Gatime nga zonja Albana, Petulla të fshira

21 Shkurt 2022, 14:00

PETULLA TË FSHIRA  

Përbërësit:

300 gr miell

600 ml qumësht ose ujë

2 kokrra vezë

1 majë luge kripë

300 gr djathë

4-5 thelpinj hudhër

Për salcën e petullave :

40-50 gr gjalpë

2 lgj vaj ulliri

250 ml ujë

2 thelpinj hudhër

Përgatitja:

Tek mielli shtojmë qumështin ose ujin dhe e trazojmë mirë që mos ketë kokrriza. Shtojmë më pas vezët dhe pak kripë. 

Vendosim një tigan në nxehtësi mesatare, dhe e fshijmë tiganin me një letër kuzhine të spërkatur me vaj ulliri. Hedhim një garuzhde nga brumi i petullave, e lemë pak minuta derisa anët të fillojnë të mpiksen. E kthejmë petullën nga ana tjetër dhe kështu vazhdojmë me petullat e tjera derisa të mbarojmë të gjithë masën e brumit.

Në një tavë vendosim një petull, e spërkasim me djathë të grirë dhe hudhër të grirë imët. Vendosim përsëri petull spërkatur me djathë dhe hudhër. Kështu vazhdojmë derisa të përfundojnë të gjitha petullat. Në fund i spërkasim petullat me pak vaj ulliri dhe i presim.

Në një tenxhere vendosim pak gjalpë të shkrijë, shtojmë 2 lugë vaj ulliri , 2 thelpinj hudhër dhe 250 ml ujë. E trazojmë mirë për pak minuta. Më pas largojmë hudhrat dhe lëngun e hedhim në tavë sipër petullave. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 7-8 minuta.