• VIDEO

    Jeta e një tornitori në emigracion

    Tornitori I fshatit Cermë e Sipërme Bajram Xhepa tregon historinë e jetës dhe punës në emigrim në Greqi. Me kursimet nga puna atje, usta Bajrami ka celur një oficinë të vogël ku ka vendosur një torno, një frerzë, një trapano të madh dhe mjaft paisje të tjera mekanike. Gjithcka, për një ekonomi më të mirë për familjen.

  • VIDEO

    Puna, si motiv i një tornitori

    Bajram Xhepa, me zanat punën e tornitorit, thotë se pa punë nuk arrihet asgjë dhe I drejtohet të rinjve të mësojnë zanatin e tornos dhe makinave metalprerëse, zanate në zhdukje, por që sjellin të ardhura të mira financiare.

  • VIDEO

    Historia e një tornitori

    Bajram Xhepa, banor në fshatin Cermë e Sipërme, rrëfen historinë e jetës dhe të punës, si I diplomuar në mekanikë dhe më pas tornitor në fshatin e tij të lindjes.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 12 shkurt 2022

    Nga dënimi i një dëshmitari, misteri selisë së LSI dhe zgjedhjet në FSHF

  • VIDEO

    Gjendet Selim Llocja/Hyn befas në transmetim live:‘Më fal vëlla,e bëra nga e keqja’

    Humbi gjurmët më 1 shkurt të këtij viti, por falë ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet Selim Lloçja. 33-vjeçari u gjet në qytetin e Vlorës, pas një prej dëshmive të rëndësishme që mbërriti në program. Një zotëri nga qytetit bregdetar dha adresën e saktë se ku jetonte prej 10 ditësh i riu nga fshati Labinot-Fushë i Elbasanit. I vëllai i 33-vjeçarit, Agim Lloçja nuk e kishte çuar ndër mend se këtë të premte do të takohej me të vëllanë për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë. Emociunes momenti kur moderatorja Odeta Dume i komunikon live, Agimit se dikush kishte mbërritur në ambjentet e Report TV, aty ku për më shumë se 60 minuta priste i vëllai i tij Selim Lloçja. Sapo ky i fundit futet në studio të dy vëllezërit shpërthejnë në lot gëzimi. I riu me lot në sy nuk ngurroi t’i kërkojë falje live edhe të fejuarës së tij, për të cilën shpreh pendesën pse nuk mundi dot ta njoftonte. Odeta Dume: Po dal sepse dikush ka ardhur në ambjentet e Report TV. Ky është momenti kur pasi moderatorja Dume lë studion në pak momente suspansë për t’u rikthyer sërish. Pak minuta më pas Selimi hyn në studio, ku të dy vëllezërit shpërthejnë në lot. Pasi i dhurojnë një përqafim plot mall njëri-tjetrit, 33-vjecari zbulon edhe arsyen e vërtetë të largimit të tij nga banesa 10 ditë më parë. Agim Lloçja: Vëlla ku ishe ? Selim Lloçja: Në Vlorë Agim Lloçja: Pse e bëre këtë ? Selim Lloçja: Nga e keqja vëlla...nga e keqja. S’kisha bukë të haja, s’kisha asgjë… Agim Lloçja: Ke lalin këtu… Odeta Dume: Selim si je ? Selim Lloçja: Jam shumë mirë. Atë ditë që u largova isha te vjehrri, kur erdhën dy persona që më kërkuan për të punuar. Unë jeton në kushte të vështira, nga e keqja ika në Vlorë. Vëllain nuk e mora dot në telefon sepse m’u prish telefoni, nuk kisha mundësi. Odeta Dume: Çfarë pune ke bëre në Vlorë ? Selim Lloçja: Kam ounuar si çoban. Të gjitha rrobat që kam veshur për të ardhur këtu m’i ka blerë pronari. Më kanë mbajtur me bukë dhe më kanë trajtuar shumë mirë, i jam mirënjohës. Por e di që i kam shqetësuar dhe kam bërë një gabim. Më kishte marrë malli shumë për vëlla Agimin dhe për të fejuarën. Madje i kërkoj falje pafund për shqetësimin që i kam shkaktuar. Të fejuarës i them se e dua shumë. Agim Lloçja: Kisha shpresa sot do ta gjeja Selimi thotë se do të rikthehet sërish në Vlorë për të vazhduar punën si çoban atje, por kësaj here premtoi se do të marr me vete edhe të fejuarën e tij. Selim Lloçja: Do iki sërish në Vlorë të punoj atje, por kësaj herë do marr edhe të fejuarën me vete. Jam i emocionuar dhe nuk e prisja që do ndodhte kjo gjë. Agim Lloçja: E falenderoj shumë dhe pronarin që e ka E mbajtur, veçanërisht stafin tuaj që gjetët vëllain tim. Gjithë këto kohë mendja n aka shkuar tek e keqja, se ata persona që e erdhën me makinë e kishin rrëmbyer, por fale Zotit çdo gjë shkoi mirë.

