Pulë me kos dhe hudhra nga zonja Albana

8 Mars 2022, 13:42

Pulë me kos dhe hudhra

Përbërësit:

800 -900 gr mish pule

5 thelpinj hudhër

5 lgj miell

5 kokrra vezë

1 kg kos

1 lgj gjalpë

1 lgj vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

Piper i kuq

Përgatitja:

Presim copat e mishit të pulës dhe i kaurdisim që të marrin pak ngjyrë. Sapo ngjyra të behet si e artë shtojmë lëngun e pulës dhe e ziejmë për 15 minuta.

Në një tenxhere kaurdisim miellin për pak, sapo të thyet pak ngjyra shtojmë lëngun e mishit. E largojmë tenxheren nga zjarri dhe shtojmë kosin gradualisht që mos ajkoset nga nxehtësia e lëngut. Tek kosi kemi shtuar dhe hudhrat të prera në feta të holla. Rrahim vezët me kripë dhe piper të zi dhe i shtojmë tek kosi.

Në tavë vendosim mishin e pulës dhe më pas kremin me kos. E spërkasim të  gjithë sipërfaqen me pak gjalpë të tretur me piper të kuq dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.