Gatime nga zonja Albana, Kulaç me kos

22 Shkurt 2022, 11:06

Kulaç me kos

Përbërësit:

500 gr miell

200 ml kos

5 lgj vaj

2 kokrra vezë

100 ml qumësht

½ lgj kripë

½ lgj sodë buke

100 gr djathë të bardhë

Përgatitja:

Marrim miellin e sitim, hapim një gropë në mes ku shtojmë të gjitha produktet, përveç djathit.

Pasi e zemë brumin, sipër shtojmë copat e djathit të cilat i zhysim në brendësi të brumit. E lyejmë sipërfaqen e kulaçit me vezë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.