Një 41-vjeçare nga Burreli ka mbetur vetëm me djalin 9 vjeçar dhe vajzën 5-muajshe mes borxheve pa bashkëshortin, për të cilin dyshon se vazhdon një lidhje jashtëmartesore. Kryefamiljari ndodhet në Greqi dhe përveç pak të hollave që sjell nga emigracioni rrallë komunikon me bashkëhsorten dhe dy fëmijët, të cilët jetojnë në Vlorë. Dhurata Liçaj u martua ne vitin 2011 me Flatun Liçaj, pa e ditur se 53-vjeçari nga Mallakastra kisht qene dy herë i martuar dhe ishte babai i tre djemve. Sapo mësoi këtë të vërtetë një vit pasi qëndroi me të Dhurata vendosi të largohej nga shtëpia, por ishin familjarët e saj që nuk e lejuan një gjë të tilla duke e rikthyer sërish tek i shoqi. Rikthimi i saj në atë familje do t’i kushtonte shumë 41-vjeçares, e cila asokohe jetonte me prindërit e bashkëshortit dhe kunatën e cila erdhi të jetojë në vitin 2020, me të cilën do të lindnin edhe konfliktet. Motra tentoi disa herë të nxirrte nga shtëpia vëllain bashkë me nusen, me preteksin se shtëpia është e të atit. Madje konflikti vijoi edhe më tej, kur edhe babai Kamber Licaj, i cili u bë krah me të bijën kërkonin të njëjtën gjë, largimin e Dhuratës dhe Flatunit nga banesa. Një muaj pas ardhjes së të vajzës së tij, babai në debat e sipër me djalin e kërcënon atë nën qytën e armës. Do të duhej ndërhyrja në kohë e uniformave blu, të cilët shmangën kështu një tragjedi të mundshme në familje. Dhurata bashkë me djalin 9-vjeçar janë pajisur me urdhër mbrojtje prej një viti bashkë, pasi vjehrri ka ushtruar dhunë mbi nipin e tij, kur e ëma nuk ndodhej në shtëpi. Që prej atij momenti çifti me dy fëmijët u zhvendosën në Vlorë, nga ku morën një shtëpi me qera. Për Dhuratën ishte si të kalonte nga shiu në breshër, pasi bashkëhsorti i saj punonte po para nuk sillte në shtëpi. Jetesa u bë edhe më e vështirë, ndaj ajo detyrohet të marri një kredi. Me peshën e kredisë dhe me zbulimin se burri e tradhtonte, Dhurata mësoi se i gjithë investimi në para shkonte për këtë lidhje jashtëmartesore. Prej dy muajsh Flatuni ka emigruar në shtetin grek, ndërkohë që e ka lënë vetëm bashkëshorten të rris dy fëmijët, bashkë me peshën e kredisë ende të pashlyer.
Prek nëna 41-vjeçare/’Paratë ja jepte të dashurës, fëmijët i linte pa bukë’
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Djemtë më dolën nga burgu të sëmurë mendërisht’/Babai:Dua të zbuloj çfarë u bënë në qeli?
20 Nëntor, 01:24 -
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23
