• VIDEO

    A do bien çmimet? Eksperti në Report TV: Lufta në Iran ka ndryshuar tregun, pasojat janë afatgjatë, pensionistët më të goditurit

    I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa shpjegon se tregu po shkon drejt një stabiliteti, por kjo nuk do të thotë se do të ketë kthim pas, të paktën për çmimin e naftës.

  • VIDEO

    Deklarata që tronditi Kosovën, ish Komandanti i UÇK-së për Report TV: U përgatit nga Vetëvendosja, Fatos Gecit t'i hiqet mandati

    I ftuar në “Studio Live” në Report TV, ai shprehet se kjo nuk është thjesht një deklaratë e izoluar, por një qëndrim që sipas tij godet vetë themelet e shtetit të Kosovës dhe luftën çlirimtare.

  • VIDEO

    Zjarri te ‘Arlis’/ 40 mijë lekë bonus qiraje për familjet e prekura, Muharremi: Pati unamimitet! Në kohën e PD apartamentet shiteshin si domate

    Alfred Kika Muharremi, Këshilltar i PS në Bashkinë e Tiranës i ftuar sot në ‘Studio Live’ se mbledhja e djeshme e Këshllit Bashkiak ishte e jashtëzakonshme.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E zhdukën se mbrojti një vajzë’/Akuza e fortë nga vëllai:Kushëriri fsheh të vërtetën!

     

    Një tjetër histori shqetësuese vjen në fokusin e emisionit, ku familjarët kërkojnë përgjigje për zhdukjen e 49-vjeçarit Lulezim Gjonaj nga Tirana.Në një lidhje direkte nga Londra, vëllai i tij, Melazim Gjonaj, ngre dyshime të forta mbi rrethanat e zhdukjes, duke akuzuar të afërm të familjes për mosdhënie të së vërtetës. Sipas tij, 49-vjeçari jetonte në të njëjtën banesë me vëllain dhe kushërinjtë, ndërsa zhdukja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta dhe me informacione kontradiktore.Familja hedh dritë mbi një pistë të ndjeshme, duke pretenduar se Lulezim Gjonaj mund të jetë përfshirë në një situatë ku ka ndërhyrë për të mbrojtur një vajzë nga trafikimi. Kjo ngjarje, sipas tyre, mund të ketë sjellë pasoja të rënda për të.Apeli i familjes është i drejtpërdrejtë: kushdo që ka informacion mbi fatin e tij, të ndihmojë për zbardhjen e së vërtetës.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës' 23 Prill| IRONIA qytetarit: Mora TV në Japoni, fiket kur dalin politikanët

  • VIDEO

    Sekretet e JAPRAKUT me gjethe rrushi nga Albana

    Japrak me gjethe rrushi

    Përbërësit:

    • 40-50 gjethe rrushi
    • 10 qepë të njoma
    • 2-3 hudhra të njoma
    • 3-4 tufa të vogla jeshillëqe
    • 1 fç oriz
    • Bimë aromatike
    • Kripë, piper i zi
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Pasi i lajmë mirë barishtet dhe i lëmë të kullojnë, shpëlajmë orizin dhe e lëmë pak në ujë të nxehtë me limon. E kullojmë dhe vijojmë me prerjen hollë të bishtave të qepëve, labotin, pazin, spinaqin, hudhrat e njoma, erëzat, koper, majdanoz, nenexhik. Në një tigan kaurdisim me pak vaj kokat e bardha të qepëve të njoma. Të gjitha erëzat dhe barishtet e prera i vendosim në një tas, shtojmë 1 lugë kafeje kripë dhe i shtypim me duar derisa ato të ulin volumin. Shtojmë qepën e skuqur, orizin dhe 2-3 lugë vaj ulliri. Vendosim në dërrasën e punës një gjethe rrushi nga ana që shkëlqimi i gjethes të jetë nga poshtë. Vendosim një lugë gjelle mbushje dhe mbledhim fillimisht pjesët anësore e më pas e bëjmë gjethen role. Kështu vazhdojmë me të gjitha gjethet. Vendosim 3-4 gjethe në fund të tenxheres, e më pas japrakët njëra pas tjetrës. I spërkatim me vaj dhe shtojmë ujë të nxehtë, baraz me nivelin e japrakëve. Vendosim një pjatë mbi to dhe i lëmë të gatuhen në temperaturë mesatare fillimisht për 20 minuta, ulim temperaturën nën mesatare dhe i lëmë dhe për 20 minuta të tjera. I shërbejmë pasi të jenë të vakta dhe të kenë pushuar pak, shoqëruar me kos ose dhallë.

