• VIDEO

    Jeta përtej profesionit dhe mjeksisë, dr. Ilir Alimehmeti prezanton familjen për herë të parë

     Në dy vitet e fundit dr.Ilir Alimehmeti ka qenë në vijën e parë të frontit përballë pandemisë Covid-19, ku përmes informacioneve të sakta dhe shkencore si dhe komunikimit të tij elokuent përball publikut e përmes mediave të ndryshme ka fituar simpatinë e të gjithëve. 

    Por ndryshe nga sa jemi mësuar zakonisht, përmes emisionit ‘Rreze Dielli’ në Report Tv ai ka  treguar edhe më shumë për veten e tij, për jetën përtej profesionit të mjekut.

    Dr. Ilir Alimehmeti është baba i dy vajzave dhe ndërsa u pyet nga moderatorja Androniki Kolka se si ka arritur ta menxhojë jetën profesionale dhe familjare gjatë këtyre dy viteve të pandemisë ai tha se ka pasur mbështetje, duke qenë se edhe bashkëshortja e tij Serla Grabova është mjeke në profesion:

    Është dicka që ka ardhur rrugës pandemia, nuk është e lehtë por fati është që bashkëshortja ime është mjeke  dhe e kuptojmë njëri-tjetrin në këtë drejtim, arrijmë të konceptojmë që ka momente që duhet të jesh më shumë në punë sesa në shtëpi. I kam shumë borxhe vajzave për kohën që kam humbur për to, dashtë zoti në pranverë dalim nga faza akute e pandemisë që t’I kthejmë mbrapsht disa prej këtyre borxheve familjes” u shpreh ai.

    Ndërsa u shpreh se duke qenë mjek edhe në shtëpi shpesh here zënë vend diskutimet për pandeminë:

    Mjekët gjithë kohën përkëtë flasin, edhe shokët më të ngushtë I kam mjek dhe cfarë flasim ne kur takohemi me miqtë, flasim për cështjet e ditës dhe tonat janë mjekësore.Dhe kjo nuk ka një diferencë të madhe, është pandemic apo është një sëmundje tjetër, merr një përqindje të rëndësishme mjekësia në bisedat e përditshme” u shpreh ai.

    Ndërsa rikujtojmë që mjeku epidemiolog është shpallur personazhi i vitit për 2021 nga publiku për punën e palodhur në informimin e publikut për pandeminë Covid-19.

  • VIDEO

    Gjikondi për Report Tv: Meta karagjoz, pas shkarkimit shpallet ‘Non Grata’! Berisha s'ka shanse të futet në garë për zgjedhjet e pjesshme vendore! Basha i brishtë politikisht

    Juristja Brisida Gjikondi tha për Report Tv se vendimi i presidentit Ilir Meta për të shpallur datën zyrtare të zgjedhjeve të pjesshme vendore përmes një media privat dhe jo direkt me një dekret, ishte skandaloz dhe se ai është shndërruar në një karagjoz.

  • VIDEO

    Omicron apo grip sezonal, epidemiologu Alimehmeti: Ja si mund ta kuptoni

    Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti u shpreh në një intervistë në emisionin ‘ Rreze Dielli’ se ka disa simptoma dalluese të Omicronit të cilat janë më të lehta se Delta por shpesh nuk kapen dot nga testi shpejt por përmes PCR:

    Simptomat janë dhimbje gryke, hundë të zëna, temperaturë, dhimbje koke, dhimbje trupi të ngjashëm me gripin. Ajo që e ndan është PCR, testet e shpejta kanë një ulje të lehtë të sensitivitetit përkundrejt Deltës, por është edhe rrjedhojë e faktit se koha që mund ta kapnim me Deltën, tamponin e shpejtë e bënim nga dita 2 deri nëë ditën e pestë por është  shpejtë prandaj tani dritarja e saj është ngushtuar tani. Dhe ka një gjasë që kjo dritare mos e kap më viursin por Pcr po.

     

  • VIDEO

    Covid-19, Dr. Ilir Alimehmeti: Deri në fund të janarit pritet rritje e rasteve, por nuk është shqetësuese, ja arsyeja

    Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti deklaroi se covid-19 po rrit rastet e të infektuarve por nuk është shqetësuese:

    Është një rrugë e qartë drejt endemizmit, por për momentin jemi akoma në rritje të rasteve ne do të na duhen më shumë kohë  sepse jemi 4 javë më pas nga pikëpamja epidemiologjike. deri nga fundi janarit ne do të jemi dicka në rritje me rastet e reja, deri tani spitali nuk po tregon shenja alarmante prandaj nuk është shqetësuse.

