Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?

8 Maj, 17:48 | Përditesimi: 8 Maj, 17:48

 

Një histori e pazakontë dashurie vjen në “Pa Gjurmë”. Sergio Rrapo, 26 vjeç, rrëfen njohjen me një vajzë gjatë pushimeve verore në jug të Shqipërisë dhe lidhjen e tyre që zgjati disa muaj. Pas ndarjes dhe largimit drejt Italisë, ai mëson se ish-e dashura ishte shtatzënë dhe prej vitesh jeton me dyshimin se mund të jetë babai i binjakëve.Në studio, i riu tregon për takimet e mëvonshme me ish-partneren, heshtjen që sipas tij ka mbuluar të vërtetën dhe dëshirën për të marrë vetëm një përgjigje. Ai shprehet se nuk kërkon konflikt, por të dijë nëse vajzat janë fëmijët e tij biologjikë.A do të pranojë ish-e dashura të flasë? Çfarë fshihet pas kësaj historie dhe pse atësia është mbajtur e fshehtë për kaq gjatë?

A.M/Shqiptarja.com