Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Amniocenteza me rrezik? Problemet tek bebja para lindjes, ja ndërhyrjet dhe analizat

9 Maj, 16:29 | Përditesimi: 9 Maj, 16:29

“Klinika 24” vjen këtë të shtunë me dy tema shumë të rëndësishme për shëndetin dhe jetën. Si mund të zbulohet një problem tek bebja që para lindjes? Dr. Marinela Biba, obstetre gjinekologe nga Spitali Amerikan nr. 2, e specializuar në mjekësinë materno-fetale, flet për shtatzënitë me risk të lartë, ekografitë e avancuara, depistimin e anomalive kromozomale dhe ndërhyrjet intrauterine që sot mund të shpëtojnë jetën e bebit ende pa lindur. Në pjesën e dytë të emisionit ndalemi tek shëndeti i zemrës. A mjafton vetëm kolesteroli për të kuptuar rrezikun kardiovaskular? Ekspertët flasin për biomarkerët e rinj, inflamacionin e heshtur, rezistencën ndaj insulinës dhe analizat që mund të zbulojnë problemet me zemrën shumë përpara shfaqjes së simptomave.

E.H/Shqiptarja.com