Emisioni i plotë 'Veri Jug'| Nënshati i Shkodrës, fshati ku nuk ka sherre për prona! Jeta mes qershive dhe vreshtave

10 Maj, 13:35 | Përditesimi: 10 Maj, 13:35

 

Është koha e vjeljes së qershive dhe “Veri Jug” ka udhëtuar këtë herë në veri të vendit, në fshatin Nënshat të Shkodrës, duke iu bashkuar familjes Lazri në këtë aktivitet tradicional bujqësor. Mes pemëve të mbushura me qershi, vreshtave me bistakët e parë të rrushit dhe jetës së përditshme në fermë, reportazhi sjell nga afër punën, përkushtimin dhe harmoninë e kësaj familjeje. Në fokus do të jetë edhe blegtoria, ku familja Lazri rrit derra që arrijnë deri në 150 kilogramë. Nënshati vjen si një shembull i rrallë i një fshati pa konflikte për tokat dhe pronat, ku bashkëjetesa dhe puna mbeten vlerat kryesore të komunitetit. Ndiqni reportazhin “Jeta në fshatin Nënshat të Shkodrës”, premierë të dielën në ora 13:30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.

A.M/Shqiptarja.com