-
VIDEO
Dhunoi gruan dhe ra në burg/Prek e reja: Sot jam kujdestarja e tij
Kjo është Eranda Çuçka, 32-vjeçarja nga fshati Orman, Pojan i Korçës. Një tjetër grua e dhunuar, e cila i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’. E vetme me dy vajzat e mitura jeta për ta kaluar në shumë episode dhune dhe makthi.Kushtet e vështira ekonomike, mes një varfërie ekstreme përballen çdo ditë e më shumë me mungesën e një dashurie që u mungoi që prej fillimit. Eranda dhe Denisi edhe pse prindër të dy vajzave 3 dhe 4 vjeçe nuk mundën dot të shuanin konfliktet mes tyre. Teksa kujton plot trishtim ditët dhe netët e vështira me një burrë që e dhunonte vazhdimisht Erandës i kujtohet mjaft mirë hera e parë kur bashkëshorti i saj, Denis Maloku vuri dorë mbi të. I papunë dhe në kushte të vështira, një baba që nuk u siguronte dot bukën e përditshme u bë edhe dhunues në familje. Ndërsa e shoqja I ërkonte vazhdimisht të punonte, pasi ishte ajo që mbante gjallë katër frymë dke mbledhur bimë medicinale, burri e dhunon. Ishte viti 2020 kur ai goditi 32-vjeçaren dhe menjëherë kjo e fundit bën denoncim në polici. Denis Maloku përfundoi pas hekurave, ndërsa u dënua me një vit heqje lirie. Pas kësaj Eranda u pajis me urdhër mbrojtjeje për 15 ditë. Pasi kryefamiljari ndodhej në burg, nënës së dy vajzave i duhej që të përballonte e vetme vështirësitë e jetës. Paratë që siguronte nga shitja e bimëve medicinale nuk ishin të mjaftueshme. Një vit më pas në nëntor të 2021 me daljen nga burgu të bashkëshortit situata u bë edhe më problematike. I diagnostikuar edhe me epilepsi gjendja e tij përkeqësohet. Ai jo vetëm nuk ishte krah për familjen, por kishte nevojë edhe më shumë për përkujdesjen e tyre. E keqardhur për gjithcka i ka ndodhur në jetë, në këto 6 vite martesë Eranda është në ekstremet e mbijetesës. Ajo për të cilën mendon edhe më shumë është mungesa e kushteve për rritjen e dy vajzave të mitur. Janë ato që nuk e kuptojnë makthin e ditëve të nënës që fshin lotët sa herë ato vrapojnë furishëm në drejtim të saj, për t’i rrëmbyer dashuri. E gjendur në këto kushte, pa asnjë rrugëdalje, në luftë për mbijetesë 32-vjeçarja bën apel për ndihm
-
VIDEO
'Kodimi' që në klasë të parë, Muzhaqi në Report TV: Projekt pilot, e nisim nga shtatori në 100 shkolla! Zhvillim aftësish përmes argëtimit, jo notë për fëmijët
Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka shpjeguar në Report Tv se kodimi është një projekt pilot që fillimisht do të implementohet në 100 shkolla dhe më pas do bëhet një analizë e thelluar për ta shtrirë në nivel kombëtar. Për të rinjtë që kanë dëshirë të mësojnë kodimin, ministrja tha se po punohet me një program që synon ngritjen e qendrave të kodimit, ku çdo i ri mund të bëjë kurs falas.
-
VIDEO
Lapsuse apo gafa në daljet publike? Përgjigjet ministrja Bora Muzhaqi në Report Tv
Ministrja Bora Muzhaqi ka komentuar në Report Tv edhe lajmet mbi disa lapsuese të saj.
“Për të qenë e sinqertë edhe gazetarët edhe ata që komentojnë në rrjetet sociale i kuptoj, ndonjëherë është për të qeshur, edhe mua më vjen për të qeshur kur i dëgjoj ato lapsuset që mund të kem bërë më përpara. Unë nuk kam pasur eksperiencë më përpara që më është dashur ta prezantoj veten time në aspektin mediatik, kjo është eksperiencë që fitohet me kohën dhe duke qenë s enuk e kam pasur, ndonjëherë përpiqem as fort kur më vijën ato gazetarët me mikrofonin përpara që të mos bëj gabime sa përfundoj duke bërë gabime. Siç themi dhe ne shqip sa të rrosh do mësosh, shpresoj që do ta marr atë eksperiencën. Nëse duhet t’iu them një fjali një gjë është e sigurt bëj lapsuse e gafe në televizione por në punë time nuk bëj as lapsuse as gafa”, tha Muzhaqi në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj.
-
VIDEO
Çudit Diola Dosti: Vajza mori notë të ulët, unë i kërkova të ikte nga shtëpia
Të jesh prind i një adoleshenti nuk është aspak e thjeshtë, është një periudhë e mbushur me sfida dhe vështirësi. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, mamatë VIP, nutrionistja Diola Dosti, Interior Designer Anila Hetoja dhe psikologia Bona Mickley rrëfyen eksperiencën e tyre si mama të fëmijëve adoleshentë, vështirësitë që kanë hasur dhe eksperiencën e fituar.
