Lë vajzën tek partneri i dytë, nëna tenton të mbytet/Ish-burri ia fsheh, nëna e kërkon…

2 Maj 2022, 18:31

Një histori ndryshe nga të tjerat është ajo e një 60-vjeçareje nga Kuçova. Jeta e Dituri Rrokaj ka kaluar në një kalvar të gjatë vuajtjesh. E ka të vështirë kur kthehet vite pas dhe sjell në kujtesë një të shkuar pa fëmijëri. Pas divorcit të prindërve vajza 4 vjeçe mbeti në udhëkryq. Babai nuk e qasi më në shtëpi, pasi njerka nuk e donte. Dituria qëndroi me nënën, e detyruar të jëtonte mes dhunës dhe keqtrajtimit nga njerku i saj. Ajo arrin që të strehohet në shtëpinë e fëmijës në Tiranë, aty ku do të qëndronte për tri vite me radhë. Kjo është një nga periudhat e errëta për 60-vjeçaren sot, ndërsa e kujton gjatë gjithë kohës me trishtim fëmijërinë e vështirë që ka kaluar. Në moshën 15-vjeçare Dituri Rrokaj do ta dorëzonte jetën e saj në duart e një tjetër burri 13 vite më të madh në moshë. Naimi ishte një njëri problematik i cili do të shkaktonte tek bashkëshortja një tjetër traum në jetën e saj. Në vitin 1984 Dituria do të sillte në jetë vajzën me emrin Mimoza, tek e cila pa motivin për të ecur përpara. Me shpresën se vuajtjeve të deriathershme u kishte ardhur fundi ajo do të kalonte shumë pak kohë në paqe, deri ditën ku bashkëshorti nisi të ushtrojë mbi dhunë psikologjike, mes kërcënimeve të vazhdueshme me jetë. Ndarja një vit më pas do të ishte shpëtim për nënën e re, e cila pati kaluar jo pak tortura në jetën e saj. Vitet më pas nuk do të ishin të lehta për një nënë e cila kishte mbetur e vetme me vajzën e vogël. Ajo kaloi nga shiu në breshër kur pas disfatave të njëpasnjëshme një tjëtër do ngjarje do të pasonte. Një martesë e tretë në vitin 1987 me Avdiun nga Fushë-Arrëzi do ta fundoste përgjithnjë. Dhuna barbare në këtë marrëdhënie do t’i shkaktonte depresion dhe do ta conte në marrjen e një vendimi fatal. Me vajzën 3 vjece Dturia tenton të mbytet në ujërat e lumit Valbonë, por fatmirësisht shpëtohet nga banorët e zonës. Në gjendje shoku dhe e pavetëdijshme, që prej atij momenti ajo nuk do të mësojë më kurrë për fatin e së bijës. Iu desh një kohë e gjatë rehabilitimi prej depresionit, kohë në të cilën nuk morri më kurrë informacion se ku kishte përfunduar e bija. Dituria është sot në kërkim të vajzës së vetme 38-vjecares Mimoza, pas cilës mban të mbërthyer shpresat prej 3 dekadash.