• VIDEO

    Palaçinka mesdhetare nga zonja Albana

    Palaçinka mesdhetare

    Përbërësit për krepat:

    • 500 ml qumësht
    • 250 gr miell
    • 2 vezë
    • 50 gr gjalpë
    • Pak kripë

    Për mbushjen:

    • 1 qepë e grirë
    • 2 thelpinj hudhër
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 1 patëllxhan i vogël
    • 1 spec i kuq
    • 4 domate në kubikë
    • 1 lgj salcë domatesh
    • 1 lgj majdanoz i grirë
    • 2 lk trumzë e grirë
    • Kripë dhe piper
    • 25 gr gjalpë i shkrirë
    • 3 lgj djathë kaçkavall i grirë

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisni brumin e krepave. Lyejeni një tigan me pak vaj dhe ngroheni mirë. Hidhni pak brumë dhe përhapeni në shtresë të hollë. Skuqeni për rreth 1 minutë, kthejeni dhe piqeni edhe 30 sekonda. Përsëriteni derisa të bëni rreth 12 krepa. Përgatisni mbushjen: ngrohni vajin e ullirit në tigan, skuqni qepën për 5 minuta duke e përzier. Më pas shtoni hudhrën, patëllxhanin dhe specin, gatuani rreth 10 minuta. Shtoni domatet, salcën, majdanozin, trumzën, kripën dhe piperin. Mbulojeni dhe lëreni të ziejë për 15 minuta. Vendosni pak mbushje në çdo krep dhe rrotullojeni. Vendosini në një tavë të lyer lehtë me vaj. Sipër hidhni gjalpin e shkrirë dhe djathin dhe piqini në furrë të parangrohur në 190°C për 15 minuta.

     

  • VIDEO

    Mashurka me domate nga zonja Albana

    Mashurka me domate

    Përbërësit:

    •  450 gr mashurka
    • 3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 qepë e kuqe
    • 350 gr domate të grira
    • 125 ml ujë
    • 8 gjethe borziloku të grira
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tigan të madh ngrohni vajin dhe skuqni qepën për rreth 5 minuta duke e përzier vazhdimisht. Shtoni domatet dhe gatuajini për 7–8 minuta derisa të zbuten. Pastaj shtoni ujin, borzilokun, kripën dhe piperin. Shtoni mashurkat dhe përziejini mirë. Mbulojini dhe gatuajini për rreth 20 minuta, duke i përzier herë pas here, derisa të zbuten. Nëse është e nevojshme, shtoni pak ujë gjatë gatimit.

  • VIDEO

    Kosova pa president, drejt zgjedhjeve! Analisti Muhaxheri: Faji i Kurtit, opozita të jetë radikale

    Analisti politik Arton Muhaxheri komenton zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situatën politike mes qeverisë dhe opozitës. Ai flet për mundësinë e zgjedhjeve dhe tensionet që po ndikojnë stabilitetin institucional.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 21 prill 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga burg për zjarrëvënësit e kryeministrisë te prokurorët e SPAK takime në SHBA e deri tek paketa e maleve, zhvillim apo mirazh?

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 21 prill 1996/ Emigrant dhe me sëmundje zemre, zbulohen detaje për të riun që me bombë në dorë kërkoi takim me Berishën

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

    ë numrin e datës 21 prill 1996 Gazeta Shqiptare sjell detaje për të riun që me bombë në dorë kërkoi takim me Presidentin Berisha dhe kërcënonte se do ta shpërthente. Gazeta Shqiptare më 21 prill festonte 3 vjetorin e daljes në botim dhe shkruante: “ Ja kush është njeriu bombë” dhe më pas pasqyronte bisedën me familjarët e tij që zbulonin si kishte qënë emigrant në Greqi dhe që donte të merrte një kredi. Në gazetat e tjera fokusi ishte tek zgjedhjet e 26 majit të 96-tës dhe Koha Jonë shkruante : “ Rexhina Nano në listë, Bashkim Zeneli jashtë” . Në ZP bëhej me dije se Partia Socialiste kishte përcaktuar kandidatët ndërsa në RD hapësira kryesore i dedikohej vendimit të Presidentit Berisha që shpalli “ Nderi i Kombit” tre personalitete si Kadare, Sabato dhe Kodra.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Bota Report'| SHBA 'zotët e detit'/ Gati lufta, Izraeli do të sulmojë Iranin? Eksperti zbulon skenarët

