Dënohet Tahiri, Kryemadhi në Report Tv: Drejtësi e vonuar, e kemi denoncuar që në 2016-ën! Radhën për burg e ka Veliaj

4 Shkurt 2022, 19:39

Pak minuta pas dënimit të ish-ministrit Saimir Tahiri, ka ardhur edhe reagimi nga kryetarja e LSI. E ndodhur në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Monika Kryemadhi tha se dënimi i ish-ministrit të Brendshëm është i vonuar pasi sipas saj denoncimet e para për të kanë ndodhur së paku që në 2016.