Gjatë bisedës Diola Dosti ndau eksperiencën e saj se si arriti në një pikë ku i kërkoi vajzës të ikte nga shtëpia nëse nuk merrte vetëm 10, për shkak të presionit të akumuluar.
-
VIDEO
Mamatë Vip ndajnë eksperiencën e tyre me fëmijët adoleshentë dhe nuk qenka aspak e thjeshtë
Të jesh prind i një adoleshenti nuk është aspak e thjeshtë, është një periudhë e mbushur me sfida dhe vështirësi. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, mamatë VIP, nutrionistja Diola Dosti, Interior Designer Anila Hetoja dhe psikologia Bona Mickley rrëfyen eksperiencën e tyre si mama të fëmijëve adoleshentë, vështirësitë që kanë hasur dhe eksperiencën e fituar.
-
VIDEO
Petulla vetëm me 3 përbërës nga zonja Albana
Petulla vetëm me 3 përbërës
Përbërësit:
1 gotë miell
Pak kripë
Vaj për skuqje
Sheqer sipas dëshirës
Përgatitja:
Në një tas hedhim miell, kripë dhe ujë të vakët. E përziejmë mirë derisa masa të bëhet kremoze dhe të jetë si në trashësinë e kosit. E lemë brumin të qëndrojë mbuluar me membranë kuzhine për rreth 30 minuta dhe më pas skuqim petullat në vaj të nxehtë dhe i servirim spërkatur me sheqer pluhur.
-
VIDEO
Çorbë shkodrane, recetë super e shpejtë nga zonja Albana
Çorbë shkodrane, recetë super e shpejtë
Përbërësit:
2 kokrra qepë
1 fç mish i grirë
½ lgj salcë
2 fk oriz
1 lgj gjalpë
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët, sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë. Vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta derisa mishi të fillojë të kokrrizohet. Më pas shtojmë salcën e domates, e trazojmë mirë dhe në fund shtojmë orizin dhe ujë në masë të përbërësve. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë çorbën të gatuhet në temperaturë mesatare derisa të trashet. Në fund e spërkasim me pak piper të bluar si dhe majdanoz.
-
VIDEO
Mish me makarona elb në furrë për një drekë perfekte nga zonja Albana
Mish me makarona elb në furrë
Përbërësit:
1 kg mish viçi
1 presh
1 karrotë
1 qepë
3 thelpinj hudhër
majdanoz
gjethe dafine
domate në rende ose 1 kuti salcë
kripë, piper
500 gr makarona elb
½ filxhan vaj ulliri
djathë të grirë kaçkavall
pak verë të kuqe
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim pak vaj ulliri dhe vendosim racionet e mishit të viçit. E kaurdisim mishin sa të ndryshojë ngjyrë dhe më pas vendosim në tenxhere të pa prera qepën, preshin, karrotën dhe hudhrën (perimet do t’i lemë vetëm për të aromatizuar gatimin, më pas do t’i largojmë). Vazhdojmë me kaurdisjen e mishit duke shtuar 1 lugë salcë koncentrat, gjethen e dafinës dhe bishta majdanozi. E shuajmë mishin me verë të kuqe dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet e grira në rende ose salcën konservë. Rregullojmë shijen me pak sheqer, kripë dhe piper, e mbulojmë mishin me ujë të ngrohtë dhe e lemë të ziejë.
Ndërkohë në një tigan me bazë të gjerë kaurdisim me pak vaj ulliri makaronat klitharaqe. I vendosim makaronat në një tavë ku shtojmë mishin me lëng. E spërkasim sipërfaqen me pak djathë të grirë dhe e vendosim në furrë për rreth 30 minuta në temperaturën 180 gradë Celsius.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 13 Prill 2022
Titujt e gazetave për sot, nga zbardhet debati 8 orësh mes deputetëve të PD te Berisha fushatë shpifjesh ndaj Alibeajt pse s'i dorëzon PD e deri tek loja filoserbe e Evropës.
-
VIDEO
Grupi i PD, përplasen fort Alibeaj - Berisha
Ndonëse sillet si kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk e ka mbështetjen e shumicën e grupit parlamentar. Kështu deklaron në emision ‘Repolitix’ në Report Tv, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça.
-
VIDEO
Çaça në ‘Repolitix’: Berisha nuk e ka mbështetjen nga shumica e grupit parlamentar! Kalaja: Nuk mund të ketë bashkim, procesi është i njëanshëm
Ndonëse sillet si kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk e ka mbështetjen e shumicën e grupit parlamentar. Kështu deklaron në emision ‘Repolitix’ në Report Tv, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça.
-
VIDEO
Milaim Zekaj për Report Tv: Në zgjedhjet në Serbi është bërë një puç