo e rrëfeu edhe në ‘Rreze Dielli’, ku tregoi se si I dekoron pjatat që të duken po aq bukur sa në restorant.
-
VIDEO
Vetëm 11-vjeç, por po bëjnë namin në botën e artit dhe modelingut
Grejs Lita dhe Rohela Bodlli janë dy vajzat talent, të cilat me historitë e tyre janë frymëzim për moshatarët, që të ndjekin ëndrrat dhe dëshirat që kanë. Edhe pse në moshë të vogël I janë përkushtuar kaq shumë shkollës dhe shumë aktiviteteve të tjera nga kërcimi, muzika, aktrimi, moderimi dhe modelingu. Kanë provuar çdo fushë dhe shkëlqejnë në gjithçka.
-
VIDEO
Petulla me erëza, bimë aromatike dhe djathë nga zonja Albana
Petulla me erëza, bimë aromatike dhe djathë
Përbërësit:
400 gr miell
1 kokërr vezë
200 ml kos
2 lgj djathë të bardhë të thërrmuar
Kopër
Nenexhik
Majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tas oval hedhim të gjithë përbërësit e petullave me rradhë: kos, vezë, djathë të bardhë të thërrmuar, kripë, piper, erëza dhe bimë aromatike dhe në fund miellin me pak sodë buke. E trazojmë mirë brumin derisa të bëhet një brumë elastik dhe i trashë. Petullat i skuqim lugë-lugë në vaj të nxehtë.
-
VIDEO
Biskotat e pashkëve nga zonja Albana
Biskotat e pashkëve
Përbërësit:
250 gr gjalpë
150 gr sheqer
2 të verdha vezësh
1 majë luge kripë
60 ml lëng portokalli
450 gr miell
1 bustinë pluhur pjekës
15 ml konjak
1 lk sodë
Mastik
Për lyerjen e biskotave:
1 vezë
1 ls ujë
Përgatitja:
Fillimisht sitim miellin dhe e përziejmë me pluhurin pjekës, ndërsa tek sheqeri shtojmë mastikën. E kalojmë sheqerin së bashku me gjalpin në mikser për rreth 5 minuta. Më pas shtojmë pak lëkurë portokalli dhe vezët një e nga një. Tek lëngu i portokallit shtojmë konjakun dhe tresim sodën. E shtojmë tek përbërësit e tjerë dhe në fund hedhim miellin. Ulim shpejtësinë e mikserit dhe e punojmë brumin e biskotave derisa përbërësit të lidhen.
Parangrohim furrën në temperaturën 160 gradë në ajër. Në një tavë shtrojmë një letër pjekje dhe vendosim biskotat të cilat i japim forma sipas dëshirës. I lyejmë me anë të një furçe me një të verdhë veze të rrahur me pak ujë.
-
VIDEO
Mish qengji me patate nga zonja Albana
Mish qengji me patate
Përbërësit:
1 kg mish qengji
1 kg patate
1 ls mustardë
2 thelpinj hudhër
1 fç ujë
1 lç rigon
1 lç rozmarinë
1 lç trumzë
Vaj ulliri
Lçng dhe lëkurë limoni
Kripë, piper
Përgatitja:
Mustardën e përziejmë me lëng limoni, lëkurë të grirë limoni dhe vaj ulliri. Presim patatet në gjysmëhënë dhe i spërkasim mirë me kripë, piper dhe erëza miks. Marinojmë mishin me salcën e mustardës dhe erëza dhe e vendosim në një tavë së bashku me patatet. Në anë të tavës shtojmë pak ujë të ngrohtë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 170-180 gradë për 1 orë, më pas largojmë letrën e pjekjes dhe e lemë dhe 1 orë tjetër.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 15 Prill 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha akuza Bashës se nuk shkon dot në SHBA te Lulzim Basha kërkon nga SPAK hetimin e Berishës e deri tek dritat, drejt trefishimit?
-
VIDEO
Shba thirrje demokratëve: Refuzoni Berishën!
