Gatime nga zonja Albana, Plëndës në tavë

8 Shkurt 2022, 11:22

Plëndës në tavë

Përbërësit:

1 kg plëndës i pastruar

4-5 lgj vaj ulliri

1 qepë mesatare

1 lugë kafeje miell

2 domate ose 1 lgj salcë domate

3-4 thelpinj hudhër

2 lgj uthull

Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Plëndësin e pastruar e vendosim fillimisht të ziejë mirë. Më pas e presim në rripa të hollë.

Kaurdisim qepën e grirë imët spërkatur me pak kripë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë domatet e grira në rende ose salcën e domates, pak lëng nga zierja e plëndësit, uthullën dhe hudhrat e shtypura. E trazojmë mirë dhe më pas vendosim plëndësin. E lemë gatimin të marrë valë për rreth 5 minuta. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq dhe të gjithë masën e kalojmë në një tavë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Sipas dëshirës nëse e duam gatimin pak më të plotë gjatë kaurdisjes së qepës mund të shtojmë dhe pak miell.