  • VIDEO

    A e mbyll çeshtja e vetingut dosjen e 'Toyota Yaris'?

    Luan Baçi, tha se vendimi për bojkot në kuvend teksa votohej, ishte një vendim personal dhe nuk e mendoi fare se kush po ikën dhe kush jo. Baçi i mëshon deklaratës së mëherëshme të tij, se Basha dhe Rama kanë bërë marrëveshje përpara votimit.

  • VIDEO

    Zgjatja e afateve të vettingut, Baçi në ‘Pa Protokoll’: Bojkotuam votimin se Rama-Basha bënë marrëveshje! Nesturi: Kreu i PD s’do dilte kundër ndërkombëtarëve

    Luan Baçi, tha se vendimi për bojkot në kuvend teksa votohej, ishte një vendim personal dhe nuk e mendoi fare se kush po ikën dhe kush jo. Baçi i mëshon deklaratës së mëherëshme të tij, se Basha dhe Rama kanë bërë marrëveshje përpara votimit.

  • VIDEO

    Vetëm 2 PD apo krizë e politikës?

    Vetëm 2 PD apo krizë e politikës

  • VIDEO

    Bulqiza destinacioni i ri turistik, aktivisti në Report Tv: Numri i turistëve në rritje, preferohen hiking dhe aventurat malore

    Natyra përrallore, liqenet malore, relaksi që ofron lumi Drin, kulinaria e bujtinat origjinale të ndërthurura me kulturën dhe traditën e zonës mund ta kthejë Bulqizën në një destinacion të preferuar për turistët dhe aventurat e tyre.

  • VIDEO

    Dënimi i Izet Haxhisë, avokati Idajet Beqiri: Do ta apelojmë! Gjyqtari i çështjes u caktua nga mikja e Argita Berishës! Vendimi i sotëm për t’i bërë qejfin një ‘politikani të pisët’

    Vendimi për dënimin e Izet Haxhisë me 21 vite burg ishte i pritshëm për avokatin e tij Idajet Beqiri. I ftuar në Report Tv, Beqiri thotë se që kur u hodh shorti për të marr në shqyrtim këtë çështje, gjyqtari u zgjodh nga mikja e Argita Berishës. 

    • VIDEO

      Analisti Andoni në 'Kontrast': E kaluara do i sjellë probleme Bashës! Në Grupin e Rithemelimit janë shumë të paqartë, Berisha është i vetmi i mbytur që ‘bërtet’

      Andoni tha se të gjithë demokratët në grupin e Rithemelimit janë shumë të paqartë. Sa i përket Bashës, ai u shpreh se ka marrë ‘oksigjen’ por sipas tij, javët në vazhdim nuk do të jenë kaq të qeta për të. Analisti u shpreh më tej se shumica e fakteve te çështja e Toyota Yaris nuk mund të jenë rastësi e përtej kësaj, edhe e kaluara e Bashës do i sjellë atij probleme.

    • VIDEO

      Ngritja e Komisionit Zgjedhor dhe atij Territorial, Baçi: Të rëndësishme, reforma territoriale ka dështuar! Saliu: PD nuk do të përfitojë asgjë, nuk do ndikojnë tek vota

      Ditën e djeshme Kuvendi miratoi ngritjen e dy komisioneve të kërkuar nga opozita, atë territorial dhe zgjedhor, por sipas gazetarit Gëzim Saliu ,Partia Demokratike nuk do të përfitojë asgjë nga këto dy komisione. I ftuar në Report Tv gazetari Agim Baçi thotë se ngritja e komisioneve është e rëndësishme pasi reforma aktuale territoriale ka dështuar.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv