Keku më i lirë dhe i shpejtë me portokall nga zonja Albana

24 Shkurt 2022, 12:57

Keku më i lirë dhe i shpejtë me portokall

Përbërësit:

500 gr miell

1 gotë vaj ulliri

2 gota sheqer

5 kokrra vezë

1 gotë lëng portokalli

Lëkurë e grirë portokalli

Përgatitja:

Rrahim fillimisht vezët me sheqerin. Sapo sheqeri të tretet shtojmë lëngun e portokallit dhe vajin e ullirit. E trazojmë mirë dhe më pas hedhim gradualisht miellin duke e situr. E punojmë brumin mirë dhe në fund shtojmë lëkurë portokalli të grirë. E vendosim brumin e kekut në një tavë, e nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.