Çfarë shkruanin gazetat më 9 maj 1997/ Zgjedhjet në “ajër”, Berisha kusht Vranickit të vizitojë jugun, PD i do më 15 qershor e OSBE këmbngul për në 29

9 Maj, 09:54 | Përditesimi: 9 Maj, 13:07

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Data e zgjedhjeve të vitit 1997-të po përplaste partitë politike. Situata mes tyre ishte e tensionuar në një moment kur vendi kishte ende një qeveri të Pajtimit Kombëtar. Në Shqipëri kishte mbërritur i dërguari i posaçëm i OSBE-së Franc Vranicki por sërish dakordësi nuk kishte. Gazeta Shqiptare shkruante : “ Berisha i vë kushte Vranickit” ndërsa në Koha Jonë shkruhet: “ PD “balet” para Vranickit. Në RD akuzohej kryeministri Fino ndërsa në ZP akuza kishte për Berishën. Këto të fundit ishin qëndrimet e partive politike që pasqyroheshin në botimet e tyre.

I.M/Shqiptarja.com