  • VIDEO

    Shqipëria ‘përball’ Omicron/ Epidemiologu Alimehmeti: Kur pritet të përfundojë pandemia

    Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli”, epidemiologu Ilir Alimehmeti bëri një analizë të situatës së përgjithshme të Covid-19 në Shqipëri, varianti ‘Omicron’ dhe disa ide se kur mund të përfundojë pandemia plotësisht.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Llokume si të shtëpisë

    Llokume si të shtëpisë

    Përbërësit

     300 ml lëng portokalli

    150 ml ujë

    100 gr sheqer

    3 lgj niseshte

    pluhur kokosi

    Përgatitja:

    Vendosim lëngun e portokallit në një tenxhere së bashku me ujin, sheqerin dhe niseshten.  I përziejmë me tel kuzhine në zjarr për 5 minuta derisa të bëhet pelte si paluze. Marrim një tavë të lagur me ujë ose 3 gota të mbushura me ujë. Derdhim ujin dhe më pas shtojmë tek gotat masën e përgatitur. E mbulojmë me membranë dhe i lëmë të ftohen në frigorifer për rreth 3 orë. Më pas largojmë masën nga gota ose tava dhe e pudrosim mirë me arrë kokosi. I presim llokumet në feta, i spërkasim përsëri me arrë kokosi dhe i kemi gati për t'i servirur.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Supë magjerica

    Supe magjerica

    Përbërësit:

    250-300 gr të brendshme

    50 gr gjalpë

    3 lgj oriz

    2-3 qepë të njoma

    1 vezë

    1/2 limon

    kopër, kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Të brendshmet e mishit pasi i kemi shpëlarë mirë i përvëlojmë në ujë të vluar, më pas i kullojmë dhe i presim në kubikë të vegjël.

    Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim qepët e njoma (kryesisht pjesën e bardhë) derisa të ulin vëllimin, shtojmë më pas të brendshmet dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Më pas shtojmë pak nga lëngu i zierjes së të brendshmeve dhe orizin. E lemë supën të ziejë për rreth 15 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas e presim me vezë dhe limon. Në fund shtojmë kopër të grirë imët  dhe piper të zi kokërr të bluar.

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Shqeto përmeti

    Shqeto permeti

    Përbërësit:

    700-800 gr mish qengji

     1 qepë

    1 lgj gjalpë

     1 litër ujë

    150 gr miell

    250 ml qumësht

     2 të verdha veze

    1 limon

    1 tufë majdanoz

     kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Fillimisht presim mishin në racione dhe e vendosim në tenxhere së bashku me një qepë të paprerë dhe një lugë gjelle gjalpë. E kaurdisim fort derisa mishi të ndryshojë ngjyrë dhe më pas shtojmë rreth një litër ujë dhe e lemë të ziejë për 30 minuta.

    Në një tigan hedhim miellin dhe e skuqim për 5-7 min. Më pas e largojmë nga zjarri dhe e lemë të ftohet duke hedhur rreth 250 ml qumësht ose kos. E rrahim fort derisa të bëhet një tretësirë homogjene. Shtojmë në të pak majdanoz të grirë dhe masën e përgatitur e hedhim në tenxheren e mishit. E përziejmë sa të marrë valë dhe e lemë për 5-10 minuta në temperaturë të ulet. Në fund, shtojmë dy të verdha veze të rrahura me një kokërr limoni.

    E servirim gatimin të ngrohtë me pak gjalpë të tretur dhe piper të zi.

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 20 janar 2022

    Titujt e gazetave për sot, Nga pro dhe kundër legalizimit të kanabisit te Yuri Kim masakron Berishën e deri tek si u zhdukën 2.1 milionë dollarë të FIFA-s për klubet shqiptare.

  • VIDEO

    Zgjedhjet në 6 bashki, Braho: Nën logon e partisë garojnë ata që zgjedh kryetari, i cili rezulton nga vërtetimi i gjykatës!

    Anëtari i KAS, Ledio Braho teksa komentoi përplasen brenda PD dhe se si do të garojnë në zgjedhje demokratët e Bashës dhe ato të Berishës, ai tha se ligji njeh partinë e regjistruar në gjykatë dhe ajo është PD që ka kryetar Lulzim Bashën.

  • VIDEO

    Lokalet në 6 mars, kush e rregjistron PD,Basha apo Berisha?

    Emisioni Repolitix trajtoi zgjedhjet lokale të pjesshme që do të mbahen në 6 bashki të vendit në 6 mars. Kush do ta rregjistrojë PD-në në këto zgjedhje Basha apo Berisha? Të ftuar Ledio Braho, Akil Kraja, Idajet Beqiri dhe Kristaq Kume.

  • VIDEO

    Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë, Elmasllari: Ceremonia hapëse më 4 shkurt, të rinjtë kanë kohë të aplikojnë për projekte deri më 28 janar

    Tirana e ka nisur vitin 2022 si Kryeqyteti Europian i Rinisë, ku do të mbahen rreth 1000 aktivitete kushtuar të rinjve në vendin tonë. Menaxherja e Komunikimit për Programin Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë, Dea Elmasllari foli sot në Report Tv për projektet që do të mbahen gjatë këtij viti, teksa iu bëri thirrje të rinjve të aplikojnë për projekt propozime ku fokusi të vendoset tek mbështetja dhe fuqizimi i të rinjve, teksa theksoi se thirrja do të mbyllet me datë 28 janar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv