Duket e pabesueshme historia e rrëfyer pasditen e kësaj të enjte, ajo e një nëne nga Kavaja e cila prej 27 vitesh është në kërkim të djalit të saj. Vëllezërit binjakë Altin dhe Algin erdhën në jetë më 28 nëntor të vitit 1994. Nëna e tyre Lume Spaneshi vjen të rrëfejë këtë histori të pazakontë, ndërsa ngre dyshime se një nga binjakët e saj iu dha një familjeje tjetër nga qyteti i Vlorës. 49-vjeçarja lindi në meternitetin e Tiranës aty ku mësoi se kishte sjellë në jetë dy djem, të cilët për disa ditë me radhë qëndruan në incubator. Ajo i ushqeu ditë me radhë foshnjet e sapolindura, deri kur Alginin, njërin prej tyre e pa në krahët e një çifti nga Vlora. Ky episod nuk i është shlyer nga kujtesa sot e kësaj dite, ndërsa Lume Spaneshi ka 27 vite që kërkon të mësojë për fatin e djalit të saj. ’Kam ardhur të kërkoj djalin tim Algin. Kam lindur në maternitetin e Tiranës më 28 nëntor të vitit 1994. M’u dha lajmi se kisha sjell në jetë dy djem dhe gëzonin shëndet të mirë. Fëmijët i pashë ditën e tretë pasi i linda, kur infermieria më tregoi djemtë, të cilët ndodheshin në inkubator. Fëmijët i panë edhe familjarët e mi. I kam ushyer për disa ditë me radhë, por pas një jave nga lindja kur unë shkova të shihja djemtë, infermiera me emrin Hana më genjeu duke më thënë se nuk kisha dy djem, por një vajzë dhe një djalë. M’u duk e çuditshme e gjitha kjo gjë, pasi në të vërtetë unë e pashë me sytë e mi kur në të njëjtën dhomë me mua, një zonjë nga qyteti i Vlorës që kishte lindur kishte në krahë djalin tim dhe po e vishte. Atë djalë ia solli para syve të mi infermierja dhe ishte i ngjashëm me vëllain e tij binjak Altinin. I bëra denoncim në atë kohë se ku ma kishin çuar fëmijën ? Dyshoj se ajo zonjë ka lindur një fëmijë, i cili kishte vdekur dhe ata morën djalin tim. Ajo e veshi djalin dhe u largua dhe mua nuk më dha asnjë shpjegim. Shkova deri tek zyra e drejtorit të spitalit dhei kërkova sqarime për gjithë këtë situatë, për të cilën ai mori masa duke shkarkuar nga puna doktorin. Por unë nuk munda dot ta merrja djalin tim për të cilin jam sot këtu’ Në kërkim të vëllait binjak është edhe Altin Spaneshi, ai i cili mori guximin ta denoncojë këtë histori në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv. Dëshmitarë të kësaj ngjarje janë edhe anëtarët e tjerë të familjes, gjyshja dhe tezja e binjakëve. E bindur për të vërtetën që mban peng zemrën e kësaj nëne, Lume Spaneshi e ka një mesazh të fortë për çiftin që dyshon se i rrëmbeu të birin nga materniteti. ’Atij çifti unë nuk dua tua prish jetën.Vetëm dua të di që djali që ata kanë rritur ta dijë se ka një vëlla dhe një motër. Ta di që më ka nënë mua. Nëse është keq ti gjendem pranë, e nëse është mirë të vazhdojë jetën e tij, se ata prindër e kanë rritur, pavarësisht çfarë na ndodhi ne në maternitet 27 vite më parë’
Histori e pazakontë/ ‘Linda binjakët,njërin ma rrëmbeu gruaja nga Vlora
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor 2025, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor 2025, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor 2025, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor 2025, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor 2025, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor 2025, 22:34

