-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Frontline Interview' |‘Berisha do vriste amb.amerikane...!’ Bomba e Paro Laçit: Na dha urdhrin, qëlluam nga tarraca...
Ish-drejtues i Klubit Partizani, Paro Laçi, ka rrëfyer 'përplasjet' e vazhdueshme me Sali Berishën dhe familjen e tij, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, 'përplasje' që sipas tij kanë shkuar deri te kërcënimet me jetë.
-
VIDEO
Pensionet me Greqinë drejt njohjes? Ja marrëveshja e fortë mes Ramës dhe Mitsotakis
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.
-
VIDEO
Lufta/ Kolonel Neziri: Irani ka fituar kohë nga pauza, po ripozicionon forcat dhe po mundëson akses në tunelet ku janë streguar raketat dhe dronët
Kolonel Neziri tha se një nga pengesat kryesore për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për t'i dhënë fund luftimeve mes Iranit dhe Izraelit e SHBA-së, është pasi sipas tij, në Teheran nuk ka një qëndrim të unifikuar për këtë çështje.
-
VIDEO
Dashamir Shehi kritikon protestat e Berishës: Patetizëm politik, kjo rrugë nuk e çon askund
I ftuar në Studio Live në Report TV, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar shpjegoi një protestë që të jetë e suksesshme duhet të burojë nga rebelimi popullor dhe ky i fundit nuk duhet pilotuar nga politika.
-
VIDEO
Padia ndaj Dados/ Veliaj kërkoi transmetimin e seancave live në Administrative, avokati Beqiri: Kërkesë e drejtë, ndihmon në cilësinë e gjykimit! Gjykatat s’duhet ta mbyllin veten
Për avokatin Beqiri, kërkesa e kryebashkiakut Veliaj që seancat në Gjykatën Administrative ku po shqyrtohet padia ndaj prokurorit Ols Dado të transmetohen live për publikun, është një kërkesë e drejtë, e cila sipas tij, do të përmirësonte edhe cilësinë e gjykimit
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 10 vite pa parë djalin/ Shpërthen tropojani:Ish-nusja më la pë tekat e saj, iku me tjetrin
Një histori e dhimbshme familjare vjen në “Pa Gjurmë”, ku një baba rrëfen dramën e tij pas ndarjes nga bashkëshortja dhe humbjes së kontaktit me të birin. Prej 10 vitesh, ai nuk e ka parë fëmijën, duke akuzuar ish-bashkëshorten për largimin jashtë Shqipërisë pa lejen e tij. Në studio, Adriatik Gjonaj ndan momentet e vështira të divorcit, ndërsa tregon se përpjekjet për të rikthyer kontaktin me djalin kanë qenë të pasuksesshme. Nga ana tjetër, familjarët e tij apelojnë për një zgjidhje që do të mundësojë takimin mes babait dhe të birit, pas një dekade ndarje. Mes emocioneve të forta, akuzave dhe thirrjeve për drejtësi, historia ngre pikëpyetje mbi marrëdhëniet pas divorcit dhe të drejtën e një prindi për të qenë pjesë e jetës së fëmijës së tij.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Prill 2026 – Receta / Horoskopi javor / Odeta Dume në një rrëfim të rrallë
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Palaçinka mesdhetare & Mashurka me domate.
Kjo javë astrologjike vjen me energji të forta dhe sfiduese për të 12 shenjat e zodiakut. Sipas astrologes Denisa Shyle, kemi hyrë zyrtarisht në stinën e Demit, një periudhë që kërkon stabilitet, durim dhe reflektim. Megjithatë, ndikimet planetare nuk janë të lehta: Venusi dhe Urani përgatiten të kalojnë në shenjën e Binjakëve, ndërsa kemi edhe një takim të rëndësishëm planetar në Dash, duke sjellë luhatje emocionale dhe tension të brendshëm. Tri ditët në vijim pritet të jenë më të vështirat e javës, ndaj të gjitha shenjat duhet të tregohen të kujdesshme në vendime, komunikim dhe marrëdhënie. Mund të ndiheni të zymtë apo sikur nuk po arrini të mbani ritmin e kohës, por është thelbësore të ruani qetësinë dhe të mos veproni me impuls. Disa shenja do të përballen me ndikime më të forta planetare, duke i vënë në provë në aspektin emocional dhe profesional, ndërsa të tjera do të kenë mundësi më të favorshme për të reflektuar dhe për të bërë hapa të sigurt përpara. Kjo është një javë që kërkon vetëdije, durim dhe kujdes të shtuar, sepse çdo lëvizje e nxituar mund të ketë pasoja më të mëdha seç pritet.
Në emisionin “Rreze Dielli” ishte e ftuar një nga figurat më të njohura dhe më të ndjera të gazetarisë shqiptare, Odeta Dume Mandro. Prej më shumë se dy dekadash, ajo ka qenë zëri i atyre që shpesh nuk dëgjohen… fytyra që kërkojnë të vërtetën pas historive më të vështira dhe më të dhimbshme njerëzore. Publiku e njeh çdo ditë nga emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv, një format që nuk është thjesht televizion, por një mision për të rikthyer shpresën, për të kërkuar drejtësi dhe për të mos i lënë historitë në heshtje. Në “Rreze Dielli”, Odeta vjen ndryshe… përtej ekranit dhe kronikave. Një rrëfim i sinqertë për rrugëtimin e saj 22-vjeçar në gazetari, sfidat emocionale të një profesioni të vështirë, momentet që e kanë lënë pa gjumë, por edhe forcën për të vazhduar. Një bisedë e ngrohtë dhe e thellë, ku zbulojmë Odetën si grua, si nënë dhe si njeri… përballë historive që prekin çdo ditë zemrën e saj. Momente surprizuese nga vajza e saj sollën një tjetër dimension të Odetës me ndjeshmërinë e nënës shpesh herë në faj për kohën e munguar në familje. Fjalët emocionuese nga letra e motrës dhe rrëfimi mes lotësh për lidhjen e fortë me babain e ndjerë, treguan një Odetë ndryshe nga ajo që shohim çdo ditë në ekran.