  • VIDEO

    Domate të skuqura krokante nga zonja Albana

    Domate të skuqura krokante

    Përbërësit:

    • 4 domate
    • 1 vezë
    • 100 gr miell
    • 100 gr miell misri
    • 1 lugë e vogël sheqer
    • Pak kripë
    • Piper i zi
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Lajmë domatet dhe i presim në feta rreth 1 cm. I kriposim lehtë dhe i vendosim në një kullesë për 30–40 minuta që të humbasin ujin e tepërt. I vendosim mbi letër kuzhine dhe thithim lagështinë e mbetur me një letër tjetër. Rrahim vezën me pak kripë dhe piper. Në një enë tjetër përziejmë miellin e grurit me miellin e misrit dhe sheqerin. Ngrohim vajin derisa të jetë gati, ndërkohë fetat e domates i kalojmë fillimisht në vezë, më pas në përzierjen e miellrave. I skuqim derisa të marrin një ngjyrë të artë dhe krokante, i vendosim mbi letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt dhe i spërkatim me pak kripë sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Gliko karrote me portokall nga zonja Albana

    Gliko karrote me portokall

    Përbërësit:

    • 1 kg karrota
    • 1 kg sheqer
    • 4 gota ujë
    • Lëngu i 1 portokalli
    • Lëkura e 1 portokalli e grirë
    • 1 shkop kanelle
    • 4–5 kokrra karafil
    • Lëngu i ½ limoni ose 1 lugë limontoz
    • Ujë me gëlqere (për forcim)

    Përgatitja:

    Vendosim karrotat e prera hollë shumë hollë në formë rulonash në ujë me gëlqere për një natë. Kjo i bën më të forta dhe krokante. Të nesërmen, i shpëlajmë shumë mirë disa herë derisa të pastrohen plotësisht. I përziejmë me sheqerin dhe i lëmë disa orë derisa të lëshojnë lëng. Shtojmë ujin, lëngun dhe lëkurën e portokallit, kanellën dhe karafilin. I vendosim në zjarr. Kur të fillojë të vlojë, ulim zjarrin dhe e lemë për rreth 40–45 minuta derisa karrotat të bëhen transparente dhe shurupi të trashet. Heqim shkumën sipër, shtojmë lëngun e limonit dhe e lemë në zierje edhe 5 minuta. E hedhim glikonë të nxehtë në kavanoza sterilë.

  • VIDEO

    'Skema e bonusit mujor të ndryshoj urgjentisht!' Ekspertja Nunaj paralajmëron: Kriza sapo ka filluar

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 23 prill 1996/ Presidenti Berisha me dorë të hekurt, largon nga kryesia e PD-së Genc Rulin, Rexhep Ukën dhe Blerim Çelën

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

     

    Në shtypin e datës 23 prill 1996-të pasqyroheshin gjerësisht ndryshimet në kryesinë e Partisë Demokratike apo edhe fakti që socialistët kishin përcaktuar kandidatët dhe hapën fushatën për zgjedhjet e 26 majit. Në Koha Jonë shkruhej : “ Berisha “pret” kokat e fundit”. Ndërsa ky zhvillim në Gazetën Shqiptare vinte me këtë titull: “ Transfuzion na majën e PD-së” . Patjetër që në RD botimin e Partisë Demokratike emrat e rinj të kryesisë pasqyroheshin të plotë.

     

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 23 prill 2026

    Titujt e gazetave për sot, nga Greqia ndryshe nga Shqipëria për fondet e bujqësisë u heq imunitetin 13 deputetëve te PD drejt gjykatës për Berishën e deri tek diplomacia e hirit.

  • VIDEO

    PJESA 2 'Repolitix'|‘Kurti të propozojë Thaçin për president’/ Plas në Kosovë, deputeti i VV i uron burg Thaçit

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv