Një 33-vjeçar në kërkim të bashkëshortes së tij, e cila prej një muaji tashmë ka humbur çdo kontakt me të, duke i privuar edhe mundësinë që ai të shohë djalin e tij të vogël. Lorenc Koleta është i riu nga Vlora, i cili sot i drejtohet për ndihmë emisionit “Pa Gjurmë”. Lidhja me Elsën, vajzën nga Librazhdi e cila është 2 vite më e madhe në moshë, nuk shkoi ashtu siç ai e kishte menduar. Ata u njohën në vitin 2017 përmes rrjetit social facebook, dhe një vit më pas u martuan ndërsa sot kanë një djalë 3 vjeç. Çifti banonin në Vlorë, mirëpo jeta e Lorencit ka qenë e ndarë mes qytetit të lindjes dhe Italisë, atje ku ai punonte prej vitesh, pasi në Shqipëri e kishte të vështirë të siguronte të ardhura. Duke mos pasur bashkëshortin pranë, ditët bëheshin më të zymta për Elsën, çka ndikoi dhe në raportin mes tyre. Ditët e para të vjeshtës në vitin 2021 nisën debate të ashpra mes çiftit dhe si rezultat Elsa vendos që të largohej nga Vlora drejt Italisë. Molla e sherrit mes çiftit e ka zanafillën verën e po atij viti, pasi Lorenci qëndroi disa ditë në banesën e të afërmve të Elsës në Itali, e më pas ata e akuzuan se ai u kishte vjedhur një sasi të hollash në shtëpi. Në tetor të vitit 2021 Lorenci I jep Elsës firmën për prokurën e djalit, dhe më datë 18 ajo bashkë me fëmijën udhëton drejt Italisë, në Ciari, provincë e Breshias, aty ku kishte hallën e saj. Javët e para pasi Elsa ishte larguar, ata komunikonin me telefon dhe kamera, por këto takime online u rralluan. Në dhjetor të po atij viti, Lorenci shkon te halla e Elsës për ta takuar bashkë me djalin, por zonja Manushaqe I thotë se kur ishin kthyer nga puna, Elsën nuk e kishin gjetur në shtëpi. Për Lorencin gjithçka është një trillim. Ai ka dyshimet e tij për vendndodhjen e bashkëshortes dhe djalit të vogël, por ende asnjë gjurmë të tyren. Prej 1 muaji 35-vjeçarja e ka bllokuar Lorencin në rrjete sociale dhe në telefon, ndërsa ai është i shqetësuar për fatin e djalit të vogël.
I mori djalin nxehet vlonjati në studio/’Kërkoj divorcin të shpëtoj prej saj’
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Na morën shtëpitë pa të drejtë’/3 familje shpërthejnë akuzat:Na i falsifikuan në gjykatë
24 Prill, 17:31 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E zhdukën se mbrojti një vajzë’/Akuza e fortë nga vëllai:Kushëriri fsheh të vërtetën!
23 Prill, 17:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U zhduk me shumë para pas konfliktit me pronarin’/Prek vëllai: Dyshojmë për fund tragjik!
22 Prill, 18:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 10 vite pa parë djalin/ Shpërthen tropojani:Ish-nusja më la pë tekat e saj, iku me tjetrin
21 Prill, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' - 7 muaj zhdukje, rikthehet në familje/Flet nëna: E gjeta, por e lënduar shpirtërisht
20 Prill, 18:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘E çuam për vizitë, e humbëm përgjithmon’/Babai:Vajzën ma vdiq mjeku, dha shpirt aty
17 Prill, 18:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Të dy djemtë u ndanë nga frika e policisë’/Babai:Njëri më mbërriti gjallë,tjetri mu zhduk
16 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘Prej muajsh s’flasim, motra kërkon mur në mes të shtëpisë’/E reja:Nëna kërkon të largohem
15 Prill, 17:50 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “50 vite dhunë,në moshën 70 vjeç e dëbova’/Gruaja nga Vlora:Fëmijët kanë ardhur pa dëshirë
14 Prill, 22:40 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | I zhdukur prej 5 vitesh, dyshohet se është rimartuar/I biri: Dua vetëm të jesh gjallë!
13 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Nusja s’e kërkoi kurrë burrin e humbur’/Ish-vjehrri:Di shumë për tim bir, mos heshti më
10 Prill, 18:12 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “Më ke tradhtuar me gjithë burrat e fshatit”/ Përplasje e fortë mes burrit dhe gruas
9 Prill, 17:39 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Fuste në krevat kunatën, mua më dëbonte’/Habit gruaja: 20 vite martesë ishim tre
8 Prill, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Sëmundja më la në karrige me rrota,nusja më dëboi’/Prek i riu:Betejën do ta vazhdoj vetëm
7 Prill, 18:01 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| U zhduk prej 2 muajsh, gjendet adoleshenti në Durrës/Prindërit mesazh: Kthehu në shtëpi!
6 Prill, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33
