Gatime nga zonja Albana, Kabuni

8 Shkurt 2022, 11:52

Kabuni

Përbërësit:

1 gotë oriz kokërrmadh

2 gota lëng mishi

3 lgj rrush i thatë

1 filxhan çaji sheqer

2 lgj gjalpë

Kanellë pluhur

Përgatitja:

Fillimisht lajmë orizin dhe më pas e vendosim të kaurdiset me gjalpë. Më pas shtojmë lëngun e mishit (mirë do të ishte lëng nga zierja e qafës së dashit), rrushin e thatë pa fara, të cilin e kemi shpëlarë më parë me pak ujë të ngrohtë. E lemë orizin të ziejë.

Në momentin që orizi ka përthithur të gjithë lëngun e mishit dhe ka krijuar vrimëza e largojmë nga zjarri dhe pasi të bie pak nxehtësia shtojmë sheqerin dhe kanellën. E përziejmë lehtë dhe e lemë mbuluar me kapak për 10-15 minuta në vend të ngrohtë. Më pas e servirim duke e pudrosur me pak kanellë. Nëse e dëshirojmë kabuninë pak me ngjyrë bezhë të errët, në buljon hedhim pak sheqer të djegur.