     

    'Bota Report' është emisioni më i ri informativ që vjen çdo të hënë dhe të enjte, nga ora 15:30 deri në 16:00. Nën moderimin e gazetarit Denis Minga 'Bota Report' synon të sjellë tek publiku lajmin më të rëndësishëm të ditës. Gjithashtu një ekspert i zhvillimeve ndërkombëtare do të jetë i pranishëm çdo emision për të analizuar temat dhe sfidat globale. A rrezikon bota një luftë të tretë botërore? Cili do të jetë fati i luftës Rusi-Ukrainë dhe pasojat për Europën? Cfarë do të ndodhë me konfliktin në Lindjen e Mesme?

  • VIDEO

    ‘Saliu bën paradë mode çdo javë!’ Zaçe me deklarata të forta: S’më pranon te foltorja se e di se ç’do t’i them!

    Gjatë një diskutimi në “Studio Live” në Report Tv, ku u habit që Sali Berisha vijon sërish sot me foltoren, avokati Zaçe Islami tha se kryetari i PD nuk e lejon të marrë pjesë.

  • VIDEO

    ‘O Sali, o idiot, mos hidh molotov!’ Avokati i drejtohet Berishës: Je tradhtar, ke përreth grup kriminal! Nallbani: E mori vulën në mënyrë të paligjshme

    Avokati Zaçe Islami tha se hedhja e molotovëve kundrejt efektivëve të policisë është e gabuar, ndërsa e akuzoi Berishën për tradhti ndaj demokracisë. Islami e sheh PD-në si Partinë e dikurshme Komuniste që funksionon duke e ndarë pushtetin te një grup i caktuar. Sipas Bujar Nallbanit, drejtimi i PD nga Berisha është i paligjshëm.

  • VIDEO

    Hiqen kontrollet rutinë nga policia rrugore, ekspertët për Report TV: Koha e policëve pas ferrave ka mbaruar, radarët janë zgjedhja e duhur

    Ekspertët e ftuar në Report TV mirëpritën lajmin për heqjen e kontrolleve rutinë nga policia rrugore, duke e cilësuar si një model të vjetër ballkanik. Sipas tyre, koha e policëve në ferra ka mbaruar dhe tani është koha e radarëve dhe teknologjisë.

  • VIDEO

    Spraji i arinjve, eksperti: Deklaratë politike, PD ta provojë! Prokurori Karanxha: Është i identifikueshëm, pasoja fatale për njerëzit

    Pretendimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, se policia përdori spraj kundër ariut ndaj protestuesve, duhen provuar ose mbeten deklarata politike, tha eksperti i sigurisë Fatjon Softa në “Studio Live” në Report Tv.

  • VIDEO

    Protestat e PD me molotovë, Softa: Skenar i njëjtë, nuk sjellin njerëz! Karanxha: Me dhunë s’vihet në pushtet! Strategjia e Hitës, eksperti: Menaxhim i avancuar

    Protestat me molotovë të Partisë Demokratike nuk janë forma e duhur për të tërhequr njerëzit e as për të fituar pushtetin, thonë eksperti i sigurisë Fatjon Softa dhe ish-prokurori Ervin Karanxha. Skenari ka qenë i parashikueshëm, ndërsa e vetmja surprizë ishte strategjia e Skënder Hitës dhe sigurimi i pamjeve filmike të grupit të zjarrit.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' - 7 muaj zhdukje, rikthehet në familje/Flet nëna: E gjeta, por e lënduar shpirtërisht

     

    Pas 7 muajsh ankth dhe pasigurie, gjendet 27-vjeçarja Marjeta Dauti dhe kthehet pranë familjes. Një histori që mbajti pezull jo vetëm familjarët, por edhe publikun, merr më në fund një kthesë pozitive. E ëma, Alketa Dauti, rrëfen momentet e vështira që kaloi gjatë mungesës së vajzës, duke treguar se ajo kishte qëndruar në Gjermani, e strehuar tek disa familjarë me të cilët nuk kishin kontakte. E emocionuar, ajo falënderon të gjithë ata që ndihmuan dhe qëndruan pranë në këtë periudhë të vështirë. Ndërkohë, familja tregon se vajza është rikthyer shëndoshë e mirë, por me një gjendje të rënduar psikologjike pas gjithë asaj që ka përjetuar. Një histori që rikthen shpresën dhe tregon forcën e lidhjes familjare.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv