-
VIDEO
E vërteta për vajin e ullirit esëll mit apo ilaç? Çfarë përfitojmë REALISHT
Në shumë shtëpi shqiptare, mëngjesi nis me një ritual të thjeshtë: një lugë vaj ulliri esëll. Duket si një zakon i vjetër, i trashëguar nga gjyshet tona, por a ka vërtet përfitime për shëndetin? A është ky një “ilaç natyral” për stomakun dhe tretjen, apo thjesht një mit që vazhdon të përsëritet? A është e nevojshme të konsumohet esëll për të përfituar maksimalisht, apo i njëjti efekt arrihet edhe gjatë vakteve? Shumë besojnë se vaji i ullirit esëll pastron mëlçinë – por a qëndron kjo shkencërisht, a ka efekt apo është thjesht një mit? Po ashtu, në rrjetet sociale qarkullon shpesh ideja se kombinimi i vajit të ullirit me limon “shkrin gurët në tëmth”. A është kjo e vërtetë, apo mund të jetë edhe e rrezikshme? Sot flasim me nutricionistin Altin Joka për këtë praktikë kaq të përhapur: çfarë ndodh realisht në trup kur konsumojmë vaj ulliri esëll, cilat janë përfitimet e vërteta dhe kur duhet të tregojmë kujdes.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' 22 Prill| 'Nuk ecet para me molotov!' Qytetarët akuza protestave të PD
-
VIDEO
Alarmi i ri | DIABETI i tipit 5, sëmundja e heshtur që prek fëmijët
Një formë e re diabeti po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e mjekësisë botërore: “Diabeti i tipit 5”. I njohur tashmë zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit, ky lloj nuk lidhet as me mbipeshën dhe as me stilin modern të jetesës, por me një faktor shumë më të heshtur dhe shpesh të nënvlerësuar: kequshqyerjen në fëmijëri. A është kjo një sëmundje që prek vetëm vendet e varfra, apo një realitet që mund të jetë më pranë nesh nga sa mendojmë? Cilat janë simptomat? Si dallohet nga diabeti i tipit 1 dhe 2? Dhe, më e rëndësishmja, a ka kaluar për vite me radhë pa u diagnostikuar si duhet? Për këtë temë flasim në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
-
VIDEO
Byrek role me spinaq, karrota dhe proshutë nga zonja Albana
Byrek role me spinaq, karrota dhe proshutë
Përbërësit:
- 3 petë byreku
- 1 tufë e madhe spinaq
- 3 karrota
- Disa feta proshutë
- Kripë, piper i zi
- Vaj ulliri
- 2-3 lugë kos
- 1 e verdhë veze
- Susam ose fara të tjera
Përgatitja:
Shtrini petën e parë dhe lyejeni mirë me vaj ulliri të trazuar me pak kos. Vendosni spinaqin sipër, shtoni kripë dhe piper. Vendosni petën tjetër sipër dhe lyejeni me vaj. Shtoni karrotat e grira, vendosni petën e fundit dhe shtoni fetat e proshutës. Rrotullojeni në formë roleje të gjatë. Priteni në copa rreth 2 gishta të trasha. Vendosini në tavë me letër furre. Lyejini sipër me të verdhë veze dhe spërkatini me fara susami. Piqeni byrekun në 180°C për rreth 40–45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Supë kremoze me pazi dhe djathë nga zonja Albana
Supë kremoze me pazi dhe djathë
Përbërësit:
- 200 gr pazí ose spinaq
- 1 lugë miell misri
- 300 ml qumësht
- 150 gr mozzarella
- 150 gr djathë i shkrirë Arla
- 1 lugë gjalpë
- 2 lugë vaj ulliri
- Pak spec i kuq
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Priteni pazínë hollë dhe skuqeni lehtë në vaj ulliri derisa të bjerë në volum. Shtoni gjalpin dhe miellin e misrit, përziejini mirë dhe lërini të skuqen pak që të mos mbetet shije mielli. Shtoni pak spec të kuq dhe kripë sipas shijes. Hidhni qumështin gradualisht duke e përzier vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza. Shtoni djathin e shkrirë dhe djathin mozzarella. Përziejini derisa të shkrihen plotësisht dhe masa të bëhet kremoze. Shërbejeni supën të ngrohtë me bukë të thekur.
-
VIDEO
Reçel me luleshtrydhe nga zonja Albana
Reçel me luleshtrydhe
Përbërësit:
- 1 kg luleshtrydhe të freskëta
- 700–800 gr sheqer (sipas shijes)
- 1 lugë gjelle lëng limoni
Përgatitja:
Lajini mirë luleshtrydhet, hiqni bishtat dhe pritini në gjysmë. Vendosini në një enë me sheqerin dhe lërini për 2–3 orë, ose gjatë natës. Kjo ndihmon që fruti të lëshojë lëngun natyral. Vendoseni përzierjen në zjarr mesatar duke larguar shkumën me lugë. Ulni zjarrin dhe lëreni të ziejë ngadalë për 25–35 minuta, duke e përzier herë pas here. Shtoni lëngun e limonit në fund (ndihmon në ruajtjen dhe në trashje). Vendosni një pikë reçel në një pjatë të ftohtë: nëse nuk shpërndahet dhe mban formë, është gati. Hidheni të nxehtë në kavanoza të sterilizuara, mbyllini dhe kthejini përmbys për disa minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 22 prill 2026
Titujt e gazetave për sot, nga dosja "AKSHI" SPAK sekuestron 40 mln euro pasuri te Berisha thotë se molotovët i hodhi policia e deri tek Luan Baçi paralajmëron luftë civile.
-
VIDEO
PJESA 2 Repolitix| 'Kushtetuta ndryshohet në dhjetor' Debati: Pakti Rama-Berisha, senati u jep përjetësi
-
VIDEO
PJESA 1 Repolitix|‘AKSHI’ trondit politikën! ‘SPAK nxjerr zbuluar Ramën!’ Kreshnik Spahiu: PD të kërkojë falje…
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 22 prill 1993/ Prej një viti e gjysmë asnjë gjurmë nga 7 të rinj që ishin nisur drejt Italisë, apeli dramatik i familjarëve
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo
. Në numrin e parë të botimit të Gazeta Shqiptare më 22 prill të vitit 1993 pasqyrohej si zhvillim kryesor apli i familjarëve të 7 të rinjve nga një fshat i Fierit që rezultonin të zhdukur prej 17 mujash pasi ishin nisur drejt Italisë. Në Gazeta Shqiptarë shkruhej : “ Cili është fat ii bijve tanë? . Gazeta Shqiptare më pas do të ishte një zë i fuqishëm në median e shkruar për vite me radhë. Ndërsa në botimet politike RD dhe ZP më së shumti ishin qëndrimet e partive politike në një periudhë kur Partia Demokratike ishte prej një viti në pushtet.
-
VIDEO
‘PD e treta në Tiranë’- Spahiu: Gara për Bashkinë do të jetë mes Arlind Qorrit dhe Manastirliut
Juristi Kreshnik Spahiu shprehu bindjen se kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e vitit 2027 do të dalë i treti, pas Arlind Qorit dhe Ogerta Manastirliut.
-
VIDEO
PJESA 1 Repolitix| ‘AKSHI’ trondit politikën! “SPAK nxjerr zbuluar Ramën!” Spahiu: PD të kërkojë falje…
Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv