Një baba zemërthyer dhe një bashkëshort i zhgënjyer rrëfeu në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV pasditen e kësaj të premte, historitë e jetës që i kanë shkaktuar jo pak trauma. Arben Barmashi denoncon ish-bashkëjetuesen e tij të fundit 51-vjeçaren Luçie Stafa, e cila u largua nga shtëpia dy muaj më parë, pasi i boshatisi shtëpinë dhe i grabiti 3 milion lekë. Baba i tre fëmijëve, 61-vjeçari ka dhe një tjetër brengë, pasi është në kërkim të djalit 12-vjeçar me emrin Enriko. Një baba zemërthyer dhe një bashkëshort i zhgënjyer rrëfeu në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV një ngjarje të ndodhur afro dy muaj më parë. Arben Barmashi denoncon ish-bashkëjetuesen e tij 51-vjeçare se pasi i boshatisi shtëpinë i grabiti edhe 3 milion lekë. Pas katër viteve bashkëjetesë Luçie Stafa u largua nga banesa që prej datës 8 dhjetor të një viti më parë dhe dyshimet e 61-vjeçarit janë se ajo është larguar për një tjetër person. Ndërsa lëshon akuza të rënda për gruan që e braktisi, 61-vjeçari bën publike këtë histori duke i kërkuar ish-partneres t’i kthejë paratë. Ai nuk ka bërë ende një denoncim në polici, pasi besoi se ajo do të kthehej në banesë. Por që prej atij momenti 61-vjeçari deklaron se ka presione të vazhdueshme nga partneri aktual i 51-vjeçares. ’Bashkëjetova me të që prej vitit 2017. Mos qofshin kështu gratë shqiptare. E kam dashur jashtë mase, me paastërti zemrën e lashë në tavolinë që ajo të ishte e lumtur. Nuk e prisja të ma bënte këtë gjë. Unë kam dashur të shes veshkën që t’i blej shtëpi asaj. Kjo ishte një vdekje për së gjalli, më mirë të ma kishte zhdukur jetën ajo. Kaq kriminele kaq intrigante, ajo më ka sulmua për kapital, ajo i ha burrat. Dua ta bëj publike dhe ta injoroj. Ajo ka flliqur në radhë të parë familjen e vet dhe vehten. Luçia u largua më 8 dhjetor të një viti më parë. Unë kam punuar shumë dhe paratë e mia i kam harxhuar për të. Se ku i ka çuar lekët, se çfarë ka bërë me lekët ajo do më përgjigjet, do ma paguajë sa të jem gjallë. Të japë llogari për gjithçka që ka vjedhur në atë shtëpi. Nuk e kam prekur kurrë me dorë as fijen e flokut. Më 8 dhjetor më bëri presion për t’u larguar nga shtëpia ose ndryshe do të njoftonte policinë. Unë ika në mëngjes dhe kur u ktheva në mbrëmje shtëpinë e gjeta të boshatisur. Kishte ardhur me furgon me burrin aktual dhe mori 3 milion lekë bashkë me orenditë shtëpiake. Mallkoj vehten që u lidha me atë grua, jam kujdesur shumë dhe më hodhi poshtë. Nuk ka shanse që unë ta pranoj sërish në shtëpi. Unë e bëj publike këtë gjë për të kërkuar të drejtën time. Nuk bëra denoncim në polici se mendova se do të kthehej, e besova por më pas mësova se ajo kishte ikur me partnerin e ri. Djali i partnerit të ri më bën presion’. Prej vitesh ka emigruar jashtë vendit, Arben Barmashi është baba i tre fëmijëve, ku nga martesa e parë ka dy djem të rritur dhe një djalë nga një tjetër bashkëjetesë e mëparshme. I pikëlluar ai tregon një episod të dhimshëm nga historia e dashurisë me një vajzë nga Kavaja. 61-vjecari rrëfen si e shpëtoi foshnjen 2 muajsh, me emrin Enriko, pasi nëna e hodhi në koshin e mbeturina dhe sot është në kërkim të tij. ’E njoha në një stacionin e autobusit. Ishte 26 vjeçe kur u njoha me të. E punësova ne biznesin tim si kamariere, madje i mora edhe shtëpi me qera. Kishte bërë një jetë të vështirë dhe e ndihmova. Nuk zgjati shumë kohë dhe pasi nisëm bashkëjetesën ajo mbetet shtatzënë. Ndërsa djali ishte ende foshnje, 2 muajsh, ajo merr fëmijën dhe e hedh në kazanin e mbeturinave. Më njoftuan fqinjët dhe u ktheva menjëherë të marr djalin. Atë moment vendosa ta largoja gruan nga shtëpia dhe fëmijën 8 muajsh ta lija në shtëpinë e fëmijës Vlorë. Ia parashtrova situatën dhe e lashë përkohësisht në institucion me të drejtë për rimar. Ka kaluar shumë kohë dhe djali sot është 12 vjeç. Kur u ktheva për ta mar drejtoresha më tha se djali ishte birësuar. Nuk më dhanë asnjë detaj tjetër.
‘Solli të dashurin në shtëpi, hëngrën pinë dhe …’/ Habit 61-vjeçari
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'/ Skandal në shkollën e Beratit: 'Djali dehet në klasë, mësuesit bëjnë sehir'! Prindërit ngrenë alarmin
19 Nëntor, 18:02

