'Lashë vajzat për të dashurin,ai më përzuri natën'/Pas akuzave reagon gruaja

8 Mars 2022, 19:34

U akuzua nga ish-bashkëjetuesi, se nuk e lejonte të shihte vajzën e tij reagon ish-gruaja. Aida Satka, në një lidhje me skype nga Franca sqaron arsyen e vërtetë se pse ka vendosur të ndërpresë çdo kontakt me ish-partnerin e saj Tomor Tarushin. Në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV ajo thotë se 47-vjeçari ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikologjike, duke mos e lejuar të punojë, por jo vetwm. Ajo tregon episodin e shumë kohëve më parë kur Tomori e nxori sëbashku me vajzën e mitur nga shtëpia pwr dy netw radhazi. Aktualisht Aida jeton në Francë, ndërsa ish-bashkëjetuesi i saj është kthyer në Shqipëri. Ajo thotë se përveç presionit ushtruar ndaj saj, 47-vjeçari ka bezdisur me telofonata edhe dy vajzat e Aidës, nga një tjetër martesë e saj. ’Ai nuk ishte në rregull nga mendja. Në fillim kur nisëm bashkëjetesën gjërat ishin shumë mirë. Por kur në jetë erdhi vajza ai ndryshoi krejtësisht. Ai më ka akuzuar se unë nuk jam në rregull nga mendt e kokës, por në fakt është ai që ka probleme. Ai më ka nxjerrë dy herë jashtë nga shtëpia dhe më ka dëtyruar të fle në vendin ku isha e punësuar. Nuk munda të duroja dot dhe vendosa të largohem bashkë me vajzën. Ishte bërë i padurueshëm. Nuk është e vërtetë që unë nuk e kam lejuar ta shohi vajzën, por i bëra bllok sepse po më bënte presion psikologjik. Sa herë shikonte vajzën, më kërkonte të kthesha me të. Madje për këtë ai është munduar të kontaktojë edhe me vajzat e mia, gjë për të cilën jam gjithashtu e shqëtësuar, pasi i ka bezdisur shumë edhe ato. Por unë nuk mundesha më.Këkova ndihmën e institucioneve atje në Francë, tek punënjësit social dhe më detyroi që ta denoncoja. Për këtë jam pajisur edhe me urdhër mbrojtje ndaj nuk dua të kem më asnjë komunikim me Tomorin’. Deri 3 muaj më parë jetonin bashkë në të njëjtën banesë, por sot babai i vajzës 3-vjeçare humbi çdo kontakt me të. Tomor Tarushi, 47-vjeçari nga Librazhdi rrëfeu në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv, pak ditë më parë ngjarjen, kur nëna u largua së bashku me të bijën nga banesa në Francë mesin e dhjetorit të një viti më parë. Sipas tij bashkëjetesa ishte bërë gjithnjë e më e vështirë, duke akuzuar gruan për sjellje agresive. Ajo kishte shfaqur pakënaqësi ndaj tij, deri në kërkesën për t’u ndarë. Tomori tentoi shpesh ta shpëtonte bashkëjetesën për hir të gjashtë viteve që jetonin bashkë. Moderatorja e emisionit Odeta Dume zhvilloi dhe një bisedë me vëllain e Aida Satkës, Ditin, i cili bëri fajtor 47-vjeçarin nga Librazhdi, për situatën në të cilën ndodhet motra dhe mbesa e tij.