E rëndë në ’Pa Gjurmë’! Babai shfaq videon ku nëna dhunon tre vajzat e mitura flet dhunuesja: I rraha vajzat se burri më tradhtoi me tjetër

21 Shkurt 2022, 18:41

Ishte shokuese shfaqja e një video ku nëna dhunon tre fëmijët e mitur. Valmir Barmeta dhe Antoneta Hystuna u divorcuan dy javë më parë, ndërsa pasditen e kësaj të hëne në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV 33-vjeçari e denoncon për dhunë. Babai kërkon të marr kujdesatrinë e fëmijëve, pasi Gjykata më 8 shkurt të këtij viti ia la nënës. Pas akuzave në studio erdhi edhe reagimi i nënës së tri vajzave. Antoneta pranoi se fëmijët i ka dhunuar dhe këtë e ka bërë në shenjë hakmarrje, pasi burri iku me një tjetër grua.