Gatime nga zonja Albana, Omletë me kërpudha dhe spec të kuq

10 Shkurt 2022, 11:47

Omletë me kërpudha dhe spec të kuq

Përbërësit:

3 veze

 2 kërpudha

 1 spec i kuq

 3 domate qershi

 1 lgj gjalpë

 2 lgj djathë kaçkavall

 rigon i freskët

 piper i kuq

 piper i zi

 kripë

Përgatitja:

Në një tas hidhen tre vezë dhe rrihen me piru për dy minuta, më pas kërpudhat e prera në copa, speci i prerë në copa, domatet, djathi kackavall dhe erzat si rigoni, piperi i kuq dhe i zi si dhe një lugë gjelle djathë kackavall i freskët përzihen të gjitha së bashku mirë e mirë. Në një tigan të cilin e kemi ngrohur më parë dhe kemi hedhur një lugë gjelle gjalp skuqim masën e përftuar dhe përgatisim një omletë të shijshme.