-
VIDEO
Alimehmeti: Gati të garoj për Bashkinë e Tiranës, s’kam ambicie në PD! Koçi: Mbështes Braçen, Berisha proteston për dominancë në opozitë
Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës' 21 Prill | 'Koha e Berishës iku!' Qytetarët akuza: Duhet të ishte arrestuar
-
VIDEO
Javë shumë e vështirë, kujdes 23-24 prill se… / Astrologia paralajmëron ndikime të furishme
Kjo javë astrologjike vjen me energji të forta dhe sfiduese për të 12 shenjat e zodiakut. Sipas astrologes Denisa Shyle, kemi hyrë zyrtarisht në stinën e Demit, një periudhë që kërkon stabilitet, durim dhe reflektim. Megjithatë, ndikimet planetare nuk janë të lehta: Venusi dhe Urani përgatiten të kalojnë në shenjën e Binjakëve, ndërsa kemi edhe një takim të rëndësishëm planetar në Dash, duke sjellë luhatje emocionale dhe tension të brendshëm. Tri ditët në vijim pritet të jenë më të vështirat e javës, ndaj të gjitha shenjat duhet të tregohen të kujdesshme në vendime, komunikim dhe marrëdhënie. Mund të ndiheni të zymtë apo sikur nuk po arrini të mbani ritmin e kohës, por është thelbësore të ruani qetësinë dhe të mos veproni me impuls. Disa shenja do të përballen me ndikime më të forta planetare, duke i vënë në provë në aspektin emocional dhe profesional, ndërsa të tjera do të kenë mundësi më të favorshme për të reflektuar dhe për të bërë hapa të sigurt përpara. Kjo është një javë që kërkon vetëdije, durim dhe kujdes të shtuar, sepse çdo lëvizje e nxituar mund të ketë pasoja më të mëdha seç pritet.
-
VIDEO
“Kam qenë e humbur, policia më gjeti”/ Rrëfehet ekskluzivisht Odeta Dume: Gabova që ika nga shtëpia
Në emisionin “Rreze Dielli” ishte e ftuar një nga figurat më të njohura dhe më të ndjera të gazetarisë shqiptare, Odeta Dume Mandro. Prej më shumë se dy dekadash, ajo ka qenë zëri i atyre që shpesh nuk dëgjohen… fytyra që kërkojnë të vërtetën pas historive më të vështira dhe më të dhimbshme njerëzore. Publiku e njeh çdo ditë nga emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv, një format që nuk është thjesht televizion, por një mision për të rikthyer shpresën, për të kërkuar drejtësi dhe për të mos i lënë historitë në heshtje. Në “Rreze Dielli”, Odeta vjen ndryshe… përtej ekranit dhe kronikave. Një rrëfim i sinqertë për rrugëtimin e saj 22-vjeçar në gazetari, sfidat emocionale të një profesioni të vështirë, momentet që e kanë lënë pa gjumë, por edhe forcën për të vazhduar. Një bisedë e ngrohtë dhe e thellë, ku zbulojmë Odetën si grua, si nënë dhe si njeri… përballë historive që prekin çdo ditë zemrën e saj. Momente surprizuese nga vajza e saj sollën një tjetër dimension të Odetës me ndjeshmërinë e nënës shpesh herë në faj për kohën e munguar në familje. Fjalët emocionuese nga letra e motrës dhe rrëfimi mes lotësh për lidhjen e fortë me babain e ndjerë, treguan një Odetë ndryshe nga ajo që shohim çdo ditë në ekran.
-
VIDEO
Palaçinka mesdhetare nga zonja Albana
Palaçinka mesdhetare
Përbërësit për krepat:
- 500 ml qumësht
- 250 gr miell
- 2 vezë
- 50 gr gjalpë
- Pak kripë
Për mbushjen:
- 1 qepë e grirë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 patëllxhan i vogël
- 1 spec i kuq
- 4 domate në kubikë
- 1 lgj salcë domatesh
- 1 lgj majdanoz i grirë
- 2 lk trumzë e grirë
- Kripë dhe piper
- 25 gr gjalpë i shkrirë
- 3 lgj djathë kaçkavall i grirë
Përgatitja:
Fillimisht përgatisni brumin e krepave. Lyejeni një tigan me pak vaj dhe ngroheni mirë. Hidhni pak brumë dhe përhapeni në shtresë të hollë. Skuqeni për rreth 1 minutë, kthejeni dhe piqeni edhe 30 sekonda. Përsëriteni derisa të bëni rreth 12 krepa. Përgatisni mbushjen: ngrohni vajin e ullirit në tigan, skuqni qepën për 5 minuta duke e përzier. Më pas shtoni hudhrën, patëllxhanin dhe specin, gatuani rreth 10 minuta. Shtoni domatet, salcën, majdanozin, trumzën, kripën dhe piperin. Mbulojeni dhe lëreni të ziejë për 15 minuta. Vendosni pak mbushje në çdo krep dhe rrotullojeni. Vendosini në një tavë të lyer lehtë me vaj. Sipër hidhni gjalpin e shkrirë dhe djathin dhe piqini në furrë të parangrohur në 190°C për 15 minuta.