Gara për krerët e PD-së në rrethe, për Edvin Kullurin është një tregues i qartë që Sali Berisha është i bindur se ai nuk e ka shumicën në parti. Në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga, Kulluri, i cili ka shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e demokratëve, tha se nëse Berisha do të ishte i sigurt nuk do të nxitonte, siç ka bërë deri më tani.
-
VIDEO
Kulluri: Berisha po bën zgjedhjet në degë se e di që s'ka shumicën! Klosi: Luftë SHBA-së për paratë e familjes! Shabani: Mesazhi i Eskobar, për të 'dëshpëruarit' që i shkojnë atij nga pas
Gara për krerët e PD-së në rrethe, për Edvin Kullurin është një tregues i qartë që Sali Berisha është i bindur se ai nuk e ka shumicën në parti. Në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga, Kulluri, i cili ka shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e demokratëve, tha se nëse Berisha do të ishte i sigurt nuk do të nxitonte, siç ka bërë deri më tani.
-
VIDEO
Një baba i penduar:E gjeta me tjetrin dhe e dhunova e pagova me vajzën, 8 vite pa e pare
Një baba prej 8 vitesh është në kërkim të vajzës së tij të mitur. Artan Gjonpapaj i drejtohet emisionit “Pa Gjurmë”, me shpresën se do të mund të rilidh kontaktet me Albjonën e vogël, të cilën për herë të fundit e pa në vitin 2014. Me trishtimin që i dallohet në sy, 34-vjeçari nga Tropoja tregon sesi në tentativë për të takuar të bijën jo vetëm e humbi atë, por përfundoi edhe pas hekurave. Nën akuzë për “dhunë në familje”, i penduar për veprimet e së shkuarës djali nga Tropoja pranon gabimin që i kushtoi shtrenjtë. Të martuar prej vitit 2007 marrëdhënia mes Adrianës dhe Artanit përfundoi shumë shpejt. Një jetë e ndarë mes Shqipërisë dhe Greqisë, bëri që çifti të kishte konflikte të vazhdueshme. Edhe pse në vitin 2009 ata u bënë prindër të një vajze, situata në familje sa vinte e përkeqësohej. 4 vite më pas Adriana vendos të kthehet në shtëpinë e prindërve, pas dhunës që bashkëshorti ushtronte mbi të. Artani shkoi atje për vajzën, por përfundoi duke dhunuar të gjithë familjen e bashkëshortes.Artani nuk ka reshtur së kërkuari vajzën, ndërsa tentativës së vazhdueshme ër të vënë kontakte me ish-bashkëhsorten kjo e fundit i është përgjigjur me bllok në rrjetet sociale. Secili prej ish-bashkëshortëve pa jetën e vet. Vajza 13-vjecare jeton më nënën, ndërsa Artani është bërë për herë të dytë babai i një vajzë 4 vjeçe. I ka folur shpesh për të motrën edhe pse ajo nuk e ka parë kurrë. Dëshira e tij është t’u mundësojë një takim mes tyre, ndaj i përcjell publikisht këtë mesazh.Artani nuk ka dijeni se ku jetojnë sot nënë e bij, por nuk e ka ndër mend të heq dorë nga kërkimët edhe pse i është mohuar e drejta për ta takuar.
-
VIDEO
Bejko: Berisha është strumbullari i krizën në PD, e ka futur në proces amullie! Me të në krye, PD nuk vjen kurrë në pushtet! Bashës i pëlqeu berishizmi dhe kjo e dogji
Berisha është burimi dhe strumbullari i krizës në PD, kjo ishte akuza që Roland Bejko drejtoi ndaj ish kryeministrit, ndërsa largimin e tij e shikon si mënyrën e vetme të bashkimit, ringritjes dhe rikthimit në pushtet të demokratëve
-
VIDEO
SPECIALE/ Shërbimi i fundit i oficerit të policisë Ajet Celibashi
Profesioni është vetë jeta, por profesioni merr kuptim tjetër kur i përkushton jetën. Kështu ka ndodhur me Komandant Ajet Celibashin që prej 45 vitesh mban veshur uniformën e policisë së shtetit. Edhe dita para daljes në pension është plot të papritura. Report TV ka ndjekur shërbimin e fundit të Komandanit të shërbimeve në Drejtorinë e Policisë